• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Shqiptari Ermal Meta fiton festivalin e Sanremo (FOTO+VIDEO)

Lajme, Të fundit



Dueti i shqiptarit Ermal Meta me Fabrizio Moro është shpallur Fitues i këtij edicioni të festivalit të Sanremo. Kënga e tyre “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë) triumfoi pas votave të jurisë profesioniste dhe atyre të publikut. Kënga është një himn kushtuar jetës kundër akteve terroriste.

Ajo u përzgjodh edhe si kënga me dëgjuar e ditëve të festivalit. Kujtojmë se kënga e kënduar nga Ermal Metës e shkruar në bashkëpunim me Andrea Febo u pezullua nga drejtuesit e festivalit pas akuzave se ajo ishte e vjetër, por më pas e rikthyen në garë. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. “Non mi avete fatto niente”, Nuk më keni berë asgjë. Është titulli i këngës fituese te San Remos kompozuar e kënduar nga kantautori i talentuar shqiptar Ermal Meta në duet me këngëtarin italian Fabricio Moro.
    Pashë se Ermali, pas fitores në festival, në mënyrë spontante ngriti lartë dy gishtat, simbol të fitores së të drejtës mbi të padrejtën.
    Ky gjest i tij, vec përballjes më terrorizmin ndërkombëtar, seç më solli ndërmend, “batutën” mjerane të një shqiptari tjetër artist shqiptar, kryeministrit Edi Rama drejtuar shqiptarëve, se nuk më keni parë akoma se cfarë do t’ju bëj.
    Është pra fitorja e së drejtës mbi të padrejtën, fitorja e drejtësisë mbi krimin e çdo lloji, që bëri që kjo këngë të pritej me entuziazëm nga publiku italian.
    Duhej që gjithë mediat shqiptare sot si lajmin e ditës, të pasqyronin këtë fitore të Ermal Metës.
    Një kantautor shqiptaro-italian me thirrjen e kurajos e shpresës i bën thirrje miliona italianëve, bashkëatdhetarëve të tij shqiptarë por edhe gjithë europianëve, që të mos kenë frikë nga terrorizmi e padrejtësia, por ti dalin atij përballë duke e sfiduar qoftë edhe me një këngë.
    Padyshim që në arte, është niveli artistik ai që tërheq vëmendjen, por pa diskutim, cfardo niveli që të ketë vepra artistike, ai që tërheq vëmendjen më së shumti, ështe mesazhi që përçon kjo vepër. E ku ka mesazh më të fuqishëm e më human se sa të hymnizosh fitoren e se drejtes ndaj padrejtësive, të drejtësisë ndaj krimit ?

      1. Është ku e ku më mirë që të vlerësosh protestën ndaj së padrejtës e krimit, sesa të jesh “xhymert” ndaj tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *