• |
ide | kryesore

Shifrat alarmante të kancerit në Shqipëri, për një vit 7 mijë raste të reja

Lajme, Të fundit



Sëmundjet tumorale po fitojnë gjithmonë e më shumë terren në popullsinë shqiptare. Mjekët pohojnë se rastet e reja po vijnë në rritje progresive çdo vit. “Kemi mbi 7 mijë raste të reja, kemi rritje mesatare rreth 12% çdo vit dhe në 5 vjet rritja është 60%” thotë mjeku Orges Spahiu. Alarmi më i madh vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila paralajmëron epidemi globale.

“Pritet që në dy dekadat e fundit, numri i të diagnostikuarve me kancer të rritet rreth 70%” shprehet mjeku.

Sa i takon Shqipërisë, shpesh rastet përfundojnë në fatalitet për shkak të kapjes së sëmundjes në faza të avancura.

“Rreth 70%-80% e tyre vijnë në stadet e treta dhe të katërta të sëmundjes. Kjo bën që shansi i tyre të jetë i pakët në kurim” tregoi Spahiu për Tv Klan.



1 Comment

  1. mbetet per shtetin shqiptare ,kontroll ne dogana me polici shkencore ,per te pare ,se cfar hyn ne shqiperi duke filluar me mallra qe veshen hahen dhe pihen ,1 per kontroll cfar ndikon ne diversitetin ,e imunitetit njeriut ,ne demin e tije si lende ushqim , gaz apo pije te shfaqura ne gjitha format e mundeshme deri dhe nje dron ndjekes me telekomande me aparatura te teknologjise se larte , per te veshguar cdo mjet ajrore , te huaj qe qarkullon ne hapsiren shqiptare , duke matur ajrin qe len pas , per te konkluduar kur dikush qellimisht ne hapesiren tone me dashje hell preparate apo semundje kjo si polici ajrore per kontroll te trafikut duhet te zhvillohet dhe analizoje koh pas kohe informacionet ,rreth krimeve kur ato kryhen per parandalimin e tyre ,po zhytemi ne situata kur ligji dhe kontrolli tije behet gjithnje pergjegjes ne mbrojtjejn e te drejtave lirise shendetit dhe jetes se qytetareve ne kete territor ,duke mos lijuar te behet strek krimi dhe padrejtesie per asken ndaj keti populli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *