• |
ide | kryesore

Hipokrizia/ Ku janë sot njerëzit e anatemuar nga PS kur ishte në opozitë

Kryesore, Lajme

Sot rrethi është mbyllur. Një nga njerëzit kryesorë të negociatave për ndarjen e detit të qeverisë Berisha, është caktuar ambasador me propozim të Edi Ramës. Presidenti i Republikës ka dekretuar sot diplomatin e karrierës, Ferit Hoxha si ambasador pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO). Z Hoxha ka qenë pjesmarrës aktiv në negociatat që u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese, madje ai i ka mbrojtur ato me forcë gjatë takimeve për sqarimin e opinionit publik. Duke u nisur nga ky precedent i fundit, Lapsi.al ka bërë një vështrim se si i ka emëruar, ngritur dhe pompuar Rilindja njerëzit e çështjeve më të nxehta, që ajo i ka quajtur si krimet më të mëdha gjatë kohës kur ishte në opozitë. 

Kauzat më të mëdha të Ramës ishin:

1) Krimi i Gërdecit me 25 të vrarë

2) Tradhëtia e ndarjes së kufirit detar me Greqinë

3) Kapja e Ilir Metës me bllok në dorë

4) Vrasja e katër qytetarëve në 21 janar

Ç’ka ndodhur sot? 

Ish avokati i Fatmir Mediut dhe ish i afërmi i tij, Ilirian Celibashi  (i katërti në foto) u fut në listat e deputetëve dhe u emërua ministër Shteti në qeverinë e parë Rama, deri sa u tërhoq vetë për t’iu rikthyer avokatisë.
Ish negociatori i marrëveshjes së detit, Ferit Hoxha (i pari në foto), u bë drejtor në ministrinë e Jashtme dhe tani ambasador në UNESCO.
Ilir Meta (në mes) qeverisi me Ramën për katër vite si kryetar Kuvendi dhe me votat e PS u bë President Republike.
Ish pjestari i grupit të zjarrit të gardistëve që vranë në 21 janar, Agron Malaj (i dyti ne foto), u bë kryetar lokal i PS dhe në 2017 u fut në listën për deputet të qarkut Dibër.
Nuk duhen më shumë fakte për të kuptuar se kauzat e mëdha të PS në opozitë tashmë janë varrosur, prandaj asgjë nuk është zbardhur më shumë nga Gërdeci dhe 21 janari ndërsa marrëveshja e detit po rinegociohet në fshehtësi. Prandaj të njëjtët oligarkë që përfituan me Berishën, po vazhdojnë të marrin koncesione, para publike dhe po ngrenë kulla me Edi Ramën.
 ©Lapsi.al

18 Comments

  1. Pergjegjesine penale ,politike e morale per tragjedine e Gerdecit e kane Sali Berisha dhe Fatmir Mediu dhe kete e dine mire shqiptaret,prandaj me fillimin e punes se drejtesise se pavarur kjo qeshtje do hapet dhe me siguri pergjegjesit e vertete do perballen me drejtesine .
    Pergjegjes per vrasjen e kater qytetareve te pafajshem me 21 Janar ne Bulevard jane Sali Berisha dhe Lulzim Basha sepse me urdher te tyre u vrane ata njereze dhe pastaj u fshine provat dhe videot e kamerave.Edhe kete krim shtetror do e hape drejtesia dhe fajtoret do marrin denimin e merituar.
    Ilir Meta mund te kete njeqind faje por ai nuk ishte ne pozite as te urdheroje e as te ndale vrasjen e kater protestuesve.
    Per kufirin detar ,gjitheashtu jane pergjegjes Sali Berisha dhe Basha si minister i jashtem,askush normal nuk mund te fajesoje se paku politikisht matesit apo zedhenesit.
    Eshte qesharake perpjekja per te relčativizuar fajesine per krime kaq te renda sidomos per Gerdecin dhe 21 Janarin sepse jane ne pyetje vrasjet e njerezeve te pafajshem dhe keto krime nuk vjetrohen ,jane identike me krimet kunder njerezimit.Mendoj se nuk eshte njerezore perdorimi i tragjedive dhe i jeteve te njerezeve te pafajshem per lojera politike.

    1. Ti ermal paske pjerdhur nga trute qe besoke te drejtesia e pavarur e rames.nqs keto fakte qe te renditi lapsi nuk te bindin,atehere qeke budallepsur fare

    2. fatkeqesi per nje popull me nje klase politike te tille te degraduar qe tashme nuk ka asnje lillje me popullin e vet ne asnje kuptim por qendron si nje parazit qe vetem jeton ne kurrize te tije por duhet ta dine qe ne finale pushteti buron nga populli dhe me hir ose pahire i takon atije ,cdo veprim i duhur ko kohen e tije dhe kur veprimeve te duhura ju kalon rralla problemet behen kosto qe i paguajn te gjith mos prisni kostot por reflektoni ne kohe me drejtesi hak vlera tolerace mikuptim marrveshje mbillni drejtesin tek populli jua vlerat besimin se rendimenti vjen dobi ,zgjillje vlere siguri garanci paqe,mos u beni te ashper ,vlersojeni duajeni dhe respektonje me dinjite drejtesi hak cdo qytetare shqiptare , se kur populli tua ktheje shpinen ju nuk keni me vend ne toke,sepse gjithcka nuk shoqerohet me lule ne padrejtesi padrejtesi ka vetem dem,behuni te zgjuar dhe kuptoni thelle qe te keqen ta percillni me te mire dhe nga e keqa nxirrni mesim beni qe dobine per popullin ta arrini me drejtesi dhe urtesi te malle ne unitet mos mendoni vetem por vetet tuaja por per 15 milion shqipfoles ,kujtoni kur nje deputet anglez per dy minuta vonese ne parlamentin anglez ne shenje respekti edukate dha dorheqen po mateni veten sa larg dhe sa afer vlerave dobive jeni qe per juve te krijohet opinjoni mire dhe tjeret tu besojne sepse opinjoni ne pergjithesi krijohet me fjale dhe veper kur fjales i mungon vepra opinjoni mbetet tek vepra ,loja fjales tek ne u zhvillua 1 shekull por veprave thuajse zero ,e tashme opinjoni pacmangeshem dhe besimi tek ju jan vet veprat tuaja jo fjalet ,kurse per veprat padrejtesia juaj nder ne i plotesoj thuajse gjitha kuptimet ,a nuk ka vend te analizoni cfar kerkoni dhe ku ju con popullin e keni te dashur bute dhe nuk mariton padrejtesine ,por mos harroni se nuk ka asgje pa mase ne zhvillimin e vet nese mbillni padrejtesi do shihni te zhvilluara cilesit e saje deme kosto cmim nese mbillni drejtesi hak do shikoni nje rendiment vete zgjillje dobi siguri vlera virtyt paqe suksese,ju ftoj qendroni me tjeret sic qendroni ndaj vetes suaj me drejtesi hak dhe pacmangeshem dhe tjeret do qendrojne njelloj ndaj jush me respekt komenti behet nga dashuria per kombin tim keshillim per mire dhe ndalim nga e keqa permes formes se kuptimit bindjes vlersimit dhe perkrahjes eshte identitet i natyralitetit njerzore me respekt

    3. ermut te vije me zi se rames.te gjitha keto qeshtje si gerdecin,si 21 janarin si detin jan qeshtje te stisura nga qelbesirat komuniste ruqi,rama,xhafa dhe nena e tyre monstra negjmije se bashku me gjinushin.gerdecin e beri miku i rames greku delijorgji i cil ende merr pallate nga rama,me 21 janar shtin policet qe sot jan ne ps pra u graduan,bllokun e metes e ben ngjal e pall lalzi,detin ne fshehtesi po e heqin..kur te kap kokaina te duket bytha fytyr.

  2. Ia fusni pordhet kot ju te lapsit, per te vetmin qe realisht e ka dhjere e duhej te ishte pas hekurave eshte meta, te tjeret jan kot e skan pas gje ne dore se i urdheronte dikush tjeter nga lart. Sic thote komentuesi lart, per gerdecin pergjegjes eshte berisha dhe mediu (me sakte vetem berisha se as mediun se pyeste njeri), per gerdecin se ka fajin gardisti po ai qe dha urdherin e ketu prap tek berisha shkon pergjegjesia. Tek rasti detit smund te akuzohet nje qe ka qene aty sa per figure, ju te lapsit te merreni me pergjegjesit e vertete berisha e basha, ky tipi qe qenka bere ambasadore ka qene kot sa per numer e figure aty. E thashe dhe ne fillim, per te vetmit qe keni te drejte eshte meta, qe nga burgu qe duhet te ishte, keta rockat e bene president. ketu eshte pergjegjesia e plote e rames (jo e ps, ps sherben thjesht si figurante per ramen).

    1. i pa emer-ti je edhe i pa tru,ku e ke bllokun e metes si ngjal ne prapanic apo si pall te monikes ne goj.ikni o pirddhuni ne qenef negjmije se atje jeni ngjizur e ripjerdhur.

      1. I paemër
        “te tjeret jan kot e s’kan pas gje ne dore se i urdheronte dikush tjeter nga lart.”
        është e vërtetë se kanë marrë një urdhër mor lal,por mos harro se ke po aq mundësi për ta zbatuar dhe për të mos e zbatuar!!
        nëse e kanë zbatuar,pra detin,dhe vrasjen në 21 janar!?atëherë ata janë bërë pjesë e krimit!!
        PS ose rilindja si përpiqet ta shpërbëjë ish partinë socialiste rama,kishte gjithashtu mundësinë për të mos i afruar brënda strukturave të saj!por ajo i afroi i propozoi dhe për pasojë u ndy dhe ajo!!

  3. Jeni ju papagallët e Edi Ramës e Tualet Ballës që aksidente me viktima kërkoni ti përdorni për propoganda politike.
    Përse i nis nga fundi ngjarjet që përmend o Ergjirizi ?
    A nuk ishte pronar i fabrikës se demontimit të armeve në Gërdec, biznesmeni mik i ngushtë i Edi Ramës.
    Perse ndodhi aksidenti ?
    Pikërisht nga makutëria e Delijorgjit për të fituar më shumë para, duke mos investuar në sigurinë teknike e duke shfytëzuar deri edhe fëmij që të punonin në këtë fabrike.
    Ështe hetuar plotësisht Gërdeci jo vetëm nga drejtësia shqiptare, por edhe nga specialistë të huaj dhe përfundimisht është cilësuar si një aksident tragjik, e për personat përgjegjes që duhej të respektonin regullat e sigurisë apo oficerët që duhej të kontrollonin fabrikën. janë dhënë denime nga gjykatat shqiptare.
    Kanë ndodhur në Itali e deri në SHBA aksidente me viktima të shumta. por nëse për çdo aksident duhet të bëhet përgjegjes kryeministri, burgjet duhet të ishin mbushur me kryeministra e presidentë e ndër ta duhet të ishte edhe Edi Rama.
    Edhe ngjarjen e 21 janarit e nis nga bishti.
    Përmend me të drejtë 4 viktimat, por haron se sipas deshirës se organizatorëve të asaj proteste të dhunëshme, të deklaruar edhe publikisht, thirrjet ishin që të përmbysej qeveria Berisha-Meta, edhe sikur të kishtë 1500 viktima, dhe me çfarë u motivua kjo protestë ?
    Me “vjedhjen me bllok në dorë të Ilir Metës.
    Pra gënjen si derr, kur thua se nuk kishte “punë” Ilir Meta me ate ngjarje.
    Ndërkaq Bushati i Lapsit, ndonëse e pranon se një gardist i “skuadres se zjarrit”, Agron Malaj mund të jetë autor i vrasjeve e njëkohesisht i përzgjedhur si lider lokal i PS e deri kandidat për deputet i ksaj partie, pikërisht prej tij ke kaq vite që dëgjon që akuzën e vrasjeve t’ja adresojë Berishës e Bashës.
    Përse e bën këtë Bushati ?
    Sepse ishte vetë pjese e skenarit të asaj proteste të dhunëshme.
    Përse u shpërbly me ofiqe partiake ,e kandidaturë si deputet i PS, gardisti Agron Malaj ?
    Pikërisht se ishte edhe ai pjesë e skenarit të protestës së dhunëshme.
    Sa i takon marëveshjes se detit.
    As Berisha e as Basha nuk janë specialistë në ndarjen e ujrave bregdetare.
    Ishin specialistët që Rama i shpërbleu duke i emëruar ambasadorë, ata që përcaktuan kufijtë e detit.
    Sidoqoftë, si Berisha edhe Basha, veç që ishin transparentë me publikun për marveshjen, respektuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e ajo marëveshje nuk u ratifikua as në parlament.
    Krejt ndryshe veproi Rama.
    Nga akuzues i Berishës për marëveshjen e detit, njëlloj si me historinë e “ndalimit të plehrave”, pa asnjë transparencë publike tentoi e po tenton të kthejë “plehrat” në Shqipëri, e nga 6 milje që kishte marëveshja e athershme, e dëgjuam ministrin e jashtëm grek të mburej se kishte përlarë dyfishin, 12 milje det nga bregdeti shqiptar. As Ditziu e as Edrama nuk e hapën gojën e të skjaronin publikun se çfarë kishin djallosur me ate marveshje të fshehtë
    E pra, nëse i analizon më tru e jo me prapanicë të gjithë akuzat që ja adreson opozitës së sotme, na del se fajet më të mëdha i ka Edi Rama,si në opozitë edhe në pushtet.
    Ndërkaq në kohën e Gërdecit, Edrama nuk ishte në opozitë po ishte guvernatori fuqiplotë i kryeqytetit. Po aq sa mund të behet pergjegjes për aksidentin e Gerdecit kryeministri Berisha, e bile edhe më shumë, përgjegjesi kishte edhe “guvernatori” i Tiranës që u kujtua të hapte gojën vetëm pasi ndodhi aksidenti, kur udhetonte pothuajse çdo jave në autostradën poshtë Gerdecit ku pronar i fabrikës ishte miku i tij.
    Shqiptarët nuk e kanë haruar që gjatë procesit të gjykimit të Delijorgjit, ishte regjistruar një bisede telefonike e Ramës me te, ku ai e mbante me kurajë mikun duke i thëne se sëshpejti do të dalëi pafajshëm nga burgu, dhe ashtu ndodhi. Cuditërisht mediat shqiptare e heshtën fare ate lajm e nuk e përmendin as sot Duket se edhe me gardistin Agron Malaj ka ndodhur po e njejta gjë sepse edhe ai si Delijorgji u veçua nga prokuroria e Ina Ramës pa u dënuar e më vonë u shpërblye nga kryeministri Rama.

  4. Edi Rama eshte kokrra e mashtruesit…nje dite do ti dalin te zezat…per momentin po i ve njerzit ne gjume me keto rilindjet urbane etj…nderkohe gropa qe po i behet vendit nga largimet masive (idomos rinia) si pasoje e papunesise eshte e pariparueshme.

  5. Andi dhe Shkullo nuk e kuptojne shtetin ligjor! Jane akoma komuniste si Boss-i i tyre Berisha! Nuk ka pune K/ministri pune me sistemin gjyqesor! Nuk ka krim qe te beje Rama se na paska premtuar dicka..? Krimineli eshe Sala dhe familja! Meta dhe familja! PD- LSI- PS. Por krimet dhe vrasjet jane bere nga emra te pervecem dhe kete e di gjithe Shqiperia por edhe te huajit! Mezi po presim qe drejtesia te filloje te punoje!

  6. Shkrimi i mesiperm ka vetem nje konkluzion, PUSHTETI ESHTE KAUZA E VETME DHE PER TE MARRE PUSHTETIN BEHET PAKT ME KEDO (EDHE ME DJALLIN) DHE PREMTIME SPEKTAKOLARE…..
    Pas marrjes se Pushtetit cdo premtim harrohet dhe Pushteti shfrytezohet ne maksimum… Thjesht nuk milet si lopa se lopes i jepet ca bar gjate dites per ta mjele ne darke, por shtyrdhet si limoni duke i lene te tjereve vetem lekuren e pavlere….

  7. Kot lodheni me komente ne ate vend qe ka marre fund. Ne nje vend ku kriminelit, tutorit, trafikantit i thuhet eshte djale i shkathet apo i zoti vari trapin. Ai vend po drejtohet nga nje grup banditesh qe e quajne eten politikare, ku nga mengjesi deri ne darke bejne vetem muhabete te fortesh, Per sa kohe ai milet do rrije si dele sic e quan me te drejte mesuesi i zhgarravines EDrama kot lehim qe te gjithe. Per mua Gerdeci ishte fatkeqesi por qe kishte marre bekimin e miqve pertejj oqeanit prandaj dhe u mbyll pa shume zhurme.

    1. Po po,vazhdoni ju me Ed Dramén,,mjer ata qe iken po familjaret e tyre i bleu me lek Rama,dhe ata pa pik turpi ven bashk me Ramen hedhin lule cdo 21 janar,ky ram hajduti qe do i fuste ne burg te gjith per 21 janarin,,ku i ka?apo ishte per fushat e vari lesht?po ka me plehre nga rama,ka me mashtrues,dhe gardistin e ka ber krietar,po mir ja ben ktyre deleve se vet e votojn,hakeeeen u ben po digjemi dhe ne te tjeret bashk me kta delet,populli ka vajt per lesh,s ka buk o buk ky thot u rrit ekonomia,300 mij vende pune -ha ha haaaaa,tallje bythe me paramendim,rilindje o pjell e ndyr nje dit druri ka per te hyr.

  8. Jemi popull qe ushqehemi me politikee harrojme te drejtat tona demokratike. Grindemi se nj pjese e komentueseve mesa duket jane ne sherbim te qeverise, si te punesuar a ingranuar sipas stilitte kesaj qeverie. Partia qe vjen ne pushtet me mashtrim, e varferon popullin, e largon ne emigracion, shet kufirin, e vjedh per dite ,, besimi ndaj saj eshte i marre fund.Politika e thashethemeve per te hutuar, e shfrytezuarndjeshmerine epopullit, sot po lozet ne menyre perfekte nga politikanet ne pushtet, Akoma shkojne me parullen – shpif e shpif, se mbetet dicka, e keta si profesioniste te zhdukjes realitetite lenien ne hapesiren mendore te njerezve, keto i shfrytezojne bukur, kjo vjen si njerez te pregatitur ne zyrat e ish sigurimit te shtetit komunist.

    1. a duhet te kuptojme dinamiken e zhvillimit baze te vertetes dhe pershtatemi me te verteten qe te jetojme me te vertetat e saje dobin zgjilljet suksesin thotë:

      nje analize adekuate bravo i paemer

  9. Mire e keni.
    Rama e tradhtoi kauzen . Ta permbysim qe neser.
    Le te kthejme prape Saliun, Argiten, Shkelzenin, Tik Llallen, Moniken, Fatmir Mehdiun, Lul Bashen, Griden, Salianjin, Guvernator Fullanin,
    Keta jane me te mire, sepse keta na vrane, ne vodhen, na tallen, na peshtyne .
    Kurse Rama eshte me i keqi, sepse nuk i fut ne burg….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu