• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gafë e Berishës në Serie A, i ikën topi nga duart. Ajeti i merr barazimin

F1, Sport



Crotone dhe Atalanta u ndalën në një barazim 1-1 në sfidën e tyre të kësaj jave në Seria A. Golat u shënuan në 10 minutat e fundit. Ishte mbrojtësi shqiptar i Crotone, Arlind Ajeti i futur në fushë në minutën e 68-të ai që hodhi një top në në zonën e portës së Berishës. Këtij të fundit i shpëton topi nga duart, duke i dhënë kështu mundësinë Mandragorës të zhbllokojë takimin.

Vetëm 2 minuta nga përfundimi i takimit Palomino barazoi shifrat. Pavarësisht gabimit në rastin e golit Berisha priti më herët disa goditje të vështira duke shpëtuar disa herë portën e tij nga gola të sigurt.

“Eurosport” e vlerëson shqiptarin Arlind Ajeti me notën e lartë, 7 për të cilin shkruan se “pavarësisht se është një mbrojtës trajneri Zenga e hodhi në fushë në mesin e saj ku lojtari tregoi se vlen. Fondamentale ajo goditje që zhbllokoi rezultatin”.

Ndërsa për portierin shqiptar, Ertit Berisha “Eurosport” jep notën 5 duke shkruar se “veproi gabim në goditjen e Ajetit që me lëshimin e topit nga dora i dha një dhuratë kundërshtarit për të shënuar”. ©LAPSI.al

https://youtu.be/hBIiZ8JB2kU



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *