• |
ide | kryesore

Sekreti i personave të lindur në muajin shkurt

Stil



Këta janë njerëzit më me fat, pasi karakterizohen nga një nivel gëzimi, emocioni dhe kreativiteti më të lartë së te lindurit e muajve të tjerë. Ja disa fakte interesante dhe gazmore që duhet të dini mbi to.

1-Kanë më pak prirje për të qenë të padurueshëm. Njerëzit e muajit shkurt janë më të ëmbël se shumica e fëmijëve të tjerë. Në një studim ku u përfshinë 400 persona, shkencëtarët përcaktuan personalitetin e tyre, ku doli se të lindurit në muajin shkurt kanë një temperament më të butë.

2-Ata janë gjithmonë një shoqëri e mirë për të tjerët. Njerezit e shkurtit ndajnë muajin e tyre të lindjes me disa njerëz mjaft të rëndësishëm si Drew Barrymore, Michael Jordan, Sheryl Crow dhe Jennifer Aniston. Pra këto njerez janë të destinuar për të arritur gjëra të mëdha në jetë.

3-Këto njerëz janë më të prirur të jenë të famshëm. Sipas një studimi të publikuar në Journal of Social Sciences, ata që janë lindur nën shenjën zodiakut Ujori kanë më shumë gjasa të jenë të famshëm. Kjo pasi ato janë më kreativ, të pavarur dhe me fantazi. Një tjetër studim nga Zyra e Statistikave Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar gjeti se njerëzit e lindur në shkurt kanë më shumë gjasa të jenë artistë.

4-Disa prej tyre do të jenë njerëzit me ditëlindjen më të veçantë në botë. Vetëm 1 në 1,461 persona ka ditëlindjen në 29 shkurt. D.m.th. ai e feston atë 1 herë në 4 vjet. Pra ato janë vërtet fëmijë unik në çdo drejtim.

5-Guri i tyre i lindjes është Amethyst. Amethyst është një kuarc vjollcë që përdoret shpesh në bizhuteri. Ky kuarc vjollcë është përdorur gjerësi nga mbretërit dhe simbolizonte guximin dhe shtresën e lartë shoqërore.

6-Ato i përkasin shenjës së ujorit ose peshqve. Ujorët e lindur më 20 janar – 18 shkurt janë më të pavarur, të mençur dhe krijues. Ndërsa të lindurit nën shenjën e Peshqve, 19 shkurt – 20 mars, janë të njohur për dhembshurinë, imagjinatën dhe besnikërinë e tyre.

7-Lulja e tyre simbolike është lulja Vjollcë. Kjo lule simbolizon besnikërinë e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *