• |
ide | kryesore

(VIDEO) Shikoni syzet e para në botë që filmojnë 360 gradë

Stil



“Janë syze me stil tërheqës dhe përmbajnë katër kamera, dy përpara dhe dy prapa”, thotë Adil Suranchin i kompanisë prodhuese, “Orbi”.

Rezultati është video tredimensionale me rezolucion 4K. “Këto janë syzet e para në botë që filmojnë në 360 gradë”, thotë Suranchin. Syzet mundësojnë që pamjet të filmohen nga këndvështrimi i saktë i personit, ndërsa duart i ka të lira.

“I vendos syzet, shtyp një buton, dhe mund t’i thuash lamtumirë të gjitha pajisjeve mbështetëse që duhen për kamerat e sotshme. Secila prej kamerave ka fushëpamje prej 180 gradësh, pra mund të filmoni gjithçka rrotull”, thotë Suranchin.

Kompania ka menduar edhe për aspektet e privatësisë, për të cilat shumë njerëz shqetësohen.
“Kemi drita sinjalizuese LED, të cilat ndizen kur po regjistrohen pamje, kështu që të gjithë njerëzit rrotull të dinë që po filmohen”, thotë Suranchin.

Videoja mund të shpërndahet menjëherë, dhe mund të ruhet në një kartë memorieje. Syzet i rezistojnë ujit, kanë xhama të polarizuar, mund të porositen për 399$, dhe kompania fillon shpërndarjen në muajin gusht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *