• |
ide | kryesore

Basha takim me fermerët e Divjakës: Ejani bllokoni Kryeministrinë, ta hedhim Ramën në kanal

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takime me fermerët e Divjakës, të cilët i ka inkurajuar të protestojnë para Kryeministrisë kundër braktisjes nga qeveria. Sipas PD, fermerët e Divjakës janë shprehur të revoltuar nga mbetja pa shitur e prodhimeve të tyre, duke shtuar se “janë mashtruar në fushatë nga kryesocialisti Rama”.

Nuk marrim asnjë subvencion as në naftë, as në fara, as në plehra kimike”, u shprehën fermerët e Divjakës, të cilët thanë se po konkurrohen padrejtësisht nga prodhimet e importit.

Ata i thanë kryedemokratit Basha se do t’i hedhin në lumë prodhimet e tyre, por kreu i opozitës i nxiti që, “në vend të çojnë dëm djersen e tyre, të vijnë në Tiranë, të bllokojnë Kryeministrinë”.

“Duhet të hedhim Ramën në kanal, jo djersën tuaj”, u tha Basha fermerëve.

Kryetari i PD shprehu bindjen se një qeveri që është vënë në shërbim të një grushti njerëzish të korruptuar dhe të lidhur me krimin, nuk do t’u shërbejë qytetarëve.

Basha tha se me programin e PD për mbështetjen me 150 milionë dollarë në vit, fermerët do t’ia dalin të konkurrojnë me importin, të shesin prodhimet në treg dhe të rimëkëmben ekonomikisht



3 Comments

  1. po ju sikur thate qe ‘RAMA ESHTE NJE KUFOME QE MERR FRYME’ gjate protestes se kaluar ? Pra eshte gati i rrezuar.. Pse kerkeon ndihmen e fshatareve te divjakes ta rrezosh Raman.

    Une kujtova se Rama aq e pati gjate protestes se kaluar.. biele berisha uleriste ‘ GJEJ VRIME DHE FUTU’… etj etj etj ..

    Rama prap aty eshte , ju tregon juve gishten e mesit,, dhe tall trapin me ju.. kurse ju bertisni dhe i beni qefen vetes se rama ra, dhe disa dite jete ka etj etj etj .

  2. Pse me lakrat e Divjakes do rrezosh qeverine o debil !?
    Per sa kohe qe ti ke pasur pushtet mbahesh mend vetem per regres vetem regres.
    E vetmja gje qe do te shenohet ne histori per ty do te jete vrasja e kater demostruesve te pafajshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *