• |
ide | kryesore

E vërteta e e-mailit të çekëve të CEZ/ Shkëlzen Berisha replikon LIVE me Andi Bushatin

Lajme, Të fundit



Një e-mail i publikuar gjatë punimeve të komisionit hetimor parlamentar të drejtuar nga Taulant Balla për mënyrën se si u privatizua OSSH nga çekët e CEZ ka përfshirë në këtë çështje edhe Shkëlzenin, djalin e kryeministrit Sali Berisha.

Në këtë e-mail të datës 28 janar 2010 të dërguar nga kreu i CEZ në Tiranë, Jozef Hajsek për nëndrejtorin e CEZ në Pragë Tomas Pleskac flitet ndër të tjera për një takim që ky i fundit do të zhvillojë në Tiranë me kryeministrin Berisha dhe djalin e tij (foto poshtë).

Në një ndërhyrje me telefon në emisionin “Të paekspozuarit” në Top Channel, Shkëlzen Berisha thotë se asgjë nuk është e vërtetë. Ai ka replikuar me analistin Andi Bushati që ndodhej në studio dhe që ngriti disa pyetje për çështjen.

“Ky takim as është kërkuar dhe as është zhvilluar kurrë. Edhe në atë letër flitet për një takim që do të zhvillohet. Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjë nga këta persona. Nuk kam lidhje familjare, nuk kam lidhje biznesi, nuk ka udhëtuar me makinën e tyre, nuk ka ndonjë dëshmi që ata më kanë dhënë mua miliona” – tha Berisha.

Por Bushati i mëshoi faktit që takimi është zhvilluar pak javë më pas dhe Sali Berisha i ka pritur në zyrën e tij njerzit e CEZ, njëlloj siç thuhet në e-mailin e publikuar.

“Nga e-mail që është publikuar nuk thuhet që ju keni takuar dikë, por del qartë se ju keni ndërmjetësuar një takim me babain tuaj kryeministër. E-mail është dërguar dhe kjo është faktuar. Takimi ka ndodhur disa jave me pas, fiks siç është pretenduar në atë e-mail” – tha Bushati.

Shkëlzen Berisha mohoi sërish gjithçka duke këmbëngulur: “Çfarë thuhet në atë e-mail është e pavërtetë. Unë nuk i njoh këta persona dhe nuk kam të bëj me ta”. 

Nga ana tjetër Bushati që bëri një krahasim me rastin Tahiri (persona të tretë kanë folur edhe për Tahirin, persona të tretë kanë folur edhe për ju – tha ai) këmbënguli se pas kësaj prokuroria është në të drejtën e saj të hetojë, por ama në publik mbetet dyshimi se pse djali i kryeministrit duhet të përmendet si garant në një takim dhe më pas takimi kryhet? Pra dyshimi është se janë kapërcyer instancat shtetërore që punët të zgjidheshin në mënyrë familjare për përfitime personale.

Pretendimi i mediave të majta është se ky takim me Sali Berishën është organizuar në mënyrë që CEZ tashmë i privatizuar të lehtësojej nga një barë e rëndë parash që e ka marrë përsipër shteti.

Berisha u pyet edhe për thirrjen e tij në prokurori ku tha se kishte mbajtur të njëjtin qëndrim.

“A ka lidhje kjo çështje me babain tim? Unë besoj që babai im ka kaluar shumë në karrierën e tij politike për të ndjerë nga kjo. Kjo është një frikë e Edi Ramës nga skandalet e tij. Rama krijon shashka për të hequr vëmendje nga skandalet dhe droga” – tha Berisha.

Një javë më parë, Shkëlzen Berisha u thirr nga organi i akuzës për t’u pyetur për çështjen e privatizimit të CEZ dhë për përfitimet që kjo kompani çeke ka pasur më vonë gjatë qeverisjes të të atit të tij, ku u pyet për rreth 30 minuta.

Socialistët thonë se privatizimi i OSSH-së në vitin 2009 te kompanie çeke CEZ i shkaktoi shtetit një dëm prej 414 milion euro. Sipas tyre procesi i privatizimit ishte fiktiv, me fitues të paracaktuar dhe me favorizime që vazhduan edhe pas marrjes së kompanisë nga çekët.

©LAPSI.al



9 Comments

  1. bushati ose bushtra e rames,ruqit e negjmijes.po behu deputet i qelbesires rama o bushat si alfred peza e mos llomotit me,ai u be miljoner i 10 fisht sapo u be deputet .i lau bythen rames dhe miljoner.ti si ngjela pret te te bej minister po ju len bythen huq.bashkohu fundja rrac komunisti je,dole dhe ti per ti marre metes bllokun me 21 janar ,por morret ngjalen e tij, ty rama ta la bishtin e ngjales.

    1. Ore Bushat po turp nuk te vjen qe boton emailin dhe vazhdon genjen ? Po ne cilin rresht te ketij emaili qe e ke botuar te perkthyer ne shqip del qe dikush i ka kerkuar shkelzenit apo qe shkelzeni ka marre persiper te rregulloje takim me Saliun ?

  2. Mjafton nje fakt per te treguar militantizmin ekstrem te shqiptareve. Shihni mbrojtjen qe i bejne jo thjesht militantet por deputet e partise, djalit te ish-kryetarit.

    Teorikisht kjo nuk ka asnje arsye te ndodhe. Djali i ish-kryetarit nuk eshte personazh politike, te pakten ne leter. Ish-kryetari ka dhene doreheqje duke pranuar fajet dhe partia ka nje kryetar te ri qe teorikisht thote se po e ndryshon partine. Eshte e paimagjinueshme te mendosh jo vetem militantet, po edhe kongresmene e senatore, te dalin ne TV per te mbrojtur familjare te presidenteve Bush e Obama.

    Praktikisht realiteti eshte komplet ndryshe ama. Partia vazhdon te mbetet prone e Berishes, dhe eshte prone e tij pikerisht qe te mbroj familjen e tij. Nese dikush kerkon te perfitoje pune, para, pushtet nga partia duhet fillimisht te mbroj familjen e kryetarit te vertete.

    Kjo eshte ndyresia ku ka perfunduar politika shqiptare.

    1. Bravo: Qenke shumë intelegjent! O shoku populli thotë: Ja ujku (Edvin Kristaq hashashi), ti na tregon gjurmët.

      1. Boll me keto krahasimet idiote. Rama eshte hajdut e kriminel. Zeni eshte hajdut e kriminel. Fakti qe eshte njeri nuk e ben tjetrit te pafajshem.

  3. O bushat je bërë si vëllezërit serbë të komunistëve shqiptarë, që për të mbuluar genocidin serb ndaj popullsisë shqiptare në kosovë akuzojnë shqiptarët për krime ndaj popullsisë serbe. Qëllimi është që të tentohet të barazohen genocidi shtetëror serb me ndonjë sjellje kriminale të individëve të veçantë shqiptarë.
    Pra edhe ti dhe e gjithë NARKOMEDIA po përpiqeni të mbuloni skandalet Kriminale-MONSTRUOZE të sektit të rilindjes me gabimet dhe fajet që nuk po i provoni dot të qeverisjes së Berishës.
    Mjafton vetëm kanabizimi i gjithë teritorit shqiptar për të mbyllur gojën e çdo njeriu me dy pare mend.
    Nuk ka nevojë pastaj të përmenden deputetët, kryebashkiakët dhe nënpunësit e lartë rilindas- kriminelë, Shkatërimi i stdiumit kombëtar, betonizimi i Liqenit, lejet e ndërtimit, lojrat e bixhozit, doganat, etj etj krime të përditshme të rilindjes ku NARKOMEDIA e edvinit është njëlloj përgjegjëse dhe përfituese.
    Zoti ju VRAFTË rilindjen dhe narkomedian.

  4. Historia shumë e përfolur e marëveshjes koncesionare me CEZ-in çek, që në piknisje është trajjtuar me paragjykimin majtist të kundërshtimit të privatizimeve.
    Është fakt që kompania çeke, është një nga kompanitë më të suksesëshme europiane në administrimin e energjisë elektrike. Kjo kompani, si në Çeki ashtu edhe ne vendet e tjera ku përhapi veprimtarinë e saj, është vlerësuar si një kompani serioze e me rezultate të dukëshme.
    Është i vërtetë fakti se kjo kompani dështoi vetëm në Shqipëri.
    Por asnjë analist specialist i ekonomisë, nuk ka analizuar shkaqet e dështimit të CEZ në Shqipëri.
    Ajo që është anashkaluar tërësisht në debatin për këtë koncesion, është fakti se asnjë vend europian, përfshirë edhe ish vendet socialiste, nuk kishte një gjendje të atillë katastrofale të sistemit të shpërndarjes se kësaj energjie e nje rrjeti shpërndrje tepët primitiv e tërësisht të konsumuar.
    I tërë rrjeti shpërndarës i energjisë elektrike, nga e kaluara diktatoriale, kishte parashikuar një furnizim të popullsisë me këtë energji, të kufizuar vetëm për ndriçim, edhe ky jo i plotë, kurse kërkesat për energji elektrike në kushtet e reja, kur pothuajse në cdo familje hyne pajisje shtëpiake elektrike u shumëfishuan, jashtë kapaciteteve të sistemit shpërndarës.
    Për të rikonstruktuar të gjithë sistemin e shpërndarjes e për ta rinovuar terësisht ate, asnjë qeveri shqiptare nuk mund të siguronte paratë e mjaftueshme për këtë investim. Ndërkaq nuk duhet haruar se nuk ishte vetëm sistemi i shpërndarjes se energjisë elektrike, që në Shqipëri ishte prapa 100 vjet. Po aq e prapambetur ishte e gjithë infrastruktura e shërbimeve të tjera publike, rruget, ujsjellësit, shkollat, spitalet e deri sistemi i mbrojtjes nga katastrofat natyrale. Duke i shtuar këtyre mangësive, edhe nivelin e madh të varfërisë së trashëguar nga sistemi i mëparshëm, të mos harojme se varfëria pjell edhe korrupsionin. Në vitet kur qeveria Berisha vendosi t’ja japë me koncesion CEZ-t çek kontrollin e shperndarjes së energjisë elektrike, Shqipëria ishte edhe vendi kampion i vjedhjes së kësaj energjie. Humbjet në rrjet ishin të dyfishta. Po aq të mëdha sa ishin humbjet në rrjetin primitiv të shpërndarjes, ishin edhe humbjet nga vjedhja e kësaj energjie.
    Nëse i hidhet një sy përmbajtjes se mareveshjes që u bë me CEZ, na del se qeveria Berisha me ate marëveshje kishte parashikuar qe një dështim i këtij koncesioni, pra pamundësia e kompanisë çeke për të investuar në rinovimin e sistemit të shpërndarjes, do të rëndonte ligjërisht tek ajo. E ashtu ndodhi vërtete. Kur u pa se kompania çeke dështoi në Shqipëri, edhe për shkaqet që përmenda më sipër, qeveria e anuloi marëveshjen duke e çuar ate kompani në gjyqin e arbitrazhit.
    Cfarë ndodhi më tej ?
    Qeveria Rama, në vend që ta çonte më tej gjyqin e arbitrazhit e humbjet nga koncesioni ti kalonin kompanisë çeke, me motive politike e aspak ekonomike në interes kombëtar, i fali asaj kompanie detyrimin e marëveshjes, që ja kalonte vleres së humbjes së koncesionit të dështuar.
    A ka pasur persona që në mjegullen e një marveshje të dështuar, kanë bërë abuzime korruptive. Padyshim se po.
    Por nëse tek këto abuzime behet fjalë ndoshta për disa mijra euro, dëmi më i madh për ekonominë shqiptare ishte falja e detyrimeve të kompanise çeke, vetëm nga ndërhyrja tek Rama e zyrtarit çek socialist të BE, z Fyle e ku behet fjalë për mbi 500 milionë euro që i ikën arkes se financave shqiptare.
    Kjo është tabloja e të së vertetës në vija të përgjithshme për historinë e koncesionit CEZ, e të gjitha thashethemnajat alla Mero Gëlbaza, me teori konspirative se këto të këqija ja paskej bërë Shqipërise Shkëlzen Berisha, kam bindjen se do të jenë objekte humori.
    Marëveshja koncesionare e qeverise Berisha me CEZ-in çek, ështe e tëra e publikuar me dokumente edhe në media e mund të gjendet edhe në arkivat shtetërore. Misteri i vetëm në këtë histori, është se me cfarë argumentesh ligjore e ekonomike, qeveria Rama ja fali detyrimit kompanisë çeke. Nuk kemi dëgjuar asnjehere qeverinë Rama që të dalë me ndonjë deklaratë publike, se cilat ishin motivet që ju fali çekëve 500 milionë euro, sikur i kishte para të trashëguara nga Kristaqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *