• |
ide | kryesore

Gjiknuri: Klodian Zotos ia dha inceneratorët ministri i LSI-së

Lajme, Të fundit



Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri i hodhi poshtë akuzat për lidhje me biznesmenin Klodian Zoto i cili është nga investitorët e ndërtimit të inceneratorëve të përpunimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe në Tiranë. Në intervistën e dhënë për gazetaren Eni Vasili këtë të hënë, ministri tha se këto tendera nuk i ka kryer ai, por ministria e mjedisit të cilën e ka pasur LSI.

“Unë nuk kam dhënë asnjë nga koncesione për inceneratrorët. Unë nuk jam marrë me procedurat. Di që për atë që është ndërtuar në Elbasan ka pasur një procedurë të përshpejtuar për shkak të situatës aty ndërsa në Tiranë dhe në Fier do të ketë një procedurë tjetër” – tha Gjiknuri. Ministri pranoi se njihet me biznesmenin Klodian Zoto, por shtoi se detaje do të japë në një interpelancë të thirrur nga PD në parlament. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *