• |
ide | kryesore

Tenton të vetëvritet me thikë, gruaja në gjendje të rëndë

Lajme



Një grua 59-vjeçare tentoi ti japë fund jetës duke goditur veten me thikë.

Ngjarja ndodhi këtë të martë në lagjen nr.17 të qytetit të Korçës, në banesën e saj.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur gruan në gjendje të rëndë, duke e dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës dhe nga aty, për shkak të gjendjes kritike, është nisur drejt Tiranës.

Dyshohet se akti i rëndë është kryer në gjendje të rënduar depresive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *