• |
ide | kryesore

Basha për komisionin ‘Tahiri’: Rama ndërhyri në skandalin me Habilajt, sot dorëzojmë kërkesën

Lajme, Të fundit

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Lulzim Basha ka dalë në një prononcim për mediat. Ai është shprehur se në mbledhje është diskutuar në lidhje me komisionin parlamentar për çështjen ‘Tahiri’. Basha ëshëtë shprehur se Rama e ka patur në tavolinë informacionin për Tahirin, por lejonte që trafiku të zhvillohej. Po ashtu Basha shprehet se kërkesa për komision hetimor ndaj çështjes Tahiri do të depozitohet sot.

Ministria e Brendshme, kryeministri ishin në disponuam zyrtar të informacionit, por trafiku bëhej me bekimin dhe ryshfetin që jepej deri tek më të lartët. Edi Rama e ka pasur këtë informacion mbi tavolinë, Haki Çako dhe paraardhësit e tij e kanë pasur në mënyrë zyrtar nga SHISH dhe nga Interpol, nga denoncimet e opozitës, dhe nga media. Shumë gazetarë kanë shkuar dhe kanë rrezikuar të shkonin në parcelat me hashash. Këto fakte janë varrosur në zyrën e kryeministrit. Kjo është arsyeja se Edi Rama ka shkelur kushtetutën dhe ka kthyer parlamentin në gjykatë. Ndërhyrja e Ramës në skandalin Tahiri-Habilaj, çoi në kthimin e Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës. Kërkesa për komisionin do të jetë njohja me faktet dhe kërkesa do të depozitohet sot.” – është shprehur Basha.

 

3 Comments

  1. Nuk e di nese gjendet nje hipokrit me i madh ne kete bote sa ky palo kryetar i PD ku ne te njejten interviste (mbasi gazeta juaj e jep te censuruar) deklaron se ne qofte se qeveria nuk ben transparence per ceshtjen e detit Rama do te shkoje prapa hekurave.
    Rama ka deklaruar se jemi ne kuadrin e bisedimeve dhe perpara se te behet e mirqene do te publikohen te dy hartat, juaja e qeverise se PD, dhe e tija e PS.
    Kujtoj se shberja e kufijve detare dhe me pas rishikimi i tyre u be nga qeveria e Sali Halese ne 2009.
    Po ti mor ndyresire perse e mbajte te fshehte tere procesin e marveshjes se detit dhe u deklarua vetem mbas aktit perfundimtar ai i firmosjes se dy paleve, dhe ashtu sic e dime tashme te gjithe u rrezua nga gjykata e larte si mareveshje deri ne tradheti kombetare, ku duhet t’a kesh vendin!?
    Prapa hekurave apo ne Hollande!?
    Ju mund te genjeni perkohesisht disa tifoze injorante dhe proninciae qe keni rreth vehtes por jo gjithe popullin

  2. Ky eshte pa forme dhe pa mend,petull fare.Kur vidhje milionat e dollareve per rrugen e Kombit dhe u akuzove per vjedhje direkt,e fitove davane duke mare pafajesine si rezultat i vendosjes ne afat nga prokurori i Saliut.Te njejten gje do te behet edhe me Tahirin.Ketu jene nderruar bythet por jo veset e pushtetit,kushdo qofte.Kur je i dhjere mos e ngri koken se te bie muti surratit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu