• |
ide | kryesore

Artan Hoxha zbulon detaje nga aksioni për të kapur Balilin: U përdor forcë, u thyen disa dyer

Lajme, Të fundit
Artan-Hoxha.jpg



Gazetari investigativ Artan Hoxha zbuloi se policia përdori forcë gjatë ndërhyrjes në banesën e vjehrrit të Klement Balilit.

Hoxha pohoi se policia e Delvinës, në bashkëpunim me atë të Gjirokastrës rreth orës 17:15 zbarkoi në banesën e vjehrrit të Balilit, Avni Veizit, pasi kishte informacione se aty fshihej Klementi, i cilësuar nga mediat greke si Eksobari i Ballkanit. Mes të tjerash, Hoxha tha se policia kishte përdorur forcë gjatë aksionit, pasi kishte thyer derën e jashtme dhe disa të brendshme.

“Aksioni nisi sot pasdite, sapo ra errësira, rreth orës 17:15 minuta. Forcat e policisë lokale dhe ato të Gjirokastrës rrethuan zonën, duke krijuar edhe pasiguri tek banorët. Kishte një numër të madh policësh. Në banesë nuk u gjet asnjë person. Vjehrri dhe vjehrra, e personit më të kërkuar nga policia shqiptare nuk ishin. Informacioni paraprak ka qenë se në këtë banesë mund të strehohej Balili, edhe pse vjehrri dhe vjehrra qëndrojnë tek vajza e tyre që ka ngelur e vetme. Policia ka përdorur forcë, ka thyer derën e jashtëm, ka ushtruar kontroll të befasishëm. Janë thyer disa dyert të brendshme. Nuk është gjetur personi që kërkohej nga policia. Nga komshinjtë është vënë në dijeni pronari i banesës. Ata kanë ardhur aty dhe kanë kërkuar një vendim të gjykatës. Ai pretendon se i kanë vjedhur sende me vlerë. Ky vendim vjen pas shkrimit të medias gjermane ‘Stern’, pasi u tha se policia lokale nuk ndërhynte dot. Ndaj me ardhjen drejtorit të ri po jepet tjetër mesazh”, tha Hoxha në lidhje direkte me “News 24”.



2 Comments

  1. Epo policia nuk eshte trup baleti o Artan Skrapari ndaj mos prit te mos ushtroj dhune ndaj trafikateve. Keq eshte qe nuk e ka gjetur dhe kapur ate kapuralin Eskobar pa qe thyen porten dhe hyne pa lajmeruar kane bere kaq mire sa se ke idene ti meci i Skraparit.

  2. Këtë farë “gazetari investigativ” të krimit në Shqipëri e kemi dëgjuar shpesh të përgëzojë policinë e Tahirit që po bën sëbashku me te ” heroizma” kundër trafikut të kanabisit, e i del në mbrojtje Balilit që është i vetmi bos i madh i verifikuar i drogës, e njëkohësisht i vetmi zyrtar i lartë i qeverisë Rama që deri tani ka marë dekoratën “Eskobar”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *