• |
ide | kryesore

Foto/ Harrohen palmat, nis puna për vendosjen e pishave në autostradën Tiranë-Durrës

Lajme, Të fundit

Palmat e vendosura nga Rama në autostradën Tiranë-Durrës u thanë. Ndërkohë bashkia e Tiranës nisi zëvendësimin e palmave të thara përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, me pisha të reja. Të cilat do të kushtojnë rreth 670 mln lekë. Temperaturat e ulëta të vitit që shkoi shkatërruan të gjitha pemët dekorative të vendosura nga qeveria shqiptare, disa vite më parë.

Bashkia e Tiranës mori vendim në fund të vitit 2017 për zëvendësimin e tyre me pisha dhe akordoi fondin përkatës. Palmat që u thanë në autostradë nuk arritën dot të mbijetonin as tre vite. Ato ishin një nismë e kryeministrit Rama për zbukurimin e kilometrave të parë të autostradës, që përkojnë me hyrjen në kryeqytet.

Ndërkohë sot, teksa kalon në këtë autostradë vë re që ka nisur puna për zëvendësimin me pisha. Bashkia ka bllokuar njërën nga korsitë e kalimit të makinave dhe po merret me vendosjen e pemëve të reja, duke i lënë në harresë palmat e thara dhe paratë që u shpenzuar për to.

 

4 Comments

  1. Eshte hajvanllek.

    Kjo eshte nje rruge kombetare ku makinat ecin shpejt.

    Nga ana e sigurise, nqs makina del nga rruga, ka shanse te perqafoje ndonje peme.

    Jashte Shqiperise, rruget ne krah te djathte, kane reliev te bute, me bar, qe makina qe del nga rruga te shpetoje bute.

    Kjo zgjidhje inxhinierike eshte per te rrotur mundesine e perplasjes me Objekte Te Palevizshme, ne rast te gabimeve te shofereve.

    Jane te papare, keta projektues rrugesh.

  2. O popull e ke gabim, jo vetem mund te perqafoje ndonje peme, por nga perqafimi me pemen, mund te rikthehet ne rruge dhe te marre ne qafe edhe te tjeret. Pishat kane elasticitet dhe force me te madhe se palmat dhe shume kollaj, gjithmone ne rastin fatkeq te nej perplasjeje, mund ta rikthejne makinen e perplasur ne rruge. Sa per mbjelljen e pishave, puna ka se paku nja 10 dite qe ka filluar, por problemi nuk qendron ketu, problemi qendron diku tjeter. Nese palmat qe kishin kushtuar nja 600 mije euro me duket, nuk i rezistuan 4-5 diteve te ftohta, si do i rezistojne 120 diteve te nxehta e super te nxehta, pishta qe kushtojne mbi 1 milion euro dhe qe jane pisha malore. Dakord se nuk kishim akonomiste te zot dhe minister financash u vu nje mesues anglishteje, dakord se meqe kryeministrin e kemi piktor do pranojme qe me e rendesishme eshte paraqitja se eficenca, po studimi i bimesise behej dikur ne Biologjine e klases se VI, apo as klasen e VI s’e kane mbaruar “udheheqesit tane te lavdishem” sepse vine nga klasa puntore…

  3. Bushat,edhe ne kete shkrim te vetmin ku nuk ke permendur Berishen,je treguar shume i percipte,duke e treguar vetem si lajm dhe jo per te akuzuar (ashtu sic ben ti kur te don by…) shkaktaret e ketyre shpenzimeve te kota qe po hidhen ne plehera,bile duhet te kishe kerkuar edhe ndjekjen ligjore nga prokurorija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu