• |
ide | kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu e fillon detyrën me takime në prokuroria e Shkodrës

Lajme, Të fundit



Pas marrjes së detyrës drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i ka nisur takimet nga qyteti i Shkodrës. Vizita vjen një ditë pas operacionit ku u arrestuan në Elbasan të dyshuarit si autorë të atentatit të 13 janarit të ndodhur në Shkodër, ku mbeti i plagosur rëndë Lulzim Kulla dhe 7 persona të tjerë.

Ai fillimisht është ndalur në drejtorinë vendore Shkodër ku ka bërë një falënderim për punën e bërë. Më pas drejtori Ardi Veliu ka shkuar në prokurorinë e Shkodrës ku po takohet me prokurorin Anton Martini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *