• |
ide | kryesore

Donald Lu paralajmëron ndjekje penale për Adriatik Llallën (Deklarata)

Lajme, Të fundit



Pas lajmit se Adriatik Llalla, ish Prokurori i Përgjithshëm është tërhequr nga sistemi gjyqësor, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu. Ambasadori e quan fitore tërheqjen e gjykatësve apo prokurorëve të korruptuar, por vë në dukje se kjo nuk ka për t’i shpëtuar nga ndjekja penale.

“Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet. [Vendimi për t’u tërhequr] nuk i shfajëson këta ish zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale.” Shkruan Donald Lu në Twitter.

Adriatik Llalla nuk do ta pranojë postin që iu ofrua në gjyqësor, pas mbarimit të mandatit si prokuror i Përgjithshëm. Tërheqja e tij u interpretua në media si një manovër për t’i shpëtuar vetingut.

Në vazhdimësi Donald Lu dhe Adriatik Llalla kanë shkëmbyer një sërë akuzash publike mes njëri tjetrit vitet e kaluara, akuza të cilat ambasadori amertikan nuk i ka harruar ende.



4 Comments

  1. I pari qe duhet futur ne burg eshte ky ambasdaor super i korruptuar qe e ka ulur imazhin e amerikes ne nivel rekord me sjelljet e tij majmunerore.po ti do ndryshosh boten o verdhacuk qe deri ne gusht je ketu pastaj do keputesh qafen.ke informacion plot dhe per edvinin dhe per qorrin dhe per te gjithe po per keta nuk ndihesh ti se merr valixhet me dollare.llalla vertet e meriton burgun se nje cope fshatar barkthare ishte dhe u be miliarder po ama ta perplasi te verteten ne sy per korrupsion.tani do hakmarrje kinezi primitiv.

    1. Qe Llalla mund te kete shkelur ligjin e besoj plotesisht po ky k.ri kush mendon qe eshte qe del e kercenon njerezit me ndjekje penale ???

  2. Kete sikur do ta perzente Trump sapo te merrte fuqine si President, se qenkesh njeri i Sorrosit….. por ja qe s’paska qene keshtu. Por nga ana tjeter kemi degjuar mjaft kercenime nga Lu dhe asgje ne rrjete…

  3. po po se trumpi e ka mendjen tek shqiperia… obama e la boten ne duar te te gjitheve duke e terhequr ameriken … pasojat ishin: ISIS, afganistani i pastabilizuar koreja e veriut , ukraina , irani me marreveshjen skandaloze, europen ne krize .. dhe sigurisht ndikimi i kines kudo….
    tani do e rruj trumpi me shqiperine apo do ndale ate te cmendurin e korese se veriut???

    ISIS nuk ekziston me… europa po vjen pak nga pak ne vete rusia po sheh qe ka nje kundershtar.. po ashtu irani koreja e te gjithe soj sorollopet vemje qe gjoja jane ne funskion te populli dhe aspak te kapitalizmit..
    mire apo keq ky president po thote qe une jam vendi me i madh dhe juve nuk ju pyes.

    lu-ja eshte nje plesht …. por fatkeqesisht vazhdojme si ne komuizem, ku ne ishim qendra e botes…. ne jemi qendra e bythes kshu qe mos te pretendojme per vemendje kur nuk kemi as bythe e as merite per vemendje nga ata qe jane realisht lider.

    jo per gje por aq te rendesishem jemi saqe i vidhemi eventeve te Obames me donacione shoferesh taksi per te bere nej foto …. Edi Rama dhe sa te rendesishem jemi 😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *