• |
ide | kryesore

Forumi i Trashëgimisë Kulturore: Ndërtimet me arkitekturë tallava do të shëmtojnë kullën e sahatit të Tiranës

Lajme, Të fundit



Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar për lejet e miratuara së fundi nga Këshilli Kombëtar i Territorit për ngritje të gradacelash pranë kullës së sahatit në Tiranë. Në një deklaratë, ky forum thotë se këto objekte të reja me arkitekturë tallava do t’i bëjnë karshillëk simbolit të Tiranës, kullës së sahatit. Më poshtë deklarata e plotë:
Kulla e Sahatit ka qene ne 200 vitet e fundit pika me simbolike e Tiranes. Ndodhet ne cdo fotografi te vjeter, eshte simboli ne stemen e bashkise dhe i eshte dhuruar si suvenir cdo vizitori te huaj. Per shume arsye, edhe vete plani francez, i shumediskutuar per kullat e larta ne qendren e kryeqytetit, kishte guxuar deri ne ndertimin e nje ndertese te xhamte prane tij, ne formen e nje libri te hapur, e cila te vinte ne dukje me tej kullen simbol. Kjo, e justifikuar nga arkitektet franceze, per te mbuluar “shemtine” e godines Torre Drini. Por mesa duket edhe ky argument eshte dukur i tepert ne vitin 2018.Te premten e kaluar, Keshilli Kombetar i Terrorit, aprovoi lejen per ndertimin e “Book Building” (Nderteses liber), qe mesa duket ka ruajtur vetem emrin e godines se propozuar dikur. Projekti i sotem i ngjan me teper nje godine ushtarake me kamuflazh, qe i ben karshillek kulles se Sahatit me pompozitetin e arkitektures tallava kitsch. R.I.P. per kullen e Sahatit. 

No automatic alt text available. No automatic alt text available.

Image may contain: outdoor



3 Comments

  1. Ti thomi gjonat troç. Nuk osht tu e rrujt asnji as per qytetaret w Tirones, as per trashegimine kulturore ene per as i gjo tjeter. Nonën ku ta kene.

  2. ArberAnne, I want to go out drive, do u want me to keep kamera on skype so u can see as I drive? will it be something good? thotë:

    Keta mostra vetem llogarisin nga sa para do fusin ne xhep. Cfare te besh, per KM kemi nje perdorues kokaine, nje deshtak si artist, nje psikopat qe kerkon ti beje konkurence Enverit, e don ta shderroje qendren e Tiranes ne nje shfaqje te trurit te tij prej idioti dhe nga na tjeter “shoku” i tij ne bashki, nje fshatar nga Ura Vajgurore, nje plehre mashtrues i neveritshem. Nese duhen ndertesa ne qender te tiranes ato duhet te jene me fasade xhami qe te mos nderhyjne ti bejne karshillek ndertimeve te vjetra origjinale. Por u pa qysh me ate shemtiren qe duket si kaush farash afer sahatit se cfare kane ndermend te bejne keta palaco, keta nastradine te zhvillimit. Edhe ajo “Torrja e Drinit” e shemtuar qe i ben karshillek sahatit u dha leja nga “arkitekti Meksi” kur isht KM. Te dyja palet jane ndyresira, nuk u zihet bese.

  3. Keta mostra vetem llogarisin nga sa para do fusin ne xhep. Cfare te besh, per KM kemi nje perdorues kokaine, nje deshtak si artist, nje psikopat qe kerkon ti beje konkurence Enverit, e don ta shderroje qendren e Tiranes ne nje shfaqje te trurit te tij prej idioti dhe nga na tjeter “shoku” i tij ne bashki, nje fshatar nga Ura Vajgurore, nje plehre mashtrues i neveritshem. Nese duhen ndertesa ne qender te tiranes ato duhet te jene me fasade xhami qe te mos nderhyjne ti bejne karshillek ndertimeve te vjetra origjinale. Por u pa qysh me ate shemtiren qe duket si kaush farash afer sahatit se cfare kane ndermend te bejne keta palaco, keta nastradine te zhvillimit. Edhe ajo “Torrja e Drinit” e shemtuar qe i ben karshillek sahatit u dha leja nga “arkitekti Meksi” kur isht KM. Te dyja palet jane ndyresira, nuk u zihet bese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *