• |
ide | kryesore

Gazetari: Dy emra ministrash kanë dalë në përgjimet e një trafikanti në Elbasan

Lajme, Të fundit



Ka tërhequr vëmendjen e të ftuarve në panelin e kësaj të premteje në emisionin Kapital të Aleksandër Furxhi një deklaratë e gazetarit Basir Çollaku. Duke diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike, reformën në drejtësi dhe largimet e fundit nga opozita, Çollaku tha se “Në prokurorinë e Elbasanit ka një dosje ku janë të përfshirë dhe dy emra ministrash që kanë dalë nga përgjimet e një subjekti tjetër.

Edhe pse nga transkriptimet janë zbuluar emrat e tyre, ata nuk janë thirrur nga prokuroria. Dy ministra të qeverisë së sotme kanë folur me subjektin për sasira parash. Kjo dosje është në prokurorinë e Elbasanit, por ka shkuar edhe në gjykatë” – tha Çollaku. Ai tha se nuk preferon t’i thotë emrat e ministrave, pasi do të donte që të fliste me fakte dhe dokumenta, të cilat tha se i disponon. ©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *