• |
ide | kryesore

(FOTO) Zbulohen detaje të reja të Galaxy S9, katër ngjyra dhe me kamera… 

Planet



Samung do të prezantojë telefonin e saj inteligjent, Galaxy S9, pas pak javësh në Kongresin Botëror të Telefonave më 25 Shkurt dhe fotot më të fundit të publikuara na japin një panoramë të plotë të asaj çfarë mund të presim na flagshipi i kompanisë.

Përveç ngjyrës së re të purpurt, imazhet zbulojnë ridizajnimin e skanerit të shenjave të gishtërinjve i vendosur ngjitur me kamerën e pasme.

Modeli më i shtrenjtë dhe me ekran më të madh S9 Plus ka dy kamera të orientuara vertikalisht, në mënyrë të ngjashme me konkurretin e tyre, Iphone X.

Mësohet se çmimi i këtyre dy telefonave do të jetë më i lirë se Iphone X, i cili në SHBA vjen me çmimin 999 dollarë, ndërsa në Europë 1179 euro.

Edhe më herët Samsung ishte shprehur se një prej fushave ku do të fokusohej me S9 do të ishte kamera. Sipas Blass S9 do të debutojë në katër ngjyra: zezë, purpurt, gri dhe blu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *