Kreu i Social Demokratëve gjermanë, Martin Schulz, deklaroi se nuk do të shërbejë si ministër i Jashtëm në qeverinë e re që do të formohet nga koalicioni që u arrit me CDU-në e Angela Merkel.
Kjo tërheqje e Schulz vjen pas presionit të fortë nga partia e tij për të hequr dorë.
Schulz u përball me një valë zemërimi nga të gjithë SPD-ja. Ai kishte premtuar më parë se kurrë nuk do të shërbente në një kabinet të udhëhequr nga Angela Merkel.
Megjithatë, sulmi ndaj Schulz nisi pasi ish-ministri i Jashtëm i Merkel, Sigmar Gabriel, e akuzoi kreun e SPD-së se po shkelte besimin e partisë së tij.