• |
ide | kryesore

Skandali/ Shkelje e dyfishtë me HEC-et në Osum, leja e parregullt, ndryshohet vendi ku do të ndërtohet

Lajme, Të fundit

Thellohet skandali i koncesionit të fshehtë për dy hidrocentrale mbi një zonë të mbrojtur si “Monument Natyre” në Kanionet e Osumit. Siç rezulton nga një dokument i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, hidrocentralet kanë një mospërputhje të vendndodhjes sipas koordinatave, me lejet e marra.

Skandali i hidrocentraleve mbi Kanionet e Osumit thellohet më tej. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura deklaron se leja mjedisore për HEC-et ka parregullsi ligjore dhe madje ka ndryshuar koordinatat ku do të ndërtohen hidrocentralet. Skandali zbulohet nga një memo zyrtare që Agjencia e Zonave të Mbrojtura i dërgon Ministrisë së Mjedisit.

AKZM-ja ka vërejtur disa parregullsi ligjore që lidhen me mospërputhjen e vendndodhjes sipas koordinatave me lejet e marra. Kjo është njësoj sikur një ndërtues të zhvendosë një pallat përtej gjurmës së lejuar apo sikur të shtojë kate shtesë mbi lejen e miratuar. Vetëm se në përmasa më të mëdha, sepse ka të bëjë me një hidrocentral në një mjedis ligjërisht të mbrojtur.

Vlerësimi i ndikimit mjedisor është një nga lejet më të rëndësishme për miratimin e një projekti. Kjo leje lëshohet nga agjencia kombëtare e mjedisit dhe duhet të certifikojë projekti për impaktin mjedisor. Sipas dokumenteve, rezulton se leja për dy HEC-et mbi kanionin e Osumit është dhënë në mars të vitit 2015 me firmën e ish drejtorit Julian Beqiraj. Por sipas Agjencisë së zonave të mbrojtura parregullsitë ligjore në leje dhe ndërrimi i koordinatave ku do të ndërtohen HEC-et bëjnë lejen të paligjshme./ Tch

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu