• |
ide | kryesore

Arrestimet? Lubonja: Fasadë për ndërkombëtarët, presion ndaj opozitës si Berisha – Nanos

Lajme, Të fundit



Për analistin Fatos Lubonja, arrestimet e disa ish-zyrtareve te ARRSH-së ditët e fundit, po bëhet me qellim që t’u hidhet hi syve ndërkombëtarëve dhe për të përfituar mbështetje prej tyre.

“Nuk është problemi se këto dëmtojnë opozitën. Unë kam një tjetër këndvështrim. E kam thënë hapur, siç thonë romakët, “e mira nuk matet me aksionin, me aktin, por me qëllimin”. Nuk e mohoj që njerëzit presin arrestimin e “peshqve të mëdhenj”.

Qëllimi duhet të jetë për të pasur një drejtësi që i trajton të gjithë të barabartë para ligjit, por nëse qëllimi nuk është ky? Mendoj se është një qëllim i keq pastrimi i hajdutëve që nuk të lënë ty të vjedhësh, presioni ndaj opozitës që denoncon krimet por edhe një fasadë për ndërkombëtarët që të kesh mbështetje.

Vijmë këtu në një situatë që ne e kemi përjetuar në vitet 90 kur erdhi në pushtet Berisha. Arrestimi i parë ishte i Fatos Nanos për korrupsion, por të gjithë e dimë që s’e futi për korrupsion. Ndërkohë Saliu mori gjyqtarët e plepave dhe ndërtoi një katrahurë, një shtet personal, që degjeneroi në 97.
Nuk e shoh në atë dramacitet si në 97, por kontrolli, trembja e opozitës, s’është drejtësi, është gjë e keqe se qëllimi është i keq.

Është shenjë e qartë që këtu po goditen njerëz që janë të lidhur me një palë, por që ne të shikojmë një drejtësi që vepron kundër traditës që kush ka mazhorancen kontrollon gjithçka, është një drejtësi që është e pavarur nga mazhoranca se nga opozita e dimë ne që janë të pavarur” – tha Lubonja në studion e Eni Vasilit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *