• |
ide | kryesore

Arrestimet, dy standartet e LSI-së

1, 2, Ide



Të gjithë figurat kryesore të LSI-së janë hedhur në një sulm frontal për ta paraqitur si politik arrestimin e një drejtori të rrugëve që ishte pjesë e kësaj partie. Po të lundrosh në rrjetet sociale, që prej fundjavës së shkuar e deri më sot, do të bombardohesh nga statuset e deputetëve që e konsiderojnë arrestimin politik, të urdhëruar nga Edi Rama, e madje, madje, nuk ngurojnë të kërcënojnë as prokurorët që po i hidhnin këto hapa (lexo shkrimin poshte/Lapsi.al).

Natyrisht, që të kesh dyshime për mënyrën se si po degradon drejtësia nën trysninë manipulative të Edi Ramës dhe nën bashkafajësinë symbyllur të diplomatëve të huaj, nuk është ndonjë mëkat. Metodat e përdoruara nga shumica për kapjen e paligjshme të  Prokurores së Përkohshme dhe zinxhiri i skandaleve që po i lënë vend njëri – tjetrit për të zeruar dosjen Tahiri – Habilaj, kanë ngritur kohët e fundit shumë pikëpyetje. Ato gjithnjë e më tepër po shtojnë shqetësimin se “reforma në drejtësi” ishte një proces që në vend të na vinte vetullat na nxori edhe sytë. Se ajo që u paraqit si hapi i madh për shkëputjen e prokurorisë dhe gjyqësorit nga duart e politikës, po degradon në kthimin e tyre në vitet 90, kur ato përdoreshin si armë në luftën brenda llojit (lexo shkrimin poshte/Lapsi.al).

Por, pavarësisht këtyre frikërave për përdorimin nga Edi Rama të një kundërpushteti që supozohet ta kontrollojë atë vetë, në fushatën e fundit të LSI-së vërehet një mungesë e theksuar koherence. Në deklaratat e saj atakohet direkt Prokuroria e Krimeve të Rënda, si e kapur nga kryeminiistri. Dhe ky qëndrim ka shpërthyer vetëm pas arrestimeve të fundjavës së shkuar.

Deri para tyre, LSI ishte pozicionuar pro kësaj prokurorie dhe kundër Edi Ramës, që nuk i lejoi asaj arrestimin e Tahirit. Po të afrohemi më shumë në kohë, partia e Monika Kryemadhit e shndërroi me të drejtë në problem kombëtar ektradimimin e paligjshëm të financierit të bandës së Habilajve, Nezar Seiti. Vetë kryetrarja e LSI-së kërkoi “arrestimin” e Ministres së drejtësisë që kishte hedhur firmën për të penguar hetimet.

Pra, nënteksti i gjithë kësaj beteje ishte i qartë. Pushteti donte t’a hiqte qafe Seitin se ai po zbërthehej përpara prokurorëve të krimeve të rënda. Pra se këta të fundit ishin në “anën e së mirës” dhe Edi Rama, Etilda Gjoni e kompani në “anën e së keqes” që donin të pengonin hetimin.

Por, pa u zbehur ende ekoja e këtij angazhimi, sapo disa njerëz të saj përfunduan pas hekurave (askush nuk mund të thotë ende me apo pa të drejtë), nga heronj të drejtësië, prokurorët e krimeve të rënda u pikturuan nga LSI-a si të kapur nga Edi Rama. Krerët e saj nxituan të flasin për arrestime politike, fiks ashtu sikurse kish bërë Edi Rama në rastin Tahiri. Monika Kryemadhi i harroi të gjitha përbetimet që kish bërë në studio televizive, se ajo nuk do ekthente forcën e saj politike në strehë të ish zyrtarëve të dyshuar, pasi ata duhet të mbroheshin vetë.

Eshtë, kjo mungesë e plotë koherence që rrezikon ta shndërrojë në nul opozitarizmin e fortë të LSI. Sepse ajo, jo vetëm shkakton konfuzion te publiku, por dhe e zhvesh aksionin opozitar nga çdo lloj parimësie. Ajo vetëm se shton shijen e keqe që shqiptarët kanë për këtë klasë politike që sillet gjithmonë sipas devizës: “është e drejtë ajo që më shkon për shtat mua”.

Pikërisht këtë bëri kësaj radhe LSI-a, duke u sjellë njësoj si Edi Rama dhe duke përsëritur gabimin tragjik të të gjitha opozitave tona që mundohen ta luftojnë dëshpërimisht pushtetin me të njëtat armë që përdor ai.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Vete shkrimi eshte inkoherent, ndoshta pikerisht sepse e ka inkoherencen ne titull. Inkoherenca e shkrimit konsiston ne faktin se Reforma ne Drejtesi aq shume e proklamuar deshtoi plotesisht. Nga nje drejtesi e korruptuar, qe ne nje fare menyre jepte drejtesesi (gjithmone per aq sa jepte) u kthye ne nje drejtesi politike. Ndoshta z. Bushati i pelqen kjo lloj drejtesie sepse eshte edukuar me kete menyre qe ne femijeri (Drejtesine e ve ne vend vetem PPSH), por kjo nuk eshte ajo qe duan shumica e shqiptareve, te pakten une keshtu e mendoj. Te arrestosh Drejtorin e ARRSH qe e ka lene detyren para me shume se pese viteve, pra qe mendohet se ka kryer vepra penale para me shume se 5 vitesh dhe te mbyllesh hetimet per veprat penale qe behen cdo dite ne kurriz te shqiptareve, te kujton armikun e kalses, armikun e partise dhe te popullit. Nuk jam simpatizant i asnje partie politike dhe aq me pak i LSI, por nese peshk i madh konsiderohet nje ish drejtor dhe drejtori apo ministri aktual nuk mban asnje lloj pergjegjesie, qofte edhe per nje dem qindra milione eurosh, atehere jami ne kushtet e nje kapje absolute te drejtesise dhe mjre shqiptaret dhe Shqiperia. Jemi ne nje diktature thuajse te njellojte me ate te gjysherve dhe prinderve te Bushatit. Nese me te vertete LSI eshte inkoherente, Bushati po i ben sherbimin pushtetit aktual duke vleresuar drejtesine politike aktuale qe ka bere hapa prapa me drejtesine qe kishim. Nejse Bushati ndoshta nuk ka faj, sic e thashe edhe me siper me ate fryme eshte rritur, sa per shqiptaret e rendesishme eshte te mos i vjedhe LSI apo PD, por PS per sa kohe eshte ajo ne pushtet dhe nese ndodh ndonje ndryshim pushteti, t’i vjedhin ata qe do te vine, Drejtesi ben vetemn partia ne pushtet.

  2. Akoma beson kush se do behet drejtesi kur te gjithe pame se si mazhoranca Rama me vota pengoi hetimin per ate miun e halese, Tahirin? U zvarrit krijimi i KLP vetem qe te zgjidhej nje vegel cope mishi me dy sy si ajo Marku kryeprokurore per ta patur Rama si kone poshte tavolines. Ky pushtet ka sjelle deputete me precedente penale ne Parlament, e si mund te mendohet se do beje drejtesi? Kur akoma perpiqet ti ktheje mandatin e deputetit nje plehre si Qife Rakipi?

  3. Nuk eshte komplet e verteta mbi sistemin politik, siç e thotè Lubonja ne emisionin “Studio e hapur” ;Se kleptokracia u krijua nga tri partit politike.
    Per te krijuar nje sistem te sostifikuar vjedhjesh dhe fallsitetit si ky i yni,tashmè kampion boterore. Duhet edhe “puna profesionale” e medias , gazetareve, analistave, filozofeve te pilafit,por edhe eksperienca 45 vjeçare e sigurimit te shtetit, kudo infiltruar.
    Sistemi i sotem ka moton: perçaj ,sundo , vjedh,mashtro!
    Dikush mundet te thote ,prit se Lubonja ka shkruar kunder Berishes , kunder Rames , Bashes, Metes,Veliaj etj ,etj! Ok, por ne rastin mè te mire ka shkruar pa vizion ,pra ka shkruar pro e kundra sipas konjukturave ,dhe si perfundim kemi keto rrezultate skandaloze qe po shohim sot!
    Pikè se pari gazetare-analistet serioz nuk duhet te shkruajne pro o kundra X-it apo Y-it , por edhe mè keq ;te bejne perllogaritje se tani rradhen per qeverisje e ka X , sepse Y e ka bere batak duke vjedhur.Dhe meqense njerezit jane te merzitur me hajdudet harbut si Rama e Meta, duhet votuar hajdudi tjeter!
    Pastaj o burra te bejmè rrotacionin per te berè kryeminister nje tjeter hajdud -mashtrues si Lulzim Basha !
    Apsulutisht nuk funksionon keshtu , dhe siç po shohim kjo praktike ka rrezultuar fatale per fatet e popullit Shqiptare !
    Gazetaret serioz duhet te analizojne eksperiencat ne politikat e qeverisjeve , prespektivat reale per realizimin e nje programi te besueshem, duke u mbeshtetur ne besueshmerin e liderit politik, si garanci per te perfaqesuar nje parti vertet te paster e demokratike ne jeten e saje te brendeshme, e cila duhet te rreflektojne ne mbarevajtjen e puneve shteterore ;Por duhet edhe te sherbejè si pasqyra ne ngritjen morale te shoqerise ; E gjitha ne funksion te mireqenjes dhe lumturis te Shqiptareve !

    Media ,si roja vigjilente e demokracise duhet te kerkoje keto standarte te larta, me qellim per te formuar nje qasje te re ne opinionin publik te Shqiptareve ,duke rritur kerkesat per nje demokraci rreale, dhe jo demokraci fallso siç e kemi sot,si tash 27 vjet.
    Sot jemi shume larg kesaj prespektive informuese e formuese te opinionit publik!
    Perkundrazi behet kunder, behet shperlarja e trurit ,me nje mije mashtrime: Jo pse po arrestohen hajdudat e opozites , dhe jo te pozites, jo po keshtu ,jo po ashtu? Keto jane nxitje te qellimshme per te sabotuar proçesin e rreformave , pa i dhene kohen e duhur drejtesise ne vazhdim!
    Lubonja eshte nje ujk i vjeter, dhe din shume mire se si duhen te funksionojnè keto marrdhenje,ne nje demokraci te vertet. Por siç po e degjojmè edhe sot; ky oservator i kpleptokrasis benè thirrje popullit per te mbrojtur hajdudat e arrestuar!
    Sipas nje logjike te thjesht ,Lubonja si shumica e gazetareve eshte pale me sistemin e kalbur.
    Ne rastin me Bashen ;Ai nuk deshironte ta fundoste nje gjysem te mbytur , dhe aq me teper ne sy te Shqiptareve; Perkundrazi gjate bisedes i dha nje shanc komunikimi ne formen e kritikes te “ashper”,per ta bere nje çike te besueshem emisionin dhe te korruptuarin, por Basha i frikesuar deri ne palcè nga situata kritike e prangave , u tradhtua nga emocionet ,kur hyri ne fushe te minuar pa gjetur rruge -dalje!
    Lubonja , A. Bushati , filozofet e paçes dhe pilafit , ne fakte nuk jane kunder Bashes,Berishes ,Metes e Rames si figura super te korruptuara , dhe as kunder sistemit ne tersi , ata e duan kete sistem mirerabile dhe fitimprures per kasten.
    Por gazetaret si pjese e ketij sistemi kane deshire qe kasta te jetè me pak skandaloz, pra te qelbet me pak, kjo per t’ju dhene mundesi lehtesuese ne punen prej sherbetoresh, duke mashtruar publikun Shqiptare!!
    Teknikisht, nderrmarrje teper e veshtire sot !
    Kete “teori” mundem ti quaj :Sistemi anadollak Shqiptare ,dhe menaxhimi i poshtersirave ne fazen finale kalbezimit!
    Lubonja nuk perdor forcen mendore per te çmontuar nje lider prej kartonit , nje te korruptuar,nje mashtrues te lindur si Lulzim Basha;
    Ai donte, me se shumti ti jepte nja dy “shpulla “ne publik, per ta reabilituar mè vone , si produkt te regjeneruar ,i gatshem per t’ja shitur popullit si i “rinovuar” ! Dhe ja ku jemi, sot Lubonja i bene thirrje popullit per te protestuar per “opoziten” !

    Te gjithe kujtojne z. Lubonje me shpifje dhe akuza ekstreme ,ndaj ambasadoreve Lu ,Vlahutin dhe Presidentit Trump.
    Besoj askush nuk ka harruar luften e tije kunder prokurores Marku ,rreformes ne drejtesi ,etj,etj.
    Por kjo eshte nje tjeter faqe e z Lubonja , çka tregon fallsitetin prej “analistit” me dy peshore e me dy metra ne xhep!
    Kur behet fjale per politikanet e korruptuar , Lubonja dhe te tjeret kane standarte miqesore .Padyshim eshte kjo nje menyrè e djallezuar per te berè informacion mashtrues Ballkanike,me qellim per te ruajtur status quon, (pra korrupsionin fitimprures Basha-Rama-Meta -Berisha!)
    Cilido gazetare i ndershem ,duke perdorur vetem me nje fakt korruptiv te elites, i ben per uje te ftofte hajdudat: Basha ,Rama,Meta, Kryemadhi , Berisha,Ruçi,Xhafaj !
    Mirpo gazetaret flasin me kode si politika mafioze . Leshojnè ndonjè batute sa per ta berè te besueshem filmin per spektatoret, dhe aty mbyllet pjesa .
    Faktet tregojne se e gjitha kjo eshte nje loje e flliqur e mediave vizive , programeve ,analizave , opinioneve, jane pothuajse te gjithenje fallso ne funksion te pageses dhe interresave te grupeve kriminale,pra jane qellimisht jashtè temes dhe aktualitetit.
    Edhe kjo eshte nje tjeter metode mafioze e sitemit, ku gazetaret dhe mediat bejnè sponda politikes te kalbur !
    Bashen nuk ka nevojè qe ta kryqezoj Lubonja , eshte vete i fundosur ne batak deri siper syve ; 13.5 milion euro per vjehrrin- rruga e kombit , manipolimi i zgjedhjeve PD , droga e Lazaratit ,shitja e detit,”Rrepublika e re prej sapunit! ” Dhe si Basha , jane Berisha,Kryemadhi ,Meta ,Rama, Ruçi Xhafaj. Tahiri, Veliaj, etj,etj.
    Jane te gjithe per burg !
    Mirpo Lubonja nuk ja hoqi masken poblikisht Bashes! Ai e fali ,sepse i duhet akoma per ta shitur Shqiptareve si sapunin per djathe ,(po i premtoje koha Bashes !)
    Sot interresi kombetare eshte tjeter , te cilen mediat e injorojne qellimisht!
    Lufta partizane qe behet sot ne parlament kunder rreformes ne drejtesi eshte tema mè me interresè per demokracine!
    Ju besoni se Z. Lubonja, nuk eshte ne dijeni per çfare po ndodhè ne parlament,dhe ne jeten politike te vendit?
    Gazetaret jane te informuar per dy ligje kunder rreformes ne drejtesi te paraqitur nga Basha-Kryemadhi ,( ligji i kushtetutes )me qellim per te larguar prokuroren Marku! Dhe ligji tjeter propozuar nga Edi Rama ; Per te ndryshuar rregulloren e parlamentit , qellimisht per te evituar arrestimet e tyre, siç ndodhi me Tahirin!
    Te dy ligjet jane me bashkèpunim, dhe kane si qellim te mbrojne korrupsionin politik nga drejtesia ! Keto dy vepra kunder rreformes hedhin poshte teorin kospirative te Lubonjes se prokuroria eshte politike ,dhe po arreston vetem opoziten.
    Duhet te presim per te pare!
    Por Lubonja & kompani heshtin per ligjet ne parlament,dhe kur heshtet gjithenje ka dikça prapa .
    Nuk eshte rastesi qe gazetari Alfred Peza kishte blere aksione ne nje banke per 1 milion dollare, dhe akoma deri sot nuk ka hyre ne burg, kjo fale punes sabotuese qe ka bere Adriatik Llalla, (qe duhet arrestuar!)
    Besoni se eshte i vetem Alfred Peza? Besoni se Alfred Peza eshte me i korruptuari nder gazetaret?Jo, Jo!

    Ne media qerkullojne thase me para droget e korrupsionit ,biles edhe me shume se kudo tjeter ne shtetin tone mafioz!
    Prandaj media e politika i sherbejne nje qellimit ; vetembrojtje duke sabotuar drejtesinè Amerikano-Shqiptare!

    Dhe akoma sot Lubonja gjendet ne mbrojtje te hajdudave te “opozites “, nder-kohe nuk mundet te ndodhe ndryshe,perveçse rruga drejte arrestimeve te hajdudave nga qeveria dhe opozita , deri ne çlirimin perfundimtar te Shqiperise ,me arrestimin e kater kryemafiozeve politik!

    Kuptohet qe duhet bere vetingu edhe per mediat dhe gazetaret !

    Por kjo do te arrihet kur te vihen ne pranga Edi Rama,Sali Berisha, Lulzim Basha , Ilir Meta ,si udheheqesit politik te nje sistemi tashmè te degjeneruar ne korrupsion !
    Sepse asnjehere ky sistem i korruptuar deri ne palce nuk do te krijohej pa bashkèpunimin e medias me politiken e kalbur,pa infiltrimin e ish punetoreve te sigurimit shtetit ne çdo istitucion te vendit!

    Neser asnje gje nuk mundet te jete si perpara!
    Rreforma e drejtesise eshte veper e Amerikes dhe Europes , ç’ka tregon shume qartè falimentimin total te klases politike, falimentimin e shoqerise civile qe vjelè miliona euro , falimentimin e mediave,dhe sindikatave Shqiptare.
    Prandaj njerezit e ndershem pa asnje dallim per nga bindjet politike , duhen te bashkohen per te marre ne dore fatin e vendit!
    ”Shpresa ka dy fëmijë të bukur: përbuzje dhe guxim. Shpërfillja për realitetin e gjërave; Guximin për t’i ndryshuar ato.
    (Shën Augustini)

    1. Ore HOOK !
      Një gjë duhet ta kesh të kjartë zotrote, se sa më gjatë të shkruash, aq më shumë të del në pah injoranca.
      Të siguroj se është “apsulutisht” kështu.

  4. Aman se nuk dime ke te lexojme me perpara,kete HOOK qe ka bere nje permbledhje gazetash dhe hartimesh apo Bushatin.
    LSI eshte parti pa elektorat ose me elektorat me pagese,as nuk dine se ku i kane cuar parate.Oh sa kane vjedhur,nuk ka drejtesi dhe gjykate qe ti denoje,ata jane shtrire si ushunjzat.Asgje nuk do te ndodhi,Tahiri flet akoma per ndershmerine.

    1. I papame qeke, gjigand. Amon shife coj nja dy gisht/carcaf leter Trapit namerike e na shpeton tgjithve

  5. e verteta qendron se kemi politik ligje dhe veprime me dy standarte ,ku njeri standart eshte reklam per te treguar qe ne jemi te drejte te perkryer si gjith bota dhe standarti tjeter eshte veprimi sipas interesit tyre ,shihni kushtetuten shteti i se drejtes ,luftojme padrejtesit nderkohe korrupsionin krimin terrorin ,shikoni ligjin e pronave njohin pronen standarti dut pa marrveshje me pronarin ne menyre te dhunshme grabiten pronat dhe i mbajten me mashtrim por qe kurr si kthyen ,ku nga pronat ka mijra te vrare dhe burgosur ne 27 vite a nuk eshte krim korrupsion paraqiten me ligj ne rregull shikoni veprimet ,po keshtu ne cdo ligje ,ne veprim keta jan vet burim krimi nderkohe qe jan mbushur burgjet me viktimat e krimit ,kurse kriminelet e vertete ato qe ishin shkaktare ,me ligje te tilla mbahen si me te miret,shikoni njeri me tjetrin per 27 vite bejne sikur coptohen duke akuzuar njeri tjetrin ,por asnjehere nuk tregojne planzhvillimi apo veprojne ate cfar flasin ,asnjehere nuk tregojne aftesi per te pasur merit por merita u mbetet vet raliteti krimi krimi dhe vetem krimi,ne vend ,ky vend eshte per nje analize te thelle intelektuale pa parti dhe ka vend te ngrihet populli ne greve pa parti per ti detyruar partite te kthehen ne nje standart mbasi askush nuk pranon padrejtesine ne kemi nevoje per ulleheqes te drejte te drejten hakun zhvillimin e vlerave virtytit jo banalitetit politiko ligjore dhe mashtrues keta na kan dalur per zot me premtimin e fjales drejtesi kata populli i vendosi dhe populli mund ti shkun sepse pushteti nuk eshte me tapi ne te perfaqesohemi te gjith zeri i te gjitheve ,i ftoj keta zoterinje te heqin automatikisht njerin standart ,dhe me popullin te flasin drejte dhe veprojne drejte me ligje dhe politika te derjta sepse as nuk jane te pazevendesueshem dhe as te perjeteshem ,por te tregojne qe jan shqiptare dhe i sherbejne popullit te vet ,me drejtesi hak ne nuk meritojme padrejtesin ,por shpejt vjen momenti qe ky popull te mos pranojne ne gjirin e vet ulleheqes te padrejte, sepse ajo po behet gjithnje nje mospranim ne rritje i ftoj klasen politike largohuni nga padrejtesia dhe zhvilloni drejtesine dobit ket pret populli juaj nga ju ky eshte koment kujtese lutje qe i behet klases politike te rivlersojne qendrim ndaj politikes ligjeve dhe veprimit te ligjit ne popull jo dy standarte por vetem nje standart te drejte

  6. Nuk po me besohet qe anal istet e shqiperise te tregojne te njejten “inteligjence ” sa komentuesi ari. Eshte nje perballje e humbur nga politikanet shqiptare kundrejt fuqise teper te madhe te SHBA. Respekt per SHBA qe po ndihmon shqiptaret e ndershem per tu zhvilluar .

  7. Bushati shpeton drejtesine e Rames nepermjet relativizimit te opozitave. Tani qe filloi pune tek Top Channel qe e anatemonte si televizor kioskash, Bushati ben ate qe ben me mire, sperdredhje zeholli qe s’e beson askush..

  8. Pse shqetesoheni per dy a tre standartet e klases politike? Mbeshteteni kete drejtesi qe kemi me te gjithe pislliqet e saj, ne te kunderten jemi drejt kolapsit si komb.

    1. dy ztandartet i neruar ,z ,astrit e bejne kombin sherbetore te nje pakice edhe 1 shekull tjeter ku kan te drejte te na cveshin nga cdo e drejte kurse mospranimi tyre nuk sjell kolap por ,dy gjera pajtim komtare dhe ndarjen me drejtesi hak ne 1 standart duke i kthyer sejcilit te drejten e vet kurse ulleheqesi mbetem menazhues ligji me drejtesi hak jo menaxhues interesi e dyta eshte dobi e para dem keta nuk mund te sjellin asnje kolaps mbasi moniturohen moment pas momenti nga bota,keshtu keta nuk durohen tolerohen dhe as lejohen sepse as ato vet nuk lejojne tu bejne dikush padrejtesi atyre , keshtu askush se don padrejtesin dhe si e tille duhet ta largojme me themel nga mezi yne bashke me bartesit e saje

  9. un mendoj qe kur flitet drejte dhe veprohet shtrember ,opinjoni t per folsin i ka ikur kuptimi i mire drejte ,merr kuptimin e veprimit ,si opinjon ,keta si veprime per 1 shekull i kan sjell vetem krime kombit shqiptare me shum dem se dobi ,keta e kan emrin e veprimit kriminel ,ne kushtetuten dhe ligjet e tyre krimi dhe kriminelet ndeshkohen ,atehere le te fillojne vetingu nga ato nje per nje dhe te gjykohen sipas ligjeve qe vet i kan miratuar,,kjo eshte ligj i zotit per veprimin e padrejte ndeshkimi kurse fjalen e drejte pa vepri m ajo eshte mashtrim eshte ndeshkim dy here ,nese dikush prej tyre deshiron fakte 1 fakti se jane klas politike dhe kan ullhequr popullin ne 1 shekull eshte i pakontestueshem ,niperit mbesat pasardhesit e te pareve tyre jan dora vet e pergjegjsise,dhe dhogarise,ky eshte fakt ,i prekshem dukeshem rrezatues ,keta kan pasur kontrollin e organizimit jetes dhe ligjeve e ndryshimeve ne vend ,ky eshte fakt i pakontesueshem ,cdo ligje marrveshje dhe cdo ngjarje keta ishin drejtuesit ,keta jan pergjegjesit kemi faktin dhe pasojat,pronat dhe shkatrrimi tyre keta vendosen ligje te dhuneshem me pasoje mijra vrasje dhe arrestime ,kemi frenimin e zhvillimit ku kapitali dhe shfrytezimi i pasurive kombetare ,ne disa duar dhe pasuria popullit nuk zhfrytezohet dhe menaxhohet ne dobi te popullit mundesi asistence si niveli evropian ose mundesi zhvillimi hapje vende pune,kemi nivel te dobet arsimore , me formim jo adekuat familja shqiptare po kriminalizohet po shperbehet po shthuret po degradon ,shqiptaret po marrin arratin toka mbillet dhe prollimi su shitet ,sepse lejoni te vijne nga jashte taksa ne rritje me fitim ne renie borxhe te jashteme kolosale ,kemi krim te organizuar , kemi krim te organizuar,tani nese shohim pasqyren e cilesive te ligjeve te vertetes ku drejtesia ka qartesi ne ligje dhe veprim i krijoj zoti nuk eshte si ne ai nuk genjen ai ligjeve u ka llene garanci,e drejta ka qartesi gjalleri harmoni unitet zgjillje meshire durim mirkuptim tolerance paqe dashuri miresi suksese dobi ,ka vlerat ,si ne emer e drejte lejuar si ne veprim ne gjitha detajet,eshte pasqyr,e pastert me te drejten verteten problemet bien ne maksimum problemit i mbetet emri sikurse drejtesise tani,po te ishte zhvilluar drejtesia dhe ju te ishit te drejte do ishte ralitet i kundert nga ky,me cilesite e veta ne zhvillimin e vet sikurse ka emrin ,ju zhvillut padrejtesine antivleren ,dhe padrejtesia ne zhvillimin e vet ka ka zbehjen urrejtjen hakmarrjen perplasjen shkatrrimin ndeshkimin ky rralitet shenon qe padrejtesia u zhvillua nder ne e tregojne shenjat pergjegjit kontrolli ,nuk nevoiten me fakte qe nuk mund te arrestohet sala se ska fakte tahiri rama nano te gjith qe ishin autor dhe aktore ne ligje kontroll dhe ndikim ne 1 shekull komunizem dhe demokraci,te ndara ne plese ,fakti eshte ekstremi burimi krimit dhe ekstremistet qe e sollen dhe kriminalizuan nje komb te tere qe kan faj po aq sa ato qe na coptuan s perkrahen ju instalun sisteme politika rrekomantime ,gjith bashke popullin shqiptare e hollet ne humere ,perballe ketyre fakteve ne grup sejcili ka pergjegjsin e vet,nuk fshihet duke burimi krimit dhe viktimat kostot pasojat ,ju keni humbur kuptimin per te qene ulleheqes dhe pergjegjesit mbi ne perderi sa nuk keni justifikuar kuptimin dhe pergjegjsit ,mbi popull ,ju nuk mund te mbani popullin nen dhun dhe diktat,ket harrojeni sa su ka zene bresheri ikni nga shiu,kjo eshte mundesia ,qe shoh ,mundesit pajtimi brendeshem dhe konfirmimi ullheqeve te drejte vlerave zhvillimin e mendimit permes vlerave dhe ulleheqesi te kthehet nga menaxhues ligji biznese duke bere padrejtesi me ligje dhe veprime te padrejta por me ligje te drejta ku sejcilit i mbrohet e drejta haku dhe ulleheqesi menaxhues ligji dhe orientues dobishe,jo shkatrrues dobish ,tani djeme mos dordollisni i thon nje fjale shtepi ne thes nuk futet ,perse behet komenti sepse ju dua te miren jo te keqen sepse jam i bindur 1 milion perqin ne ligjet e zotit qe kjo gjendje sipas kahjes se zhvillimit nuk ka dobi as shperblim as triumf por perplasje shkatrrim ndeshkim kete funksion japin veprimet e padrejta keto jane cilesite dhe garancia padrejtesise po i mbarojne oret ne kete vend ,kurse perplasja shkatrrimi ndeshkimi ndalet me pendim drejtesi hak tolerance marrveshje mirkuptim mes paleve hyrese dhe dalese nga pushteti,qe pacmangeshem dhe domosdomshmerisht duhet pajtim i brendeshem kombetare, i thon nje fjale hell nje i marre nje gure ne uje dhe hillen mijera per ta nxjerre dhe me zore e nxjerrin ky gur u holl me coptimin ne pes shtete dhe vazhdoj deri ne kete moment ,nuk ka vend mallkimi akuzash dhe deshperimi ,por vend urtesie butesie durimi mirkuptimi dhe zgjillje te brendeshme aq sa eshte ne doren njerzore te brendeshme si komb si shte qe ne perfundim ne unitet mendimi dhe veprimi te rikonfirmojme qartesi gjalleri unitet harmoni suksese zgjillje shprese ,per te gjithe duke ju mundesuar sejcilit te behet kontribues ne dobi sepse ato sjellin zgjilljet kjo eshte esenca ,per keto kemi nevoje te gjith ,un komentet thjeshte i kam bere per sevape duke qene banor i keti vendi duke mos deshiruar as te keqen ne rritje drejt shkatrrimit te nje kombi dhe duke mos dashur te shoh ndeshkimin dhe trishtimin njerzore ,por ti shoh te gjith mire kam bere aq komente sa zihem me familjen time ,se as ato nuk deshirojne te futem kaq thelle ,por jam ne cakun kur as vet zoti nuk lejon qe ta kaloj prandaj dhe un kuptoj shenjen qe familja pengon ,ajetin kuranore qe tregon cak ne lillje me keshillimin dhe ndihmesen ne menyren me te mire bukur pelqyeshme dhe pranueshme ndaj tjetrit si perkujtim i te mires deri ku ka moskokcarje aty zoti ven cak asnje ndihmes krimineleve ,ka hadith profetik qe thot kur dikush hiqet si i ditur ne sy te tjereve dhe tjeret e urrejne kur ulet ne sexhde me u falur nuk i cohet lutja as nje pellambe mbi koke ,,elle kete shenje e mora permes komenteve nen komentiet e mia ,un jam nisur ne fakt per sevape jo gjynahe ,keshtu qe ketu perfundon puna ime si obligim perpara zotit per mundesit dhe pergjegjesit hyjnore dhe morale per keshillim per mire dhe ndalim nga e keqa aq sa pata mundesi ,zoti e ndafte gjithcka mbi ne me drejtesine dhe meshiren e tije, amin , me respekt per mirkuptuesit dhe mirkuptim per keqkuptuesit sepse me drejtesine vlerat ullzimin dobin ndjehen krenare te gjith dhe nuk humbet askush ju ftoj te kuptoni dhe bindeni qe cdo koment i imi ne esence kombetare apo nderkombetare mbasi gjerat kan lillje dhe nuk mund te nenkuptohen te vecuara ,nuk jane akuza dhe nuk kan qellim akuzen ato jane zhvillime fakte fakti nuk eshte akuz eshte e drejte kerkese per nje te drejte duke e percaktuar faktin me logjik precize ne zhvillim ku mund te percaktohet edhe shkencerisht dhe pranohet shkencerisht fetarisht dhe praktikisht logjikisht e drejta nga e padrejta ne pergjithesi dhe detaje,e vecuar thjeshte dhe dallueshme sipat ligjeve te verteta jo interresit dhe keshtu nuk zhgenjeheni dhe ketu ndahem nga bindja meshira dhe kuptimi ,qe me tutje nuk kan efet fjalet cila do qe te jene mbasi ju mundesova ne co forme mundesin e bindjes se rruga e te keqes nuk eshte dobi dhe rruga e dobis ka shtegun hapur me mundesi pafund

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *