• |
ide | kryesore

Deutsche Welle: Mbi 100 të rinj shqiptarë janë nisur në Siri për të luftuar krah ISIS (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Deutsche Welle i ka kushtuar një kronikë të zgjeruar predikuesve radikalë të islamit në Shqipëri.

Sipas hulumtimeve, mbi 100 të rinj shqiptarë janë nisur për të luftuar për ISIS-in në Siri dhe Irak.

Rreth gjysma e tyre raportohen si të vrarë, zhdukur apo që nuk dëshirojnë të kenë asnjë kontakte me vendin.

DW ka vizituar burgun e Fushë-Krujës ku ka biseduar me disa prej personave që vuajnë dënimin për terrorizëm.

Të ashtëquajturit “klerikë” myslimanë, edhe pse gjenden prapa hekurave, ende përkrahin militantët e “shtetit islamik”.

Ata nënvizojnë se duhet të ishin të parët që të shkonin në vatrat e luftës për të mbrojtur popullsinë myslimane nga forcat e NATO-s dhe ushtria e presidentit sirian Bashar Al-Assad.

Një prej tyre është edhe Fadil Myslimani i cili sipas vendimit të gjykatës rezulton se përmes propagandës fetare ka frymëzuar disa shqiptarë që të ndjekin rrymën tekfiriste dhe salafiste të islamit për t’u përfshirë në luftimet e xhihadistëve në Siri.

“Shteti islamik kërkon që të vendosë drejtësi në tokë dhe të sundojë ligji i zotit. Nuk është terrorizëm. Kjo është kërkesa jonë e vetme. Ai u krijua për të hedhur poshtë diktatorin Basharal–Assad ku edhe prindërit e gjyshërit e tij kanë drejtuar po me të njëjtën mizori. Pse nuk përdoret termi terrorizëm i krishterë, budist por veç islam? Nuk ndjehet SHBA dhe Evropa për këtë,” ka rrëfyer Fadil Myslimani për televizionin ndërkombëtar gjerman Deutsche Welle.

Reporterët vizituan edhe fshatin Leshnicë të Pogradecit, i cili u shndërrua në një bazë të islamit radikal në Shqipëri.

Duket se sot gjithçka ka përfunduar dhe banorët i janë rikthyer jetës normale. Ata që vuajnë ende janë familjarët e personave të zhdukur që morën rrugën për në Siri.

Të gjendur të pashpresë për t’i parë sërish, ata apelojnë për rikthimin e tyre.

Kryeplaku i fshatit Vladimir Lipo tregon se personat që ikën nga fshati për të luftuar në Siri nuk kanë qenë problematikë duke shprehur habi se si ata mundën të binin pre e islamit radikal.

Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni materialin e plotë të pregatitur në varjantin audio-video.

https://www.youtube.com/watch?v=owRp-UzJVK4&feature=youtu.be



1 Comment

  1. cili eshte mendimi im rreth temes qe flitet ,kurani eshte universi ne forme te shkruajtur ,qe tashme eshte vertetuar shkencerisht ,eshte dobi per njerzimin ku nese mbeshtetemi ne te kuptojme cdo gje rreth universit rreth nesh ne te gjindet cdo begati sipas ligjeve te tije funksionon jeta dobit paqa ,nese evropa dhe prendimi se kuptoj pyesni cifutet perse ministri bujqesise urdheroj popullin ti lutet zotit per te rene shi,,pyesni shkencetaret ,ku cdo fakt shkencore gjindet ne kurane dhe synet mesoni islamin dhe pastaj flisni per te askush me nje teme sido qe mund ta shkruaj mund te fundose islamin harrojenikuranin mund ta digjni grisni ,izoloni ,po ashtu muslimanet mund ti kufizoni detyroni nenshtroni njerez jan si ju por ligjet e kuranit kurre sepse ato jane te unifikuar ne cdo gjallese , dhe gjallesat jan te krijuara sipas ligjit kluranit dhe forme precize ku ne unitet japin dobit ,nga te cilat varet ekzistenca jetes ne toke ,po cfar ndolle kur njerzit nuk respektojne dhe punojne sipas kuranit ,eshte njelloj te ndezesh maqinen pa celes a ndizet,jo,neve varemi nga dobit sepse jan domosdoshmeri ,me to jetojme dhe sna pelqen te mesojme rugen si arrihen ,,a nuk jemi kunder vetes kurani te meson te mendosh mire flasesh mire dhe veprosh mire ,edhe ket nuk e pelqen prendimi nderkohe qe per mire ben propoganden por ne fakt vepron si me keq coptimin e shqiptareve prej nje shekulli u la kosto lle ekstre pa mas kurani nuk thot te coptosh dhe shkatrrosh dike po ashtu dhe ne lindjen e meseme ,zoterinje koha po ploteson kuptimet mibi te miren dhe te keqen me fakte kkurani eshte liber eshte leter eshte e kollajte beni cfar te deshironi por ajo leter eshte frumarrje ushqim lumturi meshire durim sukses miresi per te gjith sepse permes saje arrihet cdo begati dhe zgjillje ,nuk ju detyron kush asken te veprojne sipas kuranit ,veproni si te deshironi ,por lirija juaj mbaron ku fillojne te drejtat tona ju keni te drejte ne te drejtat tuaja por jo te drejtat e tjereve ,un nuk po flas ne emer te dhunes urdherit dhe as urrejtjes po flas ne emer te asaj qe sejcili ndien dhe deshiron pervete drejtesin hakun lumturine respektin e tjetrit ndaj tije mirkuptimin dhe ndihmesen marrdveshjen drejtesin paqen ne shpirte sigurine ,por qe keto arrihen vetem duke dashur per tjeret gjithcfar deshirojme per vete , kete me bukur mire virtytshem dhe si permblellje ne detaje e qarteson kurani ,famelarte ,e kur ju nuk deshironi per tjetrin ate cfar deshironi per vete cfar mund te prisni qe tjeret te deshirojne per ju lule nenshtrim respekt ,jo per kete pergjigjen mund tja jepni ju vetes me ndergjegje sikur tjeret tu bejne ate cfar ju tjereve u beni cfar do tu benit ,vall i kujt mbetet gabimi i juaji qe merreni me perzierjen e tjereve apo i tjereve qe duan te qendrojne ne hallin e vet,kjo teori ka ekzistuar ne shum shekuj percaj dhe sundo por tani u kthye percaj dhe shkatrroj duke humbur sundimi lle interesat,sepse njerzimi nuk ka shpata te vdesin disa dhe sundimi te mbetet por shkatrrohen te gjith dhe sundimi i vetem ati qe gjithcka krijos kete po e ben teknologjia ,supershkatrruese , cfar sygjeroj marrveshjet e mirkuptimit permes te drejtes hakut eshte kufiri frenues mes se mires dhe se keqes ,praktiko cilin do besim eshte ceshtja jote , ne pikat e mirkuptimit ku ndahemi dhe bashkohemi ne besim eshte ceshja juaj ,por te drejtat duhet pranuar dhe respektuar deri me nje me njeritjetrin sepse ajo eshte frymarrja jetes ,e bashkpunimi ka kushte dhe siguri baze marrveshjes dhe kritereve qe pranohen ,jo me imponime se sa endrra sheh sejcili diten apo naten njerzeve nuk mund tua imponojne ,sepse sejcili vendos vet per fatin e vet ,ne vecanti apo si kolektiv ,uroj dhe shpresoj qe fjala islame te vlersohet dhe respektohet ne vleren e vet dhe jo te behet objekt dezinformimi ,per ta paraqitur te verteten si genjeshter dhe genjeshtren te vertet mbasi raliteti fakteve flet vet,ska nevoje per deshmi as deshmitare duket ne cdo fushe te jetes nerzore ne cdo aspekt te cilin nuk e solli as kurani as syneti dhe as muslimanet por qe nuk eshte pa autore dhe aktore ky ralitet qe te gjitheve na trishton , do te ishte me produktive qe temat e dites ,kudo te ishin nxitese qe njerzit ngado i ven ne rralle per te menduar folur dhe vepruar mire ne dobine e njeri tjetrit ,duke u bere plotesues ne dobi sepse po te perhapet dobia me fjale dobia mbjellet me vepra dhe korrja del si rendiment dobia per te cilen kemi nevoje te gjith,jo te perhapet kundra produktiviteti qe prej tije nuk ka dobi askush vecse humbin te gjith,eshte e pranueshme qe nga gjinia njerzore nga cdo race ka te mire dhe keqi te ditur dhe te paditur ,dhe ne pergjithesi askush nuk eshte i pagabueshem ,por gjith sebashklu ne parim duhet te pranojme marrveshje qe rregullon domosdoshmerit dhe lejon te zhvillohen dobit dhe ndalon qe askush te mos kene mundesin te shklas te drejten e njeritjetrit ,per shkak se ndollemi ne nje planet te perbashket ,m,por me ego te malle dhe mundesi te vogla ku rregullator ne mes nuk qendron e drejta haku marrveshjet e mirkuptimit dhe disiplinat e sigurise ne shkatrrohemi te gjith pa e kuptuar sepse akuz shpjegim mbrojtje kunderveprim jane sistemi qe njerzit nuk jan me ne menazhim mirkuptim marrveshje siguri bashkjetese dhe harmoni por jan buz gremines ku nuk perfiton askush ,un jam kategorikisht kunder cdo padrejtesie un jam teresisht ,me nxitjen per vlersim raliteti ndarje problemesh dhe pranim zgjilljesh permes te drejtes hakut ku sejcilit i mundesohet e drejta qe i lire dhe i qete te marre ate cfar meriton dhe shoqeri ti jape ate cfar i detyrohet ,dobin ashtu sic kerkon per vete keshtu e mendoj un nese dikush din me mire dhe me shum le te behet kontribues ne dobi dhe nese dikush sheh ndonje gabim le ta korigjoje qellimi im ishte dobi per te gjith me respekt per te gjith zoti na mundesofte gjitheve ullzim mirkuptim marrveshje dobi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *