• |
ide | kryesore

Ermal Meta, një fitore e hidhur

Blog



Nga Sokol Shameti/Fitorja nuk është e shqiptarit. Fitorja është e këngës italiane. Sepse Sanremo-ja është festival i këngës italiane. Shqiptari ishte vetëm mjeti përmes së cilit, kënga italiane arriti sivjet edhe një sukses tjetër. Për Shqipërinë, kjo ishte disfatë.

Rreth 450 mijë është numri i emigrantëve shqiptarë në Itali, sipas shifrave të atjeshme zyrtare. Mbi 100 mijë prej tyre kanë zbarkuar vetëm 3 vjetët e fundit.

Dhe meqë Shqipëria s’arriti t’i ngopë dot as me bukë, ata shkojnë të bëjnë art e të fitojnë Sanremon e Italisë, të bëjnë gola për skuadrat e Italisë, të prodhojnë për fabrikat e Italisë, të gjenerojnë ide për llogari të Italisë, të kontribuojnë në shkencën dhe jetën akademike të Italisë e në fund të fundit, të ndihmojnë lartësimin e Italisë që shkëlqen vetëm një ngushticë detare përballë zymtësisë sonë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *