• |
ide | kryesore

Kumbaro i përgjigjet Ndrenikës: I dashur Robert, teatri s’mund të jetë…

Lajme, Të fundit



Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, i është përgjigjur përmes një postimi në Facebook aktorit të madh të skenës shqiptare Robert Ndrenika, i cili pak ditë më parë, duke iu bashkuar protestës së aktorëve, kundërshtoi hapur kalimin e Teatrit Kombëtar në godinën “Turbina”.

Ndrenika i kujtoi Kumbaros se godina nuk përmbush asnjë kriter për të qenë teatër, ndërsa tha se ajo fare mirë mund të përdorej për takime të fushatës elektorale. Ndrenika theksoi se kudo në kryeqytetet europiane godinat e teatrove kanë rezistuar për 500 vjet, ndërsa në Tiranë ato prishen për t’u ndërtuar kulla shumëkatëshe.

Por në reagimin e saj, ministrja e Kulturës shkruan se artistët dhe skena shqiptare e Teatrit, nuk mund të lihej mbi 60 vjet në një godinë të ndërtuar për të rezistuar jo më shumë se 15 vjet, siç është ajo ‘ngrehinë e ushtrisë musoliniane’.

POSTIMI I PLOTë I MIRELA KUMBAROS: 

I dashur Robert,

Ndoqa përmes medias fjalën e ndjerë, siç vetëm një mjeshtër i artit, i fjalës, i skenës dhe i shpirtit mund të ta thotë.

Dua t’ju them menjëherë, i dashur Robert, se unë mendoj njësoj si ju.

Unë mendoj njësoj si ju që artistët dhe skena shqiptare e Teatrit, nuk mund të liheshin mbi 60 vjet në një godinë të ndërtuar për të rezistuar jo më shumë se 15 vjet, siç është ajo ngrehinë e ushtrisë musoliniane.

Unë mendoj njësoj si ju me dhimbje se Teatri Kombëtar u la pa investim, pa rehabilitim për dekada, derisa degradimi i tij mbërriti në kufijtë e skajshëm saqë është i parikuperueshëm.

Unë mendoj si ju sot se ne, të gjithë bashkë, kemi nevojë më shumë  se kurrë për një skenë të re, për kushte të reja dhe të shëndetshme për aktorët, për auditor dinjitoz dhe shërbim cilësor për publikun, për tekonologji bashkëkohore të skenës.

Unë mendoj, ma do mendja siç duhet të mendoni dhe ju, se kjo nevojë do duhej të ishte marrë përsipër nga shteti shumë vite më parë, dhe sot do të kishim teatrin që duam, dhe ndërkohë humbëm shumë kohë.

Por unë mendoj gjithashtu se komuniteti i aktorëve dhe shoqëria jonë nuk duhej ta kishin lejuar që teatri të kthehej në lokal me tym lojërash fati e bingoje, që thithte klientë por jo artdashës. Nuk di ç’mendoni ju për këtë i dashur Robert.

Unë mendoj se komuniteti i aktorëve dhe shoqëria jonë duhej të kishte reaguar fort kur qeveria në vitin 2008-2009 vendosi të investojë rreth 6 milionë dollarë për të ndërtuar një teatër brenda Piramidës, dhe ku pasi shpenzoi gjysmën e kësaj shume e braktisi atë projekt për ta shkatërruar krejt piramidën në përfitim të një projekti tjetër për parlament, duke na lënë sot një ngrehinë të dëmtuar rëndë nga këto ndërhyrje dhe për çka duhen të paktën 20 milionë euro për ta rehabilituar e rifunksionalizuar. Nuk kujtoj që aktorët të kenë reaguar asokohe për paratë e groposura për dreq, gjynah! për të mos thënë kriminale!

Unë mendoj se komuniteti i aktorëve ka pasur të drejtë kur mërzitej ndonëse nuk u ngrit në protestë kur aktorët në Teatër Kombëtar dhe muzikantët në TOB emëroheshin pa kurrëfarë konkursi, me një telefonatë politike nga lart, dhe kur aktorë të rinj nuk e arrinin dot skenën, ndonëse në Teatrin Kombëtar kishte jo pak aktorë që prej vitesh merrnin rrogën pa hypur një herë në skenë.

Unë mendoj se ishte shumë e trishtuar kur Teatri Kombëtar u katandis me 2 premiera në vit dhe me javë të tëra ku s’jepej asnjë shfaqje, por nuk kujtoj ndonjë protestë për këtë, ndonëse me shumë të drejtë të gjithë qaheshin nëpër kafene.

Unë mendoj se shteti ishte i vonuar në ndërhyrjet që bën për restaurimin e Teatrit Migjeni në Shkodër, për rindërtimin e Teatrit Cajupi në Korçë, për rindërtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, për ndërtimin e Qendrës së re teatrale Turbina që po shkon drejt përfundimit.

Por, më mirë vonë se kurrë, shumë shpejt do të kemi në Tiranë dy skena të reja, të cilat bashkë me sallën ekzistuese të Teatrit Kombëtar do të administrohen nga vetë Teatri Kombëtar qoftë për produksionet e veta, qoftë për trupa të tjera që kanë nevojë për skena dhe që pasurojnë kalendarin skenik, siç ndodh edhe sot e kësaj dite.

Unë dua t’ju shpjegoj, i dashur Robert, se nuk di pse ju kanë keqinformuar kur ju kanë thënë se aty do të vendoset  definitivisht Teatri i Operas. Ende nuk e kuptoj pse-në e kësaj fantazie, po pak rëndësi ka kjo.

Trupat e Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, i kanë aktualisht, dhe derisa të mbarojë rindërtimi te Pallati i Kulturës, mjediset ku punojnë dhe bëjnë provat, nganjëherë edhe në kushte të vështira, por ata s’kanë një skenë fikse, prandaj kalendari i tyre është lëvizës duke shfrytëzuar të gjitha skenat e mundshme në Shqipëri, herë në bashkëpunim e herë përkundrejt qerasë që paguhet nga Ministria e Kulturës.

Me shtimin e skenave në Tiranë, artistët e TKOBAP, që bëjnë një punë të jashtëzakonshme, do të kenë mundësinë të performojnë edhe në skenat e Teatrit Kombëtar në koordinim me administratën e Teatrit, sic edhe tashmë ka ndodhur. TKOBAP nuk është armiku i skenës i dashur Robert! Ky është jo vetëm komunikim mes institucioneve të ngjashme të artit dhe por dhe solidaritet i domosdoshëm mes kolegësh, artistësh dhe mënyra se si Ministria e Kulturës menaxhon të gjitha mjediset e institucionet që mbahen me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Unë mendoj njësoj si ju që Teatri, aty ku është sot, nuk do të prishet dhe do të vijojë të përdoret, deri ditën kur një projekt i ri teatri kombëtar do të fillojë të ndërtohet.

Edhe unë dua një teatër kombëtar të të ardhmes, të plotë, Teatër Kombëtar ku është sot ngrehina e “doppolovaro-s”. Por kjo nuk bëhet në një ditë.

Me sa thashë më sipër, kemi bërë jo pak Robert i dashur, dhe ju siguroj se do të punoj çdo ditë, për sa kohë jam në këtë detyrë, që të vijojë puna për projektin e Teatrit Kombëtar, punë e përbashkët me Kryetarin e Bashkisë me të cilin po bashkojmë forcat për shumë punë të mira të kulturës në Tiranë.

Sa për të paharruarin Kujtim Spahivogli, besoj që lapidarian ia kemi ngritur në vendin e merituar në krye të një Teatri tjetër Kombëtar ku e njeh dhe e lexon e gjithë Tirana dhe Shqipëria, sic është Teatri Eksperimental.

Unë ju falenderoj përunjësisht dhe me gjithë zemër për pasionin dhe burimin e frymëzimit që keni e jeni, për përkushtimin ndaj Teatrit, dhe sërish uroj që ju të jeni pafundimisht aktori i preferuar në skenat e reja të Teatrit Kombëtar.

Ju përqafoj !

juaja,?

Mirela Kumbaro



9 Comments

  1. Mirela,Sa gjate i ke rene.Roberi te foli shume shkurt dhe sakt.Sorrollatja jote,nuk huton asnjeri,e jo me Robertin.Teatri,meqenese simbas teje,e paskeni ndermend ta ndertoni,sepse dopolavorja qenka ndertuar vetem per 15 vjet (sa per dijeni moj Mirela,ajo dopolavorja qe permend ti,ka jetuar dhe mund te jetoje edhe 50 vjet te tjera, edhe nese nuk vini dore ju),atehere po ne ate vend te rindertoni edhe teatrin.Ai vend me ate tradite qe ka krijuar,ku jane themeluar,krijuar,zhvidhuar,po thuajse te gjitha institucionet kulturore shqiptare,ku jane zbuluar dhe rritur,me mijera njerez te artit damatiko-komik,te muzikes popullore dhe te kultivuar,te skenes operistike,por edhe te humorit,duhet jo te tjetersohet,por te ruhet,te mirembahet dhe ne te ,te vijoje jeta artistike ne Tirane.Kjo jo vetem se eshte deshira e artisteve,por eshte deshira edhe e jona,e gjithe shqiptareve,e vecanerisht e Tiranes dhe e Tironcave,qofshin te ardhur,por sidomos e tironcave te vjeter.Leksionin qe ke shkruar per Robertin,lexoja partise tende,se edhe ata do te thone njelloj si komenti im.

  2. Po si nuk merret njeri me thelbin!
    A duhet ngritur nje kulle tjeter ne qender apo jo? A duhet betonizuar edhe me shume Tirana apo jo?
    Ca ju duhet cfar i tha e kujt ja tha, apo meqe ska aktivitet partie as majtas as djathtas po mbushni diten me lloqe kavaje.
    Popull pa nerv e njerez pa dinjitet per te cilet gjithcka eshte o me lulen o me sulen

    THJELLOHUNI OR TIIIIIIIIIII

  3. Tani QE SKANE mbetur me to ka ne qender per pallate politikanet e pangopur po ju versulen pronave Te popullit dhe gjithmone kamuflojne arsyet po qellimi eshte perfitimi personal
    Nuk kam degjuar akoma ne planet qe nje stadium te kete dhe nje pallet shumekatesh brenda tij
    Tani cudia e rradhes teatri I ri do kete nje 30 a 40 katesh mbi Koke pra dy Kate per teatrin DHE 28 apo 38 per politikanet e pangopur

  4. Me mire te bejme nje teater prej derrase ose prej gjethesh se edhe nuk kushton edhe ruhemi nga betoni.Keshtu si Adhamudhi kenaqen te dypalet edhe shteti nuk harxhon dhe teatri s’ka beton.Diten e hene per orthodokset dhe te enjten per muslimanet dhe tre ditet e tjera per ateistet.

  5. Kjo futi qoftet dhe kremvice zgare tym, ne butrint nje trashigemi boterore dhe se ruajti fare tani del ben moral me historikun e viteve te shkuara, kjo eshte shqiperia njerez ulkonja kumbaro me ujkun ramistan dhe lukunia e hajduteve qe do shqyejne ca ka ngel

  6. KM skizofren ja ka ven syrin teartit qe nga koha qe ishte minioster kulture , nuk heq dor pa e bere edhe nji kulle aty me ndihmen e te ashtqujturve biznesmen anadollak(Mane,Katrati,Geci) qe zdin t bejn gje tjet vecse kulla

  7. Qe Mirela Kumbaro e eshte nje njeri ordiner i pamorlshem dhe dallaveraxhi e di qe kur ka qene ne shkolle te mesme. Por ajo qe me ben pershtypje esht qe si nuk i del njeri ne mbrojtetje mendimit te kesaj? Madje as vete personat qe i ka financuar me miliona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *