• |
ide | kryesore

800 mijë euro dhe përgjime/ Sfida dhe kunja live mes Shehajt e Gjiknurit

Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, i është përgjigjur akuzës së ministrit Damian Gjiknuri, i cili tha se Shehaj ka paguar 800 mijë euro për t’u futur në listat e PD në Vlorë.

Në një mesazh drejtuar gazetares Eni Vasili, live në emision, Shehaj shkruante:

“Nëse del një provë e vetme që unë kam paguar jo një milion euro, por 100 euro për t’u bërë deputet, unë jap dorëheqjen dhe kërkoj falje. Nëse del që ju keni folur në telefon me Zoton për çështje parash do ta jepni dorëheqjen?” 

Gjiknuri u përgjigj:

“Agron thuaj sa të besuan qytetarët vlonjatë që të dhanë votën, aq do të të besojnë edhe për këto deklarata tua në FB apo në mesazhe, kështuqë nuk merrem fare. Unë sfidën me Agron Shehajn e bëra në Vlorë, qytetarët e Vlorës na vlerësuan të dyve kështu që është histori e mbyllur”. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *