• |
ide | kryesore

Ministri Klosi: Nuk ka shans të ndërtohet HEC në kanionet e Osumit

Lajme, Të fundit



Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi deklaroi në një lidhje me telefon me emisionin “Opinion” në Tv Klan se “nuk ka shanse që të ndërtohet një HEC në afërsi të ujëvarës së kanioneve të Osumit, një atraksion i njohur turistik”.

Ministri tha se është vënë re një falsifikim i lejes mjedisore pasi ndërtuesi e ka marrë lejen për të ndërtuar diku tjetër dhe është zhvendosur diku tjetër. Sipas Klosit e gjithë afera po verifikohet dhe nëse verifikohen shkelje do të ketë kallëzim penal për autorët.

Sipas dokumenteve, rezulton se leja për dy HEC-et mbi kanionin e Osumit është dhënë në mars të vitit 2015 me firmën e ish drejtorit Julian Beqiraj. Por sipas Agjencisë së zonave të mbrojtura parregullsitë ligjore në leje dhe ndërrimi i koordinatave ku do të ndërtohen HEC-et bëjnë lejen të paligjshme. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *