• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mediat italiane për shqiptarët: Super-Hysaj, Strakosha nuk ka faj

Arkiva, Kryesore, Sport



Napoli ka rimarrë kreun e Seria A pas triumfit 4-1 ndaj Lazio në stadiumin San Paolo. Të parët ishin miqtë që realizuan me Stefan de Vrij në minutën e 3-të, por Callejon barazoi në të 43-tën.

Napoli e nisi pjesën e dytë me një nivel të lartë. Pas një aksioni të gjatë të vendasve, mbrojtësi i Lazios, Wallace shkaktoi autogol në portën e mbrojtur nga Strakosha. Pas vetëm 2 minutave, Zielinski shënoi për ta çuar epërsinë në 3-1 ndërsa Mertens shënoi golin e katërt. Lazio mbetet në vendin e tretë me 46 pikë, një më shumë se Interi dhe dy më shumë se Roma, të cilat kanë nga një ndeshje më pak.

Për 90 minuta kanë qëndruar në fushë edhe dy lojtarët shqiptarë, Hysaj për Napolin dhe Strakosha për Lazio. Gjatë gjithë takimit për ata që e ndoqën në rrjetin italian “Sky Sport” ranë në sy komplimentet e 2 komentatorëve të cilët e cilësuan Hysaj si lojtarin më të mirë të ndeshjes me volumin e lartë të treguar sidomos në pjesën e dytë.

“Mediaset” e ka përzgjedhur si një nga lojtarët më të mirë duke e vlerësuar Hysajn me notën 7 dhe duke shkruar: “Ai mishëron hakmarrjen e bluve të Napolit me një rikuperim pothuajse të përsosur për sasinë dhe cilësinë. Nuk gabon në asnjë dalje përpara dhe kontribuon në rritjen e rritmit të shokëve”. Mediaset jep një notë të ulët për Strakoshën, vetëm 5.5.

“TuttoNapoli” një portal pranë skuadrës e vlerëson Hysajn me notën 7.5. “Superlativ në gjithçka në atë që ndoshta është ndeshja më e mirë me bluzën e kësaj skuadre. I fuqishëm në planin fizik në pjesën e parë, por shpërthen në të dytën kur lë pas vetes Lulic dhe më pas Lukaku”.

“Eurosport” në gjuhën italiane ishte i vetmi që ka shkuar kundër rrymës për Hysajn. “Elseid HYSAJ nota 6. Nuk është në më të mirën e tij dhe kjo duket. Nuk shtyn, por kontrollon. Inteligjent.”

“Roma Today” një portal pranë klubit të Lazio e vlerëson Strakoshën me notën 6 pavarësisht 4 golave të pësuar duke shkruar: “Portieri shqiptar që ndiqet nga afër nga Juventus është një konfirmim. Mbrëmja e tij është impenjative.

Nuk mund të bëjë asgjë te goli i Callejon, autogoli i Wallace, devijimi i Zielinski dhe prekja e Mertens. Në nisje të pjesës së dytë është fantastik në një pritje ndaj Insigne dhe në një tjetër nga Zielinski”. Ajo që duhet shtuar është se Hysaj dhe Strakosha janë dy miq shumë të mirë me njeri-tjetrin. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=uireP2yMsD4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *