• |
ide | kryesore

Flet Izet Haxhia: E vërteta e vrasjes së Azem Hajdarit dhe telefonatës që e nxori nga zyra

Lajme, Të fundit



Izet Haxhia një nga të dënuarit e grupit të akuzuar si ekzekutorë të vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari ka folur pas vendimit të gjykatës së lartë turke për ta ekstraduar në Shqipëri. Në një lidhje me skype nga Turqia për emisionin “Kjo Javë” në News 24 ai tha se për atë që konsiderohet “vrasja e shekullit” ka ende për të thënë. I dënuar me 25 vite burg për këtë vrasje ai tha se janë dënuar vetëm ekzekutorët, por jo organizatorët e saj.

“Është zbardhur vetëm ekzekutori. Janë përfshirë shumë segmente. Ka qenë shërbimi sekret shqiptar i përfshirë. Ka qenë “grupi i Rognerit”. Kanë pasur dijeni edhe shërbimet e huaja sekrete. Ajo nuk ka qenë një vrasje e momentit, por një vrasje e mirëmenduar.

Duhen zbardhur tabulatet e telefonatave para vrasjes nëpërmjet Berishës dhe Azemit. Nuk janë zbardhur ato telefonata të orëve të fundit. Janë të gjitha të regjistruara. Ka pasur një telefonatë të Azemit me Berishën që nuk është zbardhur. Është thënë që telefonata që e ka nxjerrë atë nga selia e PD-së kam qenë unë, bujrum dhe le ta vërtetojnë. Ka pasur disa telefonata të tjera Berishës me Azemin. Edhe ato nuk janë zbardhur” – tha Haxhia, ish-badigard i Sali Berishës kur ky ishte President i Republikës. Ai tha se gjatë kësaj kohe ka pasur kontakte nga politikanë të së majtës, por nuk është takuar me ta.

“Që nga vitet 97 – 98 nuk kam pasur asnjë lloj kontakti me politikanë. Para disa muajsh më ka marrë në telefon një emër shumë i njohur i politikës nga radhët e mazhorancës së sotme. Më ka kontaktuar duke thënë se ndodhej në Stamboll për arsye shëndetësore, por nuk e kam takuar” – tha Haxhia. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. O IZET HAXHIA, mire qe nga inati kerko te ingranosh edhe z SALI, por telefonatat qe thoni ju i paska bere z SALIkane qene me nen kuptime, apo kerkonin deshifrim,Lidhjen tuaj me grupin terroriste ka forcuar SKENDER GJINUSHI, si organizator, e pas ketij edhe sherbimi informativ, me KLOSIN ne krye.Po per kater atentatet e tjera qe iu bene heroit nga kush iu bene> Grupet kriminale, te lidhur me qeverine revolucionare komuniste u organizuanderi ne arritjen e qellimit. Mos krijo alibi se je dhe malesor,, poor mos u bej dinak e i shitur.

  2. Ekstradohet për në Itali një mafioz për të cilin ështe e vertetuar se mund ta denonconte Tahirin e nëpërmjet tij Edi Ramën për lidhjet e tyre me trafikun e drogës, e i kërkohet Turqisë të ekstradohet për në Shqipëri, ky krimineli i akuzuar e dënuar 24 vjet burg si bashkëpuntor në vrasjen e Azemit, vetëm e vetëm që zhurma e gënjeshtrave të tij për Berishën, të mbulojë të vertetën e skandalit të Tahirit.

  3. artan mut hogja i news 24 me mijera her ka treguar perrallat e komunisteve te qir ne kok nga stalini,njejt esht edhe ky mut hagjua si mero baze.dikur i lepinin bythen saliut tasg rames pasi meta i fut nfhalen ne prapanic.

  4. ka takuar ramen qe iku per te qepur bythen qe i plasi nga ngjala e metes,sepse frroku e roshi e quajn lavire pastaj edvinken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *