• |
ide | kryesore

Majlinda Bregu ‘shuplakë’ Bashës: Reagim i vonuar për negociatat, nuk ka qëndrim të kthjellët

Lajme, Të fundit
bregu basha.JPG



Dje kreu i opozitës, Lulzim Basha u shpreh se partia që ai drejton po lobon që të hapen negociatat e Shqipërisë për anëtarësim. Ndërkohë, sot ka reaguar edhe deputetja dhe ish-ministrja e integrimit, Majlinda Bregu për këtë deklaratë të Bashës. Përmes një statusi në rrjetin social facebook, ajo shkruan se ky reagim i Bashës është i vonuar

Me Lulzim Bashën nuk jam kuptuar për shumë gjëra. Është rasti tipik i dy njerëzve që i lidh mosha dhe i ndan mendja. Por një nga ato gjëra që nuk kuptoja fare fare, ishte qëndrimi i tij ndër vite kundërthënës për celjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Nuk mund te them dhe aq më shumë ta akuzoj kryetarin e PD si antieuropian apo si dikush që nuk e kupton rëndësinë kombëtare, por dhe politike të këtij procesi. Është thjesht trajta e pashquar e personalitetit vetjak që nuk e lejon të ketë një qëndrim të kthjellët. Lulzimi drejton sot Partinë Demokratike të Shqipërisë e cila lindi prej këtij vokacioni perëndimor të shqiptarëve. Kaq duhet të mjaftonte që ai të kishte prej kohësh qartësinë e shpjegimit se pse është jetike sot çelja e negociatave të Shqipërisë me Europen; të fshikullonte radhën e ca honxhobonxhëve injorantë të potershëm që atij i thurin lavde teksa ëndërrojnë se pushteti këtë radhë ju afrohet, vetëm nëse largohen negociatat! Ndaj reagimi i djeshëm i LB ishte vite i vonuar! Ishte si në kërkim të përshtatjes me idenë se kur e keqja të ndjek, një derë e mbyllur, të vret dhe shpresën për shpëtim.” – shkruan Bregu ndër të tjera.



6 Comments

  1. o bregu e shenderruar ne perrua esht i vetmi basha qe ka luftuar vertet per shqiperin duke ju dhen shqiptarve liri levizje,por je ti perrua qe te perfshin qelbesirat rama,rushi,doshi,frrok,habilaj e tahiri perpara e vershuat evropen me drog,nuk e pe ti,rama,vllahutin,MAO LUU CE DUN ter at drog ju duk miell siq ju duk avioni mushkonj.tash qe nga bregu u pere qelbesir perr ik te begjmija,spartak braho,tahiri e habilaj zhele me rrua,siq rruajn lu e vllahutin.nje peking shot si lu e blen me ca dollar e nji jugosllave shlivovic si vllahutin e blen me ca dinar.

    1. seriozisht e ke. wow ky vend paska akoma njerez qe mendojne se basha vlen. duke mos patur deshire te vleresoj askend pasi te gjithe jane muter, per lul bashen mendoj se eshte njeriu me i paafte qe ka shqiperia, komplet rob pa lidhje, pa ide, pa vizion dhe pa shije

    2. O ari e ke tepruar pak me bashën. Të ishte ashtu si thua ti edvin droga nuk do të bënte atë që po bën, kur Basha ka njëmijë arësyet për të përmbysur me dhunë ramën, ashtu siç tentoi rama me 21 Janar pa patur asnjë arësye të vërtetë.

  2. Zonja ka te drejte! PD eshte e dyzuar, konfliktuale dhe reagon me vonese per sa i perket evropjanizimit te shqiperise. E pakuptueshme!

  3. Gjithe qeveria e diplomacia eshte angazhuar per te lobuar per Bregun qe te marre postin e RRC ne Sarajeve. E sigurisht Majlinda do u sherbeje. Sherbimi me i mire: “opozite e opozites”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *