• |
ide | kryesore

Dosja ‘CEZ’, ish-ministri Ruli dëshmon për 1 orë në prokurori

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, mbrëmjen e së mërkurës është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, për aferën e CEZ.

Sipas burimeve, behet me dije se ish-ministri demokrat mbërriti ne organin e akuzes rreth orës 18.30, dhe ka qendruar para grupit të hetimit per afro nje ore. I kontaktuar nga “News 24”, lidhur me këtë çështje Genci Ruli shpjegoi:

“Ishte një sqarim i bazuar në prova reale e të dokumentuara që unë i dhashë Prokurorisë së Tiranës, e cila po heton përsëri çështjen CEZ, për çka lidhet me të ashtuquajtura prova të reja, të paraqitura nga Komisioni Hetimor Parlamentar “Balla”. Shpresoj që dëshmia ime ta ketë ndihmuar hetimin e prokurorisë për të dalluar të vërtetën e dokumentuar nga akuzat qesharake që prodhon kuzhina politike shqiptare”.

Dosja CEZ u pushua nga prokuroria e Tiranës pas afro 2 vitesh hetim. Pak javë më parë, gjykata vendosi ta shfuqizojë vendimin e organit të akuzës dhe ta kthejë sërish çështjen për hetim.

Pas marrjes së dëshmisë së Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Berisha, prokurorët kerkuan për sqarime edhe ish-ministrin Ruli, emri i të cilit u përmend nga dëshmitari Romeo Kara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *