• |
ide | kryesore

Haki Çako ‘kapet mat’ në kafe me policin që bëri sherr me Tahirin (FOTO)

Lajme, Të fundit



Një ditë më parë Ardi Veliu zuri vendin e Haki Çakos si Drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit. Prej më shumë se dy javësh Cako u shkarkua nga detyra pasi ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj bindi kryeministrin Rama për të ndryshuar drejtimin e Policisë. Tashmë i paangazhuar në radhët e policisë, Haki Çako duket se ka më shumë kohë të lirë për të takuar ish zyrtarë të policisë, madje edhe ata të shkarkuar nga Saimir Tahiri.

“Panorama” ka siguruar disa fotografi ku Haki Çako konsumonte sot një kafe me Erzen Breçanin, një nga drejtuesit e policisë të kohës së Partisë Demokratike dhe i shkarkuar nga detyra sapo në krye të ministrisë së brendshme erdhi Saimir Tahiri, me të cilin ka pasur edhe nje konflikt kur PS-ja ishte në opozitë.

Breçani ka mbajtur më parë postin e Zëvendësdrejtorit të Rendit dhe Sigurisë së Dibrës, por edhe zv/drejtor i Tiranës dhe “punët” në Policinë e Shtetit besohet se ka qenë një nga temat që Çako e Breçani kanë biseduar sot në një nga lokalet e Tiranës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *