• |
ide | kryesore

Washington Post: Kosova ankohet për strategjinë e re të zgjerimit të BE  

Lajme, Të fundit



Prestigjozja amerikane “Washington Post”, në një artikull të botuar sot në versionin online, i ka kushtuar një shkrim Kosovës dhe përfshirjes së saj në strategjinë e re për zgjerim të Bashkimit Evropian.

Në këtë artikull citohen deklaratat e krerëve shtetërorë të Kosovës, si Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, të cilët e cilësuan si diskriminim për Kosovën këtë strategji, dhe e cila nuk mori për bazë sukseset e arritura nga shteti më i ri në Evropë.

Ky artikull vazhdon me faktin se Bashkimi Evropian të martën u bëri thirrje shteteve të Ballkanit që të zgjidhin çështjet e kufirit përpara anëtarësimit në Bllok. Aty citohet edhe fakti që Kosova do të përfitojë nga kjo strategji vetëm nga normalizimi përfundimtar i raporteve me Serbinë.

“Kosova kishte shpallur Pavarësinë nga Serbia më 2008, edhe pse kjo e fundit nuk e ka njohur si shtet Kosovën”, përmendet në këtë artikull.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *