• |
ide | kryesore

Duka mund Finon, rizgjidhet në krye të FSHF-së për herë të pestë

Kryesore



Armand Duka ‘shënon’ për herë të pestë duke u zgjedhur sërish në krye të FSHF-së.

Pak më vonë ka nisur edhe numërimi edhe për raundin e dytë të votimit për zgjehdjen e kreut të FSHF-së. Në këtë raund kandidatëve u duhen 50+1 vota për tu zgjehdur në krye të FSHF-së. Pra 33 ose më shumë vota nga 65 të mundshmet. Ndërkohë në raundin e aprë Duka mori 39 ota, ndërsa Fino 22, por për shkak se në raunidn e parë duheshin 2/3 e votat, u kalua në raunidn e dytë ku kryetari zgjidhet me një shumicë të thjeshtë.

Nga numërimi i votave Duka ka fituar me 38 vota, ndërsa Fina ka mundur të marrë 24 vota, më shumë se raundi i parë.

Ka përfunduar raundi i parë i votimit për kreun e FSHF-së. Pas numërimit të 65 vota, kryeson kreu aktual i këtij institucioni me 39 vota, ndërkohë që ndiqet nga Bashkim Fino me 22 vota. Kandidati it tretë Shpëtim Hala nuk ka mundur të marrë asnjë vota, ndërsa 4 vota ka dalë të pavlefshme. Ndonëse Duka ka marëë gati dyfishin e votave të Finos, atij nuk i mjaftojnë për të për të plotësuar 2/3 e votave, numër ky që do ta zgjidhte direkt kryetar qysh në raundin  eparë.

Ndërkohë, për pak do të nisë raundi i dytë ndërmjet dy kandidatëve, Bashkim Fino dhe Aramando Duka. Në këtë raund për t’u shpallur fitues duhet 50+1 vota, pra mjafton që Duka të sigurojë më shumë mbi 33 vota për tu rizgjedhur në krye të FSHF-së.

Zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së janë duke u mbajtur në Durrës ku po mbahet Asambleja Zgjedhore e këtij institucioni. Në këtë Asamble futbolli shqiptar zgjedh drejtuesin e ri për 4 vitet e ardhshme, si dhe 11 anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv.
Për të monitoruar këto zgjedhje kanë zbarkuar ditën e djeshme në Shqipëri edhe përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s. Zv.predisenti i UEFA-s Grigori Surkis ka mbajtur edhe një fjalim në këtë Asamble.

“Politika nuk duhet të ndërhyjë dhe kjo është mjaft e qartë. Komiteti i federatave kombëtare së bashku me delegatët përgatit raportin për zgjedhjet dhe ia paraqet atë Komitetit Ekzekutiv të Uefa-s dhe FIFA-s. Prandaj shpresoj në një përgjigje të mençur dhe një dëshirë të kandidatëve për të mos rënë në kompromis.” – ka thënë ai duke paralajmëruar politikën t’i qëndrojë larg këtyre zgjedhjeve.

Në nisje të saj, fjalën e ka marrë kreu i FSHF, Armando Duka. Gjatë fjalës së tij, Duka tha se futbolli ka rritur imazhin e tij falë punës që është bërë. Ai u shpreh se mbi të gjitha duhet të fitojë futbolli.

Futbolli shqiptar ka regjistruar jo pak ngjarje të rëndësishme. Obligim për ne është të jemi një skuadër ambicioze drejt suksesit. Jemi të vetëdijshëm për punën që duhet të bëjmë. Objektivat tona janë të fokusuara në shumë drejtime. Besoj se ju sot do të bëni zgjedhjen e duhur, duke vlerësuar alternativën më të mirë për futbollin shqiptar. Mbi të gjitha duhet të fitojë futbolli. Kam bindje, se kjo Asamble me diskutimet, vendimet dhe pjekurinë e saj do t; janë një shtysë më të fortë përpjekjeve tona”, – u shpreh Armando Duka.

Ndërsa Bashkim Fino e ka nisur fjalën e tij me një ironi ndaj rivalit të tij, Duka.

“I paske bërë me difekt këto duhet ti bësh më të forta, si duket s’paske para” – tha ai, teksa mbante fjalën në foltoren e punimeve të Asamblesë zgjedhore

“Unë jam ketu për të kërkuar votën tuaj dhe për tu votuar nga ju, jo për personin tim, dhe vlerat e mia, ato janë të njohura nga shumëkush, i bëri të njohura edhe presidenti aktual, por të më votoni për platformen, per heqjen e statusquos, varfërise, e një sërë problemesh te futbollit. Duka kërkon votën e vazhdimësisë 16 vjeçare, duke premtuar të përmirësojë ato që ka bërë keq. Me keqardhje konstatoj se kampionati shqiptar është një nga ata me besueshmëri më të ulët në Evopë, i pastrukturuar dhe në shumë raste lodër në duart e pak personave të pasur. Çdo ti bënte fondit administrata e FSHF-së do i investonte në bursë, me çfarë kriteresh janë përzgjedhur për projektet, a ka pasur preferenca, cili është raporti mes investimeve për paga e luksi të papërgjegjshme të FSHF, e justifikimi nuk është se janë miratuar. Ju Duka e keni keqpërdorur asamblenë”. – tha Fino.

Më herët, Fino ka shfaqur pakënaqësi për protokollin, pasi dy kandidatet (ai dhe Hala) u janë caktuar vendet nga fundi i sallës! Në shenjë mospajtimi ulet në fund fare së bashku me Sulejman Starovën! Fino shprehet se të tre kandidatet duhet të ishin në pozicion të barabartë dhe jo Duka të qendrojë në krye! Sipas tij është mungesë respekti.

 

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *