• |
ide | kryesore

Lejet e ndërtimit/ Tirana po fundoset nga kullat e reja

Kryesore, Lajme



Disa media në vend sot kanë folur për vendimet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorrit, për ta mbushur Tiranën me kullat e reja të oligarëve të Edi Ramës. Kështu Top Chanel informoi për miratimin e grataçielës 111 metërshe, 30 kate mbi tokë dhe 5 nën tokë që do ndërtohet ngjitur me pjesën e pasme të “Hotel Tiranës”, në qendër të kryeqytetit.  Ajo i përket kompanisë “Geci”, e cila ka në pronësi dhe “Hotel Tiranën”. Televizioni më i madh në vend vuri në dukje se këto vendime janë marë prej Këshillit Kombëtar të territorrit me dyer të mbyllura dhe në fshehtësi të plotë. Por nga ana tjetër Exit.al ka folur për miratimin e 3 kullave mbprapa godinës së bashkisë së Tiranës, ku do të ndërtohet Book Building, si pjesë e një zhvillimi me disa ndërtesa, një projekt i të cilit tregohet në imazhin render më poshtë, në hapësirën mes rrugëve 28 Nëntori dhe Abdi Toptani.

“Deri më tani nuk është bërë publike asnjë e dhënë tjetër për kullën Book Building, përveç kompanisë ndërtuese dhe asaj  projektuese. Kompania që do ta ndërtojë është Techno–Alb shpk, në pronësi të Dajlan Avdisë, Glendi Abdisë dhe Natasha Matës. Të njëjtëve pronarë, Dajlan Avdia dhe Glendi Abdia, por nën emrin e një kompanie tjetër, Invest Society, Kryeministri Rama u ka miratuar, në nëntor 2017, dy leje të tjera për ndërtimin e kullave në zonën e bllokut, godinës shumëfunksionale “Blloku” dhe “West Residence”.

Kryeministri Rama miraton një kullë mbrapa Bashkisë Tiranë dhe ka planifikuar dy të tjera

Book Building është projektuar nga studio 51N4E, studio e preferuar e Kryeministrit Rama, e cila ka projektuar edhe sheshin Skënderbej dhe godinën e Hotel Plaza” shkruan Exit.al.

(shih poshte kroniken e Top Channel me ndërtimet e reja)

Sipas të dhënave të mbledhura nga Laps.al në kryeqytet mendohet të investohen 300 milionë euro për ndërtime, shifër e nxjerrë kjo nga buxheti i bashkisë, ku është planifikuar të mblidhet taksa 8 përqindshe e ndikimit në mjedis. E çuditshme është se megjithëse priten të investohen të gjitha këto para, në portofolin e kredive nga bankat nuk rrezulton një rritje e kredisë për sektorin e ndërtimit i cili ende shihet me shumë risk nga bankat.

Atëherë pyetja është nga do vinë këto para?

Të vetmen përgjigje deri më tani e ka dhënë opozita e cila ka pretenduar se ky është një aktivitet që kërkon të shpëlajë paratë e trqfiqeve.

Problemi i dytë është mjedisor. Tirana po bëhet një qytet gjithnjë e më i ndotur. Ajo ka sot sopërfaqen më të vogël të gjelbërimit për banorë dhe kullat e reja vetm priten ta shtojnë këtë dendur. Përpos faktit që prej kohës kur drejtonte Edi Rama bashkinë, ai i ngjan një qyteti të dalë nga lufta ndërtimi i qendës të së cilit nuk përfundon kurrë.

Problemi i tretë është moral dhe politik.

Në fushatën kur kërkoi votën e Tiranasve Erion Veliaj u zotua me zë dhe figurë se ai do të ndiqte politikën e zero ndërtimeve në Tiranë. Deri më tani përpos kullave që i ka firmosur Rama dhe KRT, në kryeqytet janë dhënë plot 180 leje ndërtimi.

Por pavarësisht nga këto probleme as Edi Rama, as Erion Veliaj nuk po ndalen drjet zbatimit të një projekti që pavarësisht se mund të pasurojë ata dhe klientët e tyre, po I jep goditjen përfundimtare një qyteti, të mbingarkuar (afro 1/3 e Shqipërisë e grumbulluar në Tiranë), me ajër të ndotur, me trafik të rënduar dhe mbi të gjitha gjithnjë e më shumë të betonizuar.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. Qelbesirat ari dhe e myti llumi +kazanet anal iste mediatike quajne zhvillim vetem politiken e “tokes se xanun” .Jemi ne epoken kapitaliste mor qenefer qe kerkoni akoma pallatet 5 kateshe te stilit sovjetik.

  2. Ca doni ju, parfabrikate apo shallvare ?
    Me mire ta kemi TIranen si Manhatan apo si Kamzen ?
    Aman o gazetar, pse ke mbetur kaq mbrapa ? Paska te drejte ” i gjati” qe u thote te lexoni …

  3. Keta dy komentuesit e fundit ano,,,,e bambi, qenkanamerikanizuare na tregojne MANHATENIN,,Po a e keni pare ne rruget e TIRANES nuk kalon ambulanca, zjarrfikesja, konfuzi i trafikut,, ZALLAMAHI…Kete e ka nis ky mashtruesi e hajni i 20 perqindeshit ne TIRANEqe e deformoi jeten, ajrin ,,sigurine pastertine etj, e sot do zere edhe driten,Zotrinj komentues bastarde te politikes kanabiste,; Urbanizimi behet me zhvillimine jete njerezve, per te krijuar kondita sa ma te lehta e kenaqesore per popullin e jo per fotografi mashtruesish qe e bejne vetm per te pastruar parate e te mbushin xhepat oligarket me kryetarin e tyre. Cdo shtet ka menuren e karakteristikat kombetare te shprehjes urbane andaj nihiliste mos e mbroni mashtruesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *