• |
ide | kryesore

Jepet miratimi për ndërtimin e kullës 111 m të lartë pas Hotel Tiranës

Lajme, Të fundit



Axhenda e Këshillit Kombëtar të Territorit duket të ketë qenë e ngjeshur në mbledhjen e datës 2 shkurt në të cilën janë miratuar jo pak por 19 vendime. Pjesa më e madhe e tyre i takojnë disa lejeve të ndërtimit për hidrocentrale të reja në vend të cilët në total shkojnë tetë. Ajo që bie në sy është miratimi i lejes së zhvillimit për një kullë në qendër të Tiranës. Bëhet fjalë për projektin ngjitur me Hotel Tirana.

Në fakt leja e parë me të njëjtin objekt “Zgjerim i kapaciteteve akomoduese e shërbimeve të Hotel Tirana International me shtesë anësore dhe kullë me destinacion Hotel dhe qendër multifunksionale tregtare e shërbimesh”, me zhvillues shoqërinë “Geci”sh.p.k  është dhënë nga KKT në në prill 2017 duke ja lënë në dorë Bashkisë së Tiranës që të vijonte procedurat e tjera. Në objektin e lejës së re nuk ka asnjë ndryshim përveç faktit që zhvillues do të jetë përveç Geci sh.p.k edhe “Aner” sh.p.k  dhe që konfirmon mbylljen e procedurave të nevojshme përpara zhvillimit të projektit.

Miratimi i lejes vjen në kohën kur ka një debat të gjerë mbi lehtësitë që do të kenë strukturat akomoduese brand name me pesë yje, si dhe akuzave të shumta për favorizim të pronarëve të mëdhenj të cilët po e mbushin Tiranën me kulla të larta.

 



4 Comments

  1. Ne Shqiperi mbase akoma i shohin keto kullat e larta si tregues fuqie dhe dicka pozitive.Them keshtu sepse edhe une keshtu mendoja kur jetoja ne shqiperi, por pyesni te afermit tuaj qe jetojne ne perendim dhe do iu tregojne qe kullat e larta e shemtojne qytetin.Shume me atraktiv edhe tek turistet e huaj eshte nje qytet modest ,qe ka gjera te tejra te mira, se sa kur ka kulla. Per te vetmen gje qe pajtohem me Lubonjen, eshte insistimi i tij kudner ndertimit te kullave.Per gjera te tjera jam kunder,por per kete gje ka te drejte….Po qe Shqiperia eshtre vendi me i rrezikuar nga termetet?Dhe ne ne vend qe ti shmangim kullat,ne po i shtojme. Turp. A kemi shqoqeri civile te bejne nje miting europian simbolik apo slevizin nga karriket e tyre dhe vetem te shkruajne ne portale apo tv dine?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *