• |
ide | kryesore

Greqi/ Sekuestrohen 140 kg kanabis nga Shqipëria

Arkiva



Policia greke ka sekuestruar në tre operacione të ndryshme, 140 kilogram kanabis të ardhur nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë.

Një 37-vjeçar shqiptar u arrestua në vendin e quajtur Kato Lavdani, fare pranë kufirit të gjelbër të Greqisë me Shqipërinë. Sipas policisë, ai po ruante një sasi të konsiderueshme droge që e kishte futur më herët në brendësi të tokës greke, me qëllim që ta trafikonte në tregun vendas. U sekuestruan tre çanta udhëtimi që kishin brenda 46,6 kg kanabis.

Operacioni  tjeter është zhvilluar në Elassona, 40 km nga Larisa. Policia ka ndaluar një shtetas shqiptar me makinën e tij, brenda të cilit u gjetën dhe u sekuestruan 66,6 kg kanabis i tharë.

Nga hetimet rezultoi se 41-vjeçari e kishte marrë makinën e ngarkuar me drogë, në afërsi të kufirit me Shqipërinë.

Në Selanik, policia arrestoi tre grekë dhe një shqiptar, në momentin që ndodheshin në një zonë pyjore dhe po përgatiteshin të shisnin një sasi droge. Sapo pikasën policinë ata u larguan me dy makina, duke lënë aty përreth 8 paketa me më shumë se 27 kg kanabis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *