• |
ide | kryesore

‘Finalizohen 5 operacione kundër krimit’, Rama ka një mesazh për Policinë

Lajme, Të fundit



Edi Rama përgëzoi punonjësit e Policisë së Shtetit pas finalizimit të pesë operacioneve të kryera kundër krimit të organizuar.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë ndalet tek 5 operacionet e realizuara në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Fier dhe Lezhë, duke u shprehur se rezultatet janë inkurajuese.

POSTIMI I PLOTE: 
Falenderoj dhe nxis Policinë e Shtetit për të vijuar papushim më tej punën e mirë?

Rezultatet që po vijnë si shpërblim i një pune të palodhur, janë vërtet shumë inkurajuese.

Në pak ditë e deri në orët e fundit, Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses 5 operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar?

1. Në Tiranë, u arrestuan në kohë rekord autori i dyshuar si ekzekutor dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, në ngjarjen e ndodhur në 29 janar, ku mbeti i vdekur një person.

2. Në Shkodër, u zbardh ngjarja tronditëse e datës 13 janar, ku të plagosur nga një shpërthim i telekomanduar mbeten 8 persona, përfshirë këtu edhe objektivin e sulmit. U arrestuan 2 autorët e dyshuar.

3. Në Elbasan, u godit një grup i strukturuar kriminal, me 5 persona të arrestuar dhe 1 në kërkim; u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lëndësh plasëse, armë, para dhe kanabis.

4. Në Fier, u zbardh vjedhja me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, e 4 Exchange-ve, ndodhur ditët e fundit. U arrestua autori i dyshuar.

5. Në Lezhë, u sekuestruan 1.4 milion euro pasuri me burim të dyshuar kriminal, në një operacion të finalizuar një ditë më parë.

#PoliciaqëDuam?‍✈️?‍✈️ për #Shqipërinëqëduam????



1 Comment

  1. keshtu pergezoi gati 5 vite sajmir drogen dhe ne fund po e mbron sajmir kanabisin.kush i beson shizofrenit rama esht derra kaluar derrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *