• |
ide | kryesore

“S’ka përballje ligjore me këtë qeveri, djegia e mandatit çon në konflikt civil”

Lajme, Të fundit



Kërkesa për qeveri antimafia që do të përgatisë zgjedhjet e ardhshme nuk është vetëm retorikë. Përbërja e saj ende nuk është vendosur, por numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka siguron se ndryshe nga ajo e 18 majit, socialistët nuk do të jene pjesë e qeverisë antimafia.

“Kur të rrëzohet kjo maxhorancë do propozohet që të ngrihet një qeveri tjetër. Por kjo është për t’u diskutuar. Një gjë është e sigurt se; marrëveshje me Edi Ramën dhe qeveri të përbashkët qoftë për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka”, tha Paloka.

Demokratët kanë vendosur të mos ndjekin rrugët e përballjes ligjore me mazhorancën, nënkryetari demokrat sqaron arsyet e një vendimi te tillë.

“Kemi përballë një qeveri ilegjitime, një partalment ilegjitim dhe mënyrat tona pavarësisht demokratike, duhet të jenë të tilla që t’i përgjigjen këtij realiteti”, pohoi ai.

 

 

Por, përballë një qeverie legjitime pyetja lind pse opozita nuk vendos t’i djegë mandatet.

Djegia e mandateve do të thotë që të jemi një hap larg konfliktit civil. Në bazë të djegies së mandateve të deputetëve, nuk ka më ça të bëjë opozita dhe të thërrasë popullin dhe të përballet me një qeveri që e ka humbur legjitimitetin. Do çojë në situata aspak të këndshme”, pohoi deputeti.
Opozita nuk ka ende një datë për protestën e madhe që pason 27 janarin, por format e reagimit nuk do te mungojnë, nga qëndrimi në parlament dhe reagimi i shqiptareve në çdo qytet, konfirmon Paloka. /news24



4 Comments

  1. dalja e klases politike ne 1 shekull rendimenti i demit me te madh se dobia cdo moment co minut ,mbetet analize dhe tendence angazhimi deri ne organizim kombetare qe kjo klase politike be baze komunizmi si ne formim mbeshtetes dhe ligje automatikisht te zhvleftesohet mbasi me aftesin qe kishin shkruan historine demi me i mall se dobia kur krijohet opinjoni renia dhe largimi mbetet ne prak , keta nuk munde te ndyshojne as shkencerisht as praktikisht sepse padrejtesine dhe te keqen e ka ne gjak ne formim dhe trazhgimi por dhe mbeshtetje ,keshtu qe qe keto per kombin shqiptare per 1 shekull ullheqe te ketije kombi do plotesohet nje histori me kujtim te keq keta kan vetem nje rruge shpetimi dhe lehtesimi te pranojne te verteten bejne pajtimin kombetare dhe lene vendin ullheqesve te drejte me te drejten hakun 1 standartesh jo dy standarte si ju ,lejojeni qe kete komb te qendroje i qete me te drejten e vet,dhe qe pas ketyre hillen themelet e bashkimit kombetare sepse brezat e pastert do kerkojne te drejtat jo korrupsionin ballkanik ndaj shqiptareve kerkimi te drejtave do ta zhbeje perfundimisht ate,nese eshte apo jo i drejte ky koment koha do plotesojne kuptimin mbi cilesit e padrejtesise dhe drejtesise garancin e krijuesit te saje qe padrejtesia nuk triumfon vecse te padrejtit humbin,ne gjith ate cfar padrejtesia mbarte ,komenti behet qe klasa politike te rivlersojne qendrim me popullin dhe me drejtesi ose kunder popullit dhe jashte ndergjegjes dhe sundimit tije ky eshte mendimi im pas kostove te padrejtesie ne tre breza njerezish qe keta na bene gjyshit babajt mua me pronat ,ku prona eshte vet zgjillja jetes sepse po te vlersohet toka qe me kan grabitur sipas cmimit nderkombetare te vleres shkon 2 milion dollare 2 milion dollare un me familjen time nuk mund ti fitoj as per 300vite me mundesit qe keta ofrojne pas mashtrimit te mall kam te drejte te ankohem komentoj kudo permes fjales se lire per padrejtesine individuale dhe kolektive qe na behet na ktheni pronat te kthejme perkrahjen ndaj jush me drejtesi hak

  2. Bla bla bla. Kjo PD eshte ose e blere nga Rama ose totalisht e paafte. 1000 te zezat ka bere kjo qeveri, droge nga te gjitha anet, shume hallexhinj i ka fute ne burg, shume te tjereve iu ka prishur shtepite dhe te gjitheve pa perjashtim iu ka rritur taksat. Koncesione nga te gjitha anet, tendera miliardash pa fund, prishje e ekosistemit, te gjitha te keqijat.
    Po PD ku eshte? Askund nuk eshte, doli ne nje proteste “te civilizuar” dhe kaq. Ky tjetri thote qe djegia e mandateve con ne perplasje civile. Po pse mos te kete perplasje civile me gjithe keto te zeza qe kane bere? Cfare qeverie do beje Paloka me Lulin? Pretendojne qe Rama do ua leshoje karrigen keshtu kot per qejf? Keta ose jane totalisht idiote (qe nuk e besoj) ose pastaj jane totalisht te blere nga Rama.
    Mjere ky popull qe perfundoi prape ne diktature!

  3. Per ty revolucionar komunist. Di ndonje sistem tjeter qe merr pushtetin me dhune pervec atij komunist? Keta qe qeverisin vertet po e bejne balte por eshte vota qe ben ndryshimin. Keshtu eshte kur keni patur ne krye nje komunist te thekur si Berisha.

  4. Ti komentuesi “someone” e paske mizen poshte kapeles ti, dicka te ka prishur kjo qeveri ty, ndoshta shtepi ose biznes pa leje qe e ndertove ne qeverine e Sales, ose ndoshta te ka heq nga puna qe e more me shkollen private qe hapi perseri qeveria e PD..
    Ik ore qelbesira turp te keni, ju jeni frymarrja me e keqe ne shqiperi, te vij dhe nje here Enveri dhe tu shfarosi te gjitheve ju kriminele qe keni vjedh dhe keni prishur mentalitetin e te qenjes shtet demokratik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *