• |
ide | kryesore

Hitzfeld: Në fillim qesha, por kur pashë shqiptarët mbeta me gojë hapur

Sport

Ish-trajneri i Kombëtares së Zvicrës në kampionatin Europian, Otmar Hitzfeld kujton ndeshjen që skuadra e tij luajti ndja Kombëtares Shqiptare në Lucernë. Ai kujton spektaklin që dhuruan tifozët kuqezi në atë takim.

“Kur dëgjova se në Lucernë ndodhen rreth 12.000 shqiptarë nuk besova dhe qesha. Kur u afrova afër stadiumit, mbeta pa fjalë. Besojeni që 12.000 tifozë nuk udhëtojnë në një shtet tjetër për të parë Gjermaninë, Anglinë apo Brazilin.

Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme, ata janë njerëz të qejfit. Pastaj në stadium, them përfundimisht se shqiptarët janë ndër tifozët më të zjarrtë që kam parë”, – tha trajneri. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu