• |
ide | kryesore

Biznesmeni Astrit Veliaj drejt hyrjes në Kuvend, refuzon mandatin edhe gruaja e dytë në listë

Lajme, Të fundit

Një ditë pasi kishte konfirmuar se do ta pranonte mandatin e deputetit në Qarkun e Beratit, pas dorëheqjes së Eduard Halimit, demokratja Monika Qosja duket se ka ndryshuar mendje. E kontaktuar përsëri nga Top Channel, përmes telefonit, kandidatja e fundit në listën e PD-së për Beratin në zgjedhjet e 25 qershorit nuk pranoi të fliste. Pyetjes tonë nëse i qëndron deklaratës së një dite më parë, Monika Qosja iu përgjigj shkurt duke thënë se nuk kishte një konfirmim zyrtar dhe më pas mbylli telefonin.

Përpara saj, renditet e 6-a në listën shumëemërore të PD-së, Juvina Jani, e cila njoftoi që të premten se nuk mund të pranonte mandatin për shkak se duhej të qëndronte pranë të birit për mjekim jashtë vendit. Të njëjtën gjë konfirmoi kur u kontaktua përsëri nga Top Channel, ndonëse as ajo nuk pranoi të fliste në kamera.

Dy zonjat renditen në fund të listës së demokratëve për Beratin, qark për të cilin selia blu ka paguar edhe gjobën për mos respektim të kuotave gjinore. Kjo bën që mandati i Eduard Halimit t’u shkojë fillimisht dy grave. Vetëm nëse ato refuzojnë, ndiqet renditja e meshkujve, ku i dyti në listë gjendet Astrit Veliaj. Dyshimet janë se influenca e Veliajt mbi Bashën dhe gratë është e madhe, prandaj ka më shumë gjasa që në Kuvend të futet biznesmeni.

2 Comments

  1. ketu prokuroria duhet te hetoje dhe te vere nen sekuestro tabulatet e lul bashes astrit velise eduart halimit dhe dy grave. shantazh korrupsion dhe qelbsinllik vjen era e kesaj afere deputetesh

  2. Mandati me meritokraci duhet ti shkoj Astrit Veliaj-te. Elektorati Demokrat ka votuar per PD qe te perfaqesohet nga deputetet sipas rendit ne liste.Me gjithe respektin per Zonjen ne fjale por ka mungese te theksuar kontributi si publik dhe politik. Ne rastin ne fjale i duhet dhene Cezarit cfare i takon Cezarit dhe gjithe demokratet e Beratit do te ndihen te perfaqesuar denjesisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu