• |
ide | kryesore

‘Sasi rekord’ kanabisi shqiptar në Trier, 3 kosovarë në pranga

Lajme



Në Gjermani u kapën 100 kilogram kanabis sativa, që kishte ardhur nga Shqipëria. Në pranga janë vendosur tre persona, të gjithë shqiptarë nga Kosova. Siç shkruan Focus.de kjo është një sasi rekord kanabisi për këtë rajon të qetë në Gjermani.

Zyrtarët e policisë lokale dhe prokurorisë janë shprehur, se është e pabesueshme se si kjo sasi droge ka ardhur nga Shqipëria për në qytetin e tyre, Trier.

Edhe pse kjo sasi droge për shqiptarët është diçka normale, për gjermanët është cilësuar si rekord.

Të arrestuarit janë shqiptarë, njëri 39 vjeç, që është kryesori, dhe dy të tjerët të moshave, 20 e 23 vjeç. Qyteti i Trierit në afërsi të Francës duket se nuk është mësuar me sasi të tilla droge. Dy personat, 39 dhe 23 vjeç, janë mbajtur në burg, ndërsa i riu 20-vjeçar është lënë i lirë.

Të dy shqiptarët kanë dalë para gjykatës, ndërsa ende nuk ka një vendim ndaj tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *