• |
ide | kryesore

Reagime kundër emërimit të Veliut në krye të policisë: Ka marrë grada në shkelje me ligjin

Lajme, Të fundit



Dje u zyrtarizua në kreu të policisë së shtetit Ardi Veliut. Veliu zu vendin e Haki Çakos, pasi ky i fundit u shkarkua nga detyra. Ndërkohë pas emërimit të tij vijnë edhe reagimet e para kundër. Ka qenë Shoqata e Policëve në Lirim ajo që ka reaguar pas emërimit të Veliut në krye të Policisë së Shtetit. Sipas tyre, në këtë emërim ka shkelje ligjit, pasi Veliu nuk i ka marrë gradat në zbatim të ligjit. Në një reagim në faqen zyrtare në “Facebook”, Shoqata thekson se për Ardi Veliun nuk janë respektuar vitet e qëndrimit në detyrë. Sipas tyre, Ardi Veliu i mori gradat për 4 vite, jo 11 vite sipas ligjit.

Shkeljet ligjore në emërimin e Ardi Veliut janë:

E para: Në ligjin për policinë e shteti nr. 108/2014, neni 55 për Kriteret për fitimmin e gradës, është shkelur në pikën 1, gërma ë) në të cilën përcaktohet: të plotësojë kohën e qëndrimit në gradë, sipas afateve të mëposhtme:
iii) nga “Komisar” në “Kryekomisar” 3 vite;
iv) nga “Kryekomisar” në “Drejtues” 5 vite;
v) nga “Drejtues” në “Drejtues i parë” 3 vite;

Pra, sipas ligjit, në total kërkohen 11 vite punë në Policinë e Shteti. Në rastin konkret, punonjësi i policisë Ardi Veliu i ka marrë këto grada në kundërshtim të plotë me ligjin për Policinë e Shtetit duke mos respektuar vitet e qëndrimit në detyrë sipas kohës së gradave policore. Konkretisht Ardi Veliu është ripranuar në tetor të vitit 2013 duke i marrë të gjitha këto grada për 4 vite dhe jo për 11 siç dikton ligji.

E dyta: Dispozita e dytë që është shkelur në ligjin për Policinë e Shteti nr. 108/2014, është neni 13 për Kriteret e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pika 2/b në të cilin citohet: “të ketë të paktën 15 vjet përvojë në polici, nga të cilat të paktën 10 vjet në pozita të larta drejtuese në strukturat e Policisë së Shtetit”. Ardi Veliu nuk e plotëson këtë kriter të ligjit, pasi ky ka një kohë të ushtrimit të funksioneve në Policinë e Shtetit në total rreth 12 vite, përkatësisht nga viti 1998 deri në janar 2006 dhe nga tetori 2013 deri më sot, shkurt 2018. Gjithashtu në shkelje po të këtij neni të ligjit, është edhe fakti se Ardi Veliu nuk përmbush afatin 10 vjeçar të qëndrimit në pozita të larta drejtuese në Policinë e Shtetit sepse i ka ushtruar këto pozita vetëm 3 vitet e fundit.” – shkruan në reagim Shoqata e Policëve në Lirim.

 



4 Comments

  1. ridhjersit dhjen grada e diploma.rama ka marr dy vite shkoll ne 13 vite jetdhe at babi kristaqot pasi ja dha grusan.

    1. Shqiperia vend i NATO aspirante per tu futur ne BE vertet mendoni se te ishte shkelur ligji nuk do fliste PAMECA dhe nderkombetaret? Ata po gjeten shkelje ta perplasin ne fytyre. Lexoni nje cop ligji para se te flisni o polica

  2. Kshu per te dhene mendje jemi te paret ne. Kjo eshte organizata e Flamur Nokes kshu qe nuk eshte se i besoj ndonje fjale. Nuk kane si shprehen ndryshe ceshte e verteta do mbajn linjen e atij qe i ka punesuar F.Nokes

  3. Fakti qe flet shoqata e policeve te liruar(dmth kta polic kane pasur nje arsye pse jane liruar nga detyra) nuk i besoj asnje fjale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *