• |
ide | kryesore

Analiza/ Arsyet pse Armando Duka e fitoi garën e FSHF

F1, Kryesore, Sport



Megjithëse gara ishte parashikuar si shumë e fortë, Armando Duka u rizgjodh për të pestën herë në krye të FSHF-së duke e munduar Bashkim Finon me një rezultat shumë të ndjeshëm. Në këtë fitore me 38 vota, ndikuan një sërë faktorësh. Që nga ndërhyrja e politikës e deri tek organizimi i FSHF-së. Lapsi.al i ka renditur ato…

 

  • Armando Duka fitoi sepse pati përballë një kandidat të ardhur nga politika dhe të pilotuar nga qarqe shumë pranë kryeministrit Rama. Një gjë e tillë bëri që rreth presidentit aktual të koagulohen të gjithë faktorët kundër qeverisë. Që nga mediat më të mëdha në vend, gazetarët me emër e deri tek partitë opozitare që kishin në Asamble afro ¼ e votave të kontrolluara prej tyre, u mobilizuan që Edi Rama të mos fuste në kthetrat e tij FSHF-në. Kështu, megjithëse Fino, i vizatuar si i vetmi kandidat që për arsye politike mund të arrinte të thyente hegjemoninë e presidentit aktual, mori shumë vota politike bashkish, ai krijoi rreth vetes një efekt boomerang. Ai tuboi së bashku njerëz që nuk do të ishin bashkuar kurrë, nëse ai nuk do të qe futur në garë.

 

  • Armando Duka fitoi edhe sepse ai ka ngritur për katër mandate në federatë një sitem lidhjesh klienteliste, me marrëdhënie dhe ndere personale, të cilin nuk mund ta zhbëjë dot as pushteti politik. Jo më kot intelektuali francez Jaques Atali ka thënë për FIFA-n dhe UEFA-n se ato janë organizma diktatoriale që sfidojnë fuqinë e çdo qeverie lokale. Këtë herë edhe në Durrës u vërtetua teza se futbolli, që ka të njëjtat vese si politika në drejtim, nuk mund të sfidohet lehtë prej saj.

 

  • Armando Duka fitoi edhe sepse, pavarësisht nga skandalet juridiko- financiare që i zbuloi Fino, pra pavarësisht nga ato, ai e kishte mandatin që sapo mbylli, mandatin e tij më të mirë. Gjatë këtij mandati trajneri i zgjedhur prej tij, Giani De Biasi dhe skuadra e tij, arritën të çojnë Shqipërinë në Finalet e France 2016. Përpos këtij suksesi ekskluzivisht sportiv, Federata, me gjithë mangësitë në nivel lokal, tregoi se ka një fuqi të konsiderueshme në planin e lobingut ndërkombëtar. Ajo mundi UEFA-n dhe Serbinë gjatë procesit ndërkombëtar të Gjykatës sportive CAS në Zvicër. Pra këto dy suksese do të ishin të mjafta që Duka të kishte edhe argumentat publikë për fitimin e një kandidimi të dytë.

Megjithatë, pavarësisht se kjo është fitorja më e vështirë e Armando Dukës, ajo e ka bërë shumë më fraxhil profilin e tij në publik. Me aksesin mediatik që kishte dhe me aparatin shtetëror që iu vu në dispozicion, Bashkim Fino arriti të nxjerrë gjatë kësaj fushate shumë anë të errëta e të panjohura të FSHF dhe metodat autoritare të drejtimit të presidentit aktual. Prandaj, sado e përmasave epike të jetë kjo fitore, prej saj ka dalë një president që qëndron mbi këmbë argjili.  ©Lapsi.al



9 Comments

  1. O Shkullak apo Bushat,
    ne pamundesi intelektuale dhe ne krizen qe ndodheni keni degraduar gazeten ne nje faqe lajmesh sportive me artikuj mbushur me gabime te panumerta ortografike dhe perdorim te fjaleve te huaja pa vend.
    Per me teper ka fjali te ndertuara pa kuptim (lexo paragrafin e fundit) qe me bejne te dyshoj se keni punesuar komentuesin futurist me emrin ari.

  2. Tani ,qe Duka rrika ne kembe argjli nuk ka asgje te keqe,te tjeret rrine ne kembe rere,boll qe te jetojne ,qofte dhe nje dite.Askush nuk e di se c’fare ndodh neser,me mire nje sorre sot se nje pule mot.Duka eshte pehlivan dhe mashtrues,kjo dihet dhe nga familja,por ai fitoi qofte dhe me byth.
    Ne kemi degjuar qe shume sportiste jane bere Drejtora apo kryetar te federates(psh M.Bushati),por qe nje ish kryeminister te behet kryetar i futbollit,paska hall te madh.Fino nuk eshte dalluar as ne kampionatin e hedhjes se shurres ,qe organizohej ne shkolla.Ndoshta futbolli i jep kenaqesine e kryeministrit,qe tashme i mungon.

  3. Keto jane sinjalet e para se po i vjen fundi ketij pushteti te ngjashem me ate Kim Yongut (kete here i perfajsuar nga Fino)

  4. Përfundimi: edvin droga mund të mashtrojë vetëm militantët, injorantët dhe narkomedian, por jo të tjerë më. Ka filluar numërimi mbrapsht.

  5. Duka fitonte ne raundin e dyte me 33 vota nga 65qe ishin gjithsej. Po te llogaritesh 12 qe jane te shoqatave I bie 21.keto 12 jane rrogtar ne FSHF dhe gara fillon 12 me 0.Ndersa 17 vota I kishte nga kryebashkiaket. Nuk flas per presidentet e Lacit,Korces,Elbasanit qe I ka bere ndere.Shto ketu presidentet e klubeve qe nuk egzistojne si Fieri, Pojani etj qe vijne 1 here ne 4 vjet e votojne. Pra jo Fino por edhe Laveri te ngrihet nga varri nuk mund te fitonte

  6. Bushati ne mbrojtje perverse qe vetem ai di te beje ne sherbim te Finos! Bushati thote zbuluam disa skandale. Dakort Bushat po perse zgjodhe te flasesh pikerisht sot per te tilla? Se jo per gje por per te njejten rrjete merimangash qe kishte ngritur Rama dikur ne bashki dhe qe Bushati i bllokut u thoshte shqiptareve ta votonin, ky qepte gojen! Nejse prandaj te mori Topi se nuk gjen det zetredhur si pune jote Bushat

  7. Une isha per Duken per sukseset e arritura. Por nuk jam dakort qe Fino ishte kandidati i qeverise, nese Rama do kishte lobuar per Finon mendoj se do kishte fituar Fino.

  8. Rama i mesuar ti bleje zgjedhjet, kete here ne FSHF “i hasi sharra ne gozhde”, se ishte dikush tjeter qe i blinte me shpejt e me shtrenjte se ai.
    Per Armand Duken suksesi i zgjedhjes se fundit ishte…Bac Fino, nje kandidat grotesk qe i siguroi Dukes fitoren. Te largosh Duken e te zgjedhesh Finon ishte si “Te laje mutin me shurre”.

  9. Mos u lodhni shume me gjoja analiza.Te gjithe e dine pse fitoi Don Duka .Ai e rriti se tepermi pagesen per te gjithe votuesit dhe sidomos per politikanet.Eshte shume e thjeshte .Mos e komplikoni kot.Njerezit i kujtoni budallenj ju??? Ju nuk jeni me te zgjuar thjeshte jeni pazarcinj te poshter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *