• |
ide | kryesore

Femra që u shpall “Mbretëresha e Karnavaleve” jo Braziliane

Paparazzi, Slider



Femra që u shpall ‘Mbretëresha e Karnavaleve’ për këtë vit në Rio de Janeiro ka hyrë në histori pasi i përket shtetit anglez.
Samantha Flores, e lindur në Londër kryesoi para 5 milionë spektatorëve dhe është tepër e emocionuar pasi është e huaj.

“Kjo është një ngjarje e madhe për njerëzit me të cilët jam trajnuar për vite dhe kanë shpenzuar pothuajse 12 muaj për tu përgatitur për karnavalet. Unë jam nervoze dhe mendoj se një pjesë ka të bëjë me faktin që jam e huaj.

Ndjej presion më shumë se sat ë kisha lindur këtu e ta kisha marrë këtë punë seriozisht,” – tha 37-vjeçarja për The Sun.

Samantha kërceu samba në stadiumin, i cili zë rreth 90 mijë persona dhe tregoi se kërcimin e mësoi nga një grua në lagjet braziliane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *