• |
ide | kryesore

Rama kërkon falje dhe tërhiqet nga hidrocentrali në kanionet e Skraparit

Lajme, Të fundit

Edi Rama pranoi të tërhiqet nga hidrocentrali në kanionet e Skraparit pas presionit mediatik dhe denoncimeve për prishjen e ujëvarave. Përmes një statusi në Facebook, kryeministri kërkoi ndjesë për lejen që ka miratuar duke u justifikuar me faktin se “asnjë qeveri nuk është e pagabueshme”.

“Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar 😊

Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike” shkroi Rama në Facebook.
Më tej, kryeministri premton të kallëzojë në prokurori autorët e asaj që e quajti “një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet” tha Rama.

Prej disa ditësh në Top Channel është denoncuar shkatërrimi i një prej ujëvarave në kanionin e Osumit, sipas projektit që po zbatohej për HEC-in.

Fillimisht, ministritë ishin të paqarta se kush mbante përgjegjësi për abuzimet me prjektin, por më pas u zbulua se leja mjedisore për kompaninë që po ndërtonte ishte e skaduar dhe siç duket, nuk do të rinovohet më.

3 Comments

  1. rama ta lepin dhe bythen vetem te mbaj karriken,rama i lepiu metes ngjalen ne lalez e monikes pallen edhe pse i tha bastard e kokpalar kur i kerkonte bllokun hajnit me ze dhe figur.a nuk duhet burgosur qelbesira rama qe diten qe e dha lejen.

  2. po per inceneratoret pse nuk reagon ky plehra? Apo tek inceneratoret fitimin e ka 100% kurse ketu hic! maskara kryeminister!

  3. Faleminderit Top Channel dhe Ben Blushit.

    Departamenti i Propogandes ne Keshillin e Ministrave duhet te jete me krijues tani.

    Te ishte per Rilindjen do ishte bere Incinerator, sic ua ngopi atyre qyqareve qe do ti kene keto djegesa tek shtepia, si dhe te gjitheve ne te tjereve qe do paguajme, dhjamosjen e bizneseve te plehrave.

    Prisni pisllekun e rradhes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu