• |
ide | kryesore

Portret/ Ermal Meta, ëndrra e zgjatur e emigrantit nga Fieri

Kryesore, Paparazzi

Ermal Meta nuk i pëlqen përrlallat. Djali që u bë i njohur dy vjet më parë në Sanremo 2016 me “Odio le favole” (I urrej përrallat), e përsërit shpesh: “Përrallat nuk më kanë pëlqyer kurrë, për mua jeta është shumë herë më interesante dhe ka më shumë fantazi në të”. E megjithëatë jeta e Ermal Metës, 37 vjeç i ngjan një përralle. Ai u bë fituesi (pasi kishr marë më parë vendin e tretë) i festivalit të këngës së lehtë italiane që shqiptarët e shihnin dikur në mënyrë klandestine.

Ermali, një emigrant nga Fieri, jo vetëm mori pjesë për të tretën herë radhazi, por doli andej edhe me çmim.  Njësoj si këtë radhë edhe vjet kënga e tij ‘E ndaluar të vdesësh’ (Vietato Morire) është vlerësuar maksimalisht nga juria dhe publiku.

Edhe pse deri para dy vitesh ai nuk njihej mirë në Shqipëri, Ermali tashmë është imponuar në tregun muzikor në Itali. Ai ka shkruar këngë për yje të famshëm si Marko Mengoni, Emma Marrone, Chiara, Annalisa, Patty Pravo etj. Natyrisht ashtu sikurse per çdo emigrant edhe per të fillimet nuk ishin të lehta. “Fillova duke kënduar në disa grupe në qytetin e Barit në Puglia. Me një në veçanti, grupin “La Fame di Camilla”, publikuam tri albume nëpërmjet etiketës diskografike “Universal”. Njëkohësisht kompozoja këngë dhe shkruaja tekste për këngëtarë me famë në Itali” tregon ai. Dhe pak nga pak emigranti nga Fieri filloi të iponohet, prtej Adriatikut. “Tregu muzikor italian është i vogël dhe për këtë arsye edhe shumë i vështirë. Dua të them që nuk ta lë njeri vendin e vet. Ndryshe nga ata që kanë lindur dhe janë rritur në Itali, ti ke lindur në Shqipëri, madje në Fier” pohon ai dhe shton: “Unë kam lindur në Fier dhe kam pasur një fëmijëri si pjesa më e madhe e fëmijëve shqiptarë në ato vite. Në Tiranë kam qenë pak herë kur isha i vogël dhe jo për arsye të lidhura me muzikën”.

Por, tani shumëkush në Tiranë e njeh Ermal Metën falë paraqitjes së suksesshme në Sanremo. Ndërsa ai e kujton Shqipërinë përmes tekstit të këngës së tij: “më kujtohet ai cast kur u bëra i madh”.

©Lapsi.al

 

 

Intervista për gazetën Panorama/ Nata më e gjatë e jetës

Si do ta nisje një përrallë dashurie?

Di si të nis një këngë, por jo një përrallë.

Kënga më e bukur që ke dëgjuar për një ndarje?

“Wicked Game” Chris Isaac.

Alkooli më i fortë për të mbytur dhembjen?

Rhum.

Nata më e gjatë që ke kaluar?

Nata në të cilën më thanë që ime më ishte në koma. M’u duk e gjatë një vit.

Zgjimi më romantik si mund të ishte për ty?

Çdo zgjim është romantik kur fle me dikë që ke në krevat dhe në zemër.

Mesazhi më mbresëlënës që të ka ardhur në celular?

Një mesazh në celular nuk e konsideroj mbresëlënës.

Martesa që do të ëndërroje?

Ajo që bën i moshuari mbas një jete të gjatë dhe të lirë.

Vdekja më e ëmbël si do të ishte?

Ajo pas martesës së mësipërme.

Cila është italiania më e bukur?

E dashura ime.

3 Comments

  1. Nje bravo te madhe per Ermalin, me pelqen sesi i perfaqeson shqipetaret, me muziken e vete dhe me veten e tij, pa ato sentimentalizmat e shpifura te tipit nxirr flamurin shqiptar, apo ja dedikoj fitoren shqiptareve, nje patriot qe duke dhene kontributin e tij per muziken qofte dhe italiane ben patriotizmin me te madh

  2. Po te ishte Saliu ne pushtet ,ky fieraku,qe me talentin,punen dhe kurajon e madhe per te shkuar perpara,i tregoi italianeve,qe eshte i afte per te marre vetem cmime dinjitoze ,qofte edhe ne San Remo,nuk do te njihej fare.Prandaj Bushat,ky Ermali,duhet tja dije per nder Rilindjes,dhe asaj duhet tja dedikonte ,fitoren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu