• |
ide | kryesore

Lufta për FSHF-në/ Duka darkë në Durrës, Fino “vë në rresht” kryebashkiakët e majtë në Tiranë

F1, Sport



Kandidati për president në FSHF, Bashkim Fino, ka mbledhur në një darkë të gjithë kryetarët e bashkive të Partisë Socialiste, që kanë të drejtë vote në Asamblenë e Përgjithshme, që do të mbahet nesër prej orës 9. Në darkë kanë qenë emra të njohur, si Erion Veliaj, kryetari i bashkisë Tiranë, apo edhe Gaz Demi, presidenti i Partizanit.

Gjithashtu, ftesës së Finos për darkë i janë përgjigjur të gjithë kryetarët e bashkive të majta. Një tjetër darkë është mbajtur në Durrës e organizuar nga FSHF e cila ka ftuar të gjithë anëtarët e Asamblesë dhe të dërguarit e UEFA-s. Takimi u organizua në hotelin “Adriatik” të Durrësit, aty ku do të zhvillohet edhe Asambleja. Fino nuk morri pjesë në këtë darkë duke shkruar në Facebook se nuk ka pasur ftesë, por FSHF publikoi njoftimin për deputetin socialist. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. vaj medet ku ka vajti shqiperia.kjo nuk eshte pare asnje here.nje darke me te ftuar te UEFA e pjesetare asamlese e ku di une ne durres.nje tjeter me urdher te partise droge ne tirane,se per boset e droges eshte ulje te darkojne ne durres e me cdo lloj njeriu.kot nju jane bose.pastaj dote thoni ju qe ska prapavije politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *