• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje të reja nga marrëveshja e fshehtë me Greqinë për kufirin e detit

Lajme, Të fundit



Top Channel mësoi prej burimeve diplomatike në Athinë, se marrëveshja e re e detit parashikon ndarjen e hapësirës detare me parimin e vijës së mesit.

Në ngushticën mes dy vendeve, që është 1.8 milje detare, 0.6 milje i takojnë Shqipërisë, 0.6 milje Greqisë dhe 0.6 milje janë ujëra ndërkombëtare. Në pjesët e tjera aplikohet vija e mesit, duke llogaritur edhe një hapësirë për lundrim ndërkombëtar, distanca këto të bazuara në Konventën Ndërkombëtare të Detit.

Për sa i përket zgjatimit të sovranitetit grek me 12 milje, sikundër tha edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ajo do të bëhet nga të dy vendet njëkohësisht.
Në marrëveshjen mes dy vendeve, të përfunduar në Kretë, por të detajuar përfundimisht në Korçë sqarohet se llogaritja e 12 miljeve do të bëhet nga ishulli i fundit i banuar në 1913, periudhë që mes dy vendeve është caktuar një vijë e përafërt kufitare.

12 miljet greke do të aplikohen nga ishulli i Otonos dhe Mandraqi dhe jo nga fari i fundit në Veri, si në marrëveshjen e 2009. Marrëveshja do të bazohet në të drejtën ndërkombëtare të detit për përdorimin e fareve, sipas të cilës faret dhe shkëmbinjtë, ose ishujt ku ata janë ndërtuar, i jepen për administrim vendit që i ka ndërtuar.

Statusi territorial i këtyre fareve dhe i ujërave që i rrethojnë ata, nuk referon pikë nisjeje të 12 miljeve, ose vijës së mesit, siç ishte vendosur në marrëveshjen e 2009, me shkëmbin Bakreta në Ngushticën e Ksamilit, duke i dhënë Greqisë 3/4 e hapësirës detare. Pala greke thotë se me mënyrën e re të matjes dhe pikat referuese të vendosura nga Bushati dhe Kotzias në Kretë, Shqipëria rivendos sovranitetin në atë pjesë detare që humbi me marrëveshjen e 2009.

Mes dy vendeve do të ripërcaktohet zona ekskluzive ekonomike. Shqipëria do ta zgjerojë atë në drejtim të perëndimit drejt kuadrateve “Joni 1” dhe “Joni 2”, të cilat në bazë të marrëveshjes së 2009 i merrte Greqia.

Studimet gjeologjike të kryera që në vitet 1960 prej gjeologëve rusë dhe shqiptarë, por edhe kërkimet e kryera në vitet 2013- 2015 prej kompanive norvegjeze, konfirmojnë se atje gjendet naftë dhe gaz, si vazhdim i fushës naftëmbajtëse Patos-Marinëz-Vlore. Burimet thanë se Greqia dëshiron një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes, pasi dëshiron aplikimin e precedentit të përcaktimit detar me Shqipërinë ta përdorë si bazë në fazën përfundimtare të negociatave për përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike me Izraelin, Qipron, Libinë dhe Egjiptin.

Ky precedent mund të përdoret politikisht prej saj në një negociim të mundshëm për kufirin detar me Turqinë për vendosjen e sovranitetit grek në Egje.

Siç dihet, Greqia ka kontrollin e ishujve në pothuaj gjithë Egjeun të bazuar në Traktatin e Lozanës, çka kohët e fundit kontestohet prej Presidentit turk Erdogan.

Pikërisht “frika” që Athina ka prej influencës së Presidentit turk në politikën shqiptare, e bën këtë marrëveshje edhe më emergjente, theksojnë burimet e Top Channel në Athinë.
Kjo marrëveshje referon një koordinatë për nisjen e punës për kufirin tokësor. Greqia dhe Shqipëria nuk kanë ende një vijë kufitare të përcaktuar vetë, që prej vitit 1914, kur vija ekzistuese u vendos nga fuqitë e mëdha. /Top Channel



13 Comments

  1. Skandaaaaaal Skandaaaall U shiiiiiit detiiiii u shit deeeeetiiiii…

    Hani nje bajge te madhe tani ju zagaret qe ja dhuruat grekut ne 2009 gjithe ate hapsire detare dhe qe dilini neper ekrane dhe luani rolin e patriotit te madh .
    Si thoshte berish qeni : vetem po te kaloni ne trupin tim do ta miratoni ate marveshje.
    qelbesire .
    zgjebsa .
    Nuk di se cfare do te ulerasin, genjejne, shpikin anal-istat tane qe bejne si eksperta per cdo gje ?

    Bravo qeverise dhe ekspertetve tane per kete lloj marveshje .

  2. Kazani eshte terbuar se Shqiperia po rifiton te drejtat qe humbi nga marreveshja e 2009 .Propagandiste te pjerdhur qe i sherbejne marreveshjes se 2009.

  3. Qeshni ju komunistet me laet(2 te paret), por te gjithe ne shohim greket qe gajasen se qeshuri me palen shqiptare… Nul e shet kot greku suksesin

    1. Ku i pe ti ‘ GREKET QE GAJASEN SE QESHURI ME PALEN SHQIPTARE’ ???????

      Une ne greqi jetoj dhe asnje gazete ketu nuk shkruan per ‘ SUKSES’ ne kuptimin qe ja hodhem pales shqiiptare .. por suksess qe me ne fund rame dakort dhe nje problem kaq i heret mund te zgjidhet me ne fund.
      Apo lexove artikullin e me te mencurit te presidenteve tane , Nishanit, i cili thoshte qe ne mediat greke flitet per TRIUMF dhe KENAQESI… ( te tera genjeshtra) .

      Ja injorante dhe dallkauke si puna jote nuk e lene shqiparine te eci perpara.

  4. Nuk jemi jorgo .. por shqiptare me rrenje dhe me dege.. Por na trishton fakti qe tipa te tille me nje intelekt kaq te ulet dhe naive bien pre e manipulimeve politike te ketyre palo analistave, politikaneve, dhe gazetareve.

    Une jetoj ne greqi, punoj dhe paguhem si te gjithe emigrantet. Femije e mi flasin shqip dhe vitin e ardhshem do vijne ne tirane te studjojne.
    Por kur lexoj genjeshtra bajate, dhe komente shume naive ne kete portal trishtohem me nivelin e tyre kaq te ulet. Shqiperise i duhen njerez te mencur dhe jo injorante . Ne asnje gazete greke nuk e kane trajtuar kete gje si fitore apo triumf ndaj shqiptareve. Por tipa si puna juaj , me komentet tuaja, helmoni mendjet e naiveve dhe i hidhni benzine zjarrit.
    Apo nuk pertypni dot gafen e madhe qe beri qeveria e meparshme.

  5. A ta hipte gomari ty or zog thiu , pasardhes I esat tradhtarit dhe mbretit te shen naumit dhe vermoshit ,qe e shitet detin te dora kurva bakojani me 2009.

  6. kujtoni ju se kur e thot rama dhe turp chanel diqka esht e vertet,vetem kur ti shifni greket ne qenefet e sarandes duke ju perdhunu nena e motra.keta jua ben avionin mushkonj,jastekun e griseldes femij nent muajsh,bllokun e metes ngjal lalzi.derra komunist stalini jan ruqi e rama.

  7. Ore miq militant partiak ,mendojini vetem 3 gjera. E para:Vete fakti qe Greqia eshte shume e lumtur me kete marreveshje,sidomos tani qe neve si Shqiperi na duhet mirekuptimi dhe vota greke per EU,pra jemi ne dore te tyre me shuem se kurre, do te thote qe kjo marreveshje eshte ne favor te tyre. Mund te kete luhatje ne km2,por jo ne fuqi nafte,sidomos mos harroni qe ky “leshim2 qe po na bejne grekt vjen pasi ata morennje kompani te specializuar norvegjeze per re pare ku ka nafte,pra pasi ata e moren vesh ku fshihet nafta dhe ku jo, pra a nuk mendoni qe pikerisht kete hile do na bejne greket.do na marrin 2 km2 det me nafte dhe do najapin 5 km2 det ma nafte,dhe neve do na duket si fitore?..Furcat per Ramen apo Berishen lerini deri sa te firmoset marreveshja,jo tani,se eshte shume e demshme. Me keto furca dhe perkrahje ndaj Rames tani, ne vetem e nxisim ate qe te firmosi pa u menduar 2 here, pa frike nga populli, dhe behet edhe me e afert dita e humbjes se ketyre territoreve. Ju lutem, kundershtojeni kete marreveshje, ne menyre qe mos te na humb territor, por voten jepjani Rames prape, kjo nuk eshte problem per mua,dhe as humbje per Shqiperine, ama humja e detit ,po,eshte humbje e madhe kombetare,territorial dhe sidomos ekonomike . Kuptojeni o vellezer qe nuk eshte pune politika ketu.Mua as sme intereson far,e bile qe ta dini u gezova jo vetem qe fitoi rama zgjedhjet, por sidomso qe fitoi pa pasur nevoje per LSI, por kjo humbja e detit me dhemb. Dikush nga komentuesit thote, spaskemi pasur fakte,se nuk e paska shitur detin, Po pse more komentues ky shkrim gazete, fakt eshte? Ne te vazhdojem ti bejme presion, qeverise qe mos ta shesi detin,dhe pastaj pasi te arrijme,edhe me ane te presionit tone, nje marreveshje te mire,ne favor tone,atehere dilni perkhrahni cilin do lider apo parti qe te doni,shfajesojeni,bejeni hero etj, por jo tani,se eshte e demshme

  8. hall dhe qendrim per zgjillje opinjon,personal rreth fakteve dhe historise qellimi per analiz mirkuptim ,permes te drejtes hakut me baz historin thotë:

    e drejta ,nuk quhet interesi ,e drejta eshte ajo qe sejcili meriton sepse te drejten e percaktoj vetem zoti ,mbi bazen e ciles zhvillohet vet jeta ne toke dhe varet ekzistenca jone,me te drejten nuk ka pazareinteresi sepse kur e drejta bie ne kete pike ,atehere nuk quhet me e drejte,,e drejta e cdo kombi eshte territori i tije dhe admimistrimi pasurive te tije per problemet qe ka ne shqiptaret u coptuam padrejtesisht me dhune ,perpara 1 shekulli dhe e drejta nderkombetare per ne eshte te diskuptohet dhe te na kthejne trojet etnike dhe hapsirat detare qe atehere kishim,,jo te mohohen te drejtat tona dhe tu jepen te drejta tjereve ndaj nesh ,kur shtrohet ceshtja keshtu atehere 15 milion shqiptareve qe prendimi bashke me shtetet ballkanike ,i coptuan pushtuan shkatrruan barbarizuan ,shpergulen dhe shfarosen ne trojet e tyre ,instaluan politika lle sisteme ligje dhe rekomandime antinjerzore ,duke na sjellur dhe perkrahur ulleheqes qe ato deshiroun duke vene ligjke me dy standarte ,ku permes ulleheqesve,dhe ligjeve ato defakta kan grabitur shqiptareve pasurit kombetare dhe individuale ,duke i lene me burim krimi ligjare kriminalizim brezash ,ne meshiren e fatit ,njeri deshiron te grabis minieren e arit ne mitrovic me cdo kusht tjetri te grabis pasurit naften dhe gazin tjetri mineralet ,dikush te na zhyte ne borxhe dikush te na shkatrrojne dhe shesin teknologji ,dhe se fundemi me duar te lillura dhe te dorzuar si sherbetore eni ne evrope,permes sistemeve politikave ,dhe ulleheqesve mizor ,perendimi shqiptareve po u grabit cdo gje urdheroni tani vetingu dhe sistemi drejtesise qe instalohen kjo eshte nje padrejtesi per te mbrojtur me llun padrejtesine nga padrejtesit qe behen se po te ishte drejtesi ate e percaktoj vec zoti ,ne na mbetet vecse ta respektojme,,ajo pastron politiken ligjet ligjvenesit ligjzbatuesit , eshte e gateshme pa asnje te mete,keta ulleheqes qe nuk pyesin popullin per asnje ligj kushtetut politik ,vecse ecin baze ullzimeve te atyre qe i perkrahin keta ,nuk kan gje te perbashket me interesat dhe drejtat kombetare ,dhe dihet qe ai qe ,te merr pasurin pa te drejte ,dhe shtihet sikur po te ben dobi ,ai nuk mund te jete dobia jone ai eshte ajo qe veprin pa pik as presje ne na rrembyen pronat e ishpronarevedhe prej keti ligji linden mijra krime dhe lendime keta mbeten burimi krimit kriminel keta nuk kembgulin ne te drejten came ceshtjen shqiptare cdemtimet e nje shekulli keta pa pyetur popullin nga i cili pretendojne se burojne dhe varen nuk vendosin reciprocitet por falin troje shqiptare ,pasurit kombetare zgjilljet lumturin e nje kombi 15 milionesh,duke na zhytur ne borxhe rritur taksat shtuar papunsine dhe rritur krimin keta mbeten burimi krimit,ne cdo pikpamje keta si klas politike kan dalur nga kuptimi ,dhe pergjegjsia qe kan mbi ne si komb ,,nese themi kemi disa njerez qe vjellin banesa ,grabisin njerezit ne rruge kjo eshte e lehte per ti kapur denuar apo ekzekutuar sepse behet fjale se kemi shtetin te fuqishem organizuar dhe i gjejme dhe kapim menjehere por tani eshte fatkeqesia malle kur kemi shtetin dhe nje klase politike qe po nga barbarizon prej nje shekulli ne bashkpunim me ato qe na coptuan ,dhe perfituan trojet shqiptare ,kjo eshte pika luft a fdekje per 15 milion banore nese gjith bashkohemi me metoda demokratike urtesi dhe durim ne unitet mendimi dhe veprimi ,neve arrime bashkimin e trojeve dhe marrjen nen kontroll te pasurive tona individuale e kombetare duke zgjillur dhe perbushur nevojat tona si komb ,marrim gjithcka meritojme ,neve nuk na duhet tashme evropa dhe askush me shum se sa vetja identiteti jone te drejtat tona organizimi i jetes sone nga vet ne mbasi zoti me meshiren e tije na e plotesoj gjithcka ne sduhet ta lejojme qe dikush me pashpirtesine dhe paturpesine e tije te na grabis ,dijeni se pas cdo padrejtesie ju nxisni kedo gje i beni padrejtesi ndjeshmeri rragimi uniteti nese se pelqen rragimi konfliktualiteti askush te mos zgjas doren as gjuhen as mendjen aty ku si takon ky koment behet mbasi as nuk deshiroj te shoh lider grabites dhe irritues ne grabitje te te drejtave te tjereve dhe as popull vetmohues por te gjith sebashku permes te drejtes hakut ne paqe harmoni siguri dobi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *