• |
ide | kryesore

Pakti detar me Greqinë, Presidenca: Nuk na kanë kërkuar plotfuqishmëri për negociatat

Lajme, Të fundit

Deri tani nuk është kërkuar asnjë Plotfuqishmëri për Marrëveshjen e Detit me Greqinë. Po ashtu, kërkesë nga qeveria për Plotfuqishmëri nuk i është kërkuar as ish-Presidentit, Bujar Nishani, i cili deri ditën e fundit, kur la zyrën e Presidentit, deklaroi se nuk i ishte paraqitur ndonjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë”. Lajmin e konfirmojë burime nga presidenca për Lapsi.al.

E kundërta ndodh në Greqi, ku vetë ministri i jashtëm deklaron se Shqipëria ka rënë dakord t’i japë 12 milje detare Greqisë, ndërsa mediat greke raportojnë edhe detaje nga marrëveshja.

“Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar.” ka thënë ish-Presidenti Nishani.

Sipas ish-presidentit, “me një arrogancë ekstreme Qeveria Shqiptare mban sekret marrëveshjen dhe nuk bën me dije asnjë informacion nga kjo marrveshje e negociuar dhe përfunduar sipas Minisrit të Jashtëm të Greqisë para pak kohësh dhe medias greke sot. Së pari, nuk ka të deklaruar nëse Qeveria Shqiptare ka marrë “Autorizimin e Plotfuqishmërisë” nga Presidenti i Republikës?

Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar. Por, që pas Vendimit nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese marrja e “Plotfuqishmërisë” për negocimin e Marrveshjes së Detit është detyrim ligjor. Mos zbatimi i këtij Vendimi të GjK përbën vepër të rëndë penale.”

1 Comment

  1. kryeministri rama bashke me sali berishen i detyrohen opinjonit publik ne lillje me detin ,marrveshjet me greqin si guxuan te dalin mbi te drejtat dhe pergjegjsit,kush jua dhat te drejte pa u pyetu me referendum 15 milion bashkombas ne lillje me fatin e tyre pasurit e perbashketa kombetare njekohesisht dhe per ligjin e pronave si guxuat si klas politike te grabitni te drejtat njerzore ku ne kushtetut dhe ne mbare boten respektohen , po keshtu dhe cdo dem qe i keni sjell keti kombi ne komunizem dhe demokraci,,ndolleni perball historise dhe fakteve ku shteti koh paskohe ishte kontrolli politik ligjore dhe ekzekutiv ne vend ,perball jush ndollet cdo e keqe ku shkaktaret jane shteti dhe pjestare ne te ishte e gjith klasa politike ,tani tregoni popullit se kujt i sherbyet me punen tuaj mbasi ne si popull na shkatrruat me themel vall juve po tua kishte bere kaq padrejtesi dikush sa ju ju bete shqiptareve si do kishit rraguar do ta kishit pranuar tani mjafton te gjykoni veten cfar keni bere me pasojat qe keni sjelle me vet ligjet qe ju keni vendosur ndaj tjereve per te njejtat pasoja, tani shikojeni veten drejtperdrejt me pasojen dhe ligjin ,se marrveshjet tuaja nje dite dalin teresisht te pavlera mbasii ceshtja came kurrsesi nuk humbet ,dhe me nje fjale korrupsion rrenohen te gjitha ,edhe sikur te behen investime nga dikush ne ate zone gjitha i shkojne bash sepse ,nuk u pyet presidenca nuk u pyet populli 15 milion shqiptare kjo i fut popujt ne luft direk ketu deri ne kete pike i cojne ullheqesit e padrejte popujt permes korrupsionit te organizuar te drejten askush se jep dhe padrejtesine askush se pranon ,duket si fatkeqesi ne pamje te pare per shqiptaret por ne fakt fatkeqesin e vertete do ta shijojne vet ato qe e luaj padrejtesine ,sepse kur zoti e krijoj cmimin e padrejtesise ja vari ati qe ben ndonse tjeret i ben te vuaj ne kosto por cmimi eshte i pacmangeshem ate ja coktoj krijuesi saje dhe vetem ai e din kohen dhe si jua con i ftoj ta kuptojne ne kohe dhe ti cmangen padrejtesise ,mos te presin humbjen dhimbjen trishtimin ndeshkimin qe ajo sjell e beje keto komende duke ua dashur te miren dobin te gjitheve duke mos dashur te shoh lider irritues me grabitjen e te drejtave te tjereve ,sikurse nuk deshiroj te shoh komb sakrifikues ne mbrojtje te te drejtave te tyre por popuj ne paqe siguri dhe harmoni sejcili ne vendin e vet me te drejten e vet,kjo eshte esenca qe i dua te gjith dhe me te gjith ndava dashurin qe kam per ju duke ju dashur vetem te miren me nje keshillim per mire dhe ndalim nga e keqa masi te miren e ndjeni per vete dhe te keqen se deshironi ,tu beje dikush ,duke ju kujtuar qe domosdoshmeri dhe dobi eshte qe ate cfar deshironi per vete ta deshironi dhe per tjeret kjo eshte esenca ,mbasi padrejtesia rendimentin e ka akuz dhe konflikt ,jo dashuri dhe paqe dobi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu